• Latest
  • Trending
  • All

Tre “shokë”: Migjeni, Pano e Dritëroi

13/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Tre “shokë”: Migjeni, Pano e Dritëroi

13/10/2014
in Opinion

Tre poetë, të pangjashëm dhe me fate të ndryshme, me rëndësi të ndryshme, madje jo dhe aq të pakrahasueshme, bashkëkohës dhe jo që shpalosin tri aspekte të letrave shqipe

13 tetor, kujtohem që ka lindur Pano Taçi, poeti bohem – e quanim, por dhe Pani plak apo Engjëlli plak, vetmitari dhe me miq si ai, i përvuajturi dhe më buzagazi, ish i burgosuri politik, por i lirë brenda vetes, që harrohej në gjallje, por që e nëpërmendim shpesh tani që s’është më.

Në 13 tetor ka lindur dhe Dritëro Agolli, shkrimtari i njohur, autor poemash e romanesh, tregimtar i veçantë dhe dramaturg, me miq shumë e me lavdira e mirënjohje, por dhe i kritikuar, patriarku i socialistëve, siç e quajnë, por dhe i realizmit socialist, siç e sulmojnë, gjithsesi poet, tashmë i arrirë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

migjeniNë 13 tetor ka lindur dhe Migjeni, poeti më i ri i shqiptarëve, që modernizoi poezinë shqipe, europian dhe klasik ndërkohë, themeltar sidomos në prozën e shkurtër, i konsideruar me të padrejtë si pararendës i socrealizmit dhe i nënvleftësuar me të padrejtë më pas po për këtë arsye, blasfemist, elegjiak i mjerimit.

Tre poetë, të pangjashëm dhe me fate të ndryshme, me rëndësi të ndryshme, madje jo dhe aq të pakrahasueshme, bashkëkohës dhe jo që shpalosin tri aspekte të letrave shqipe, ku i pari, Migjeni, zë vend të përhershëm, edhe pse me një libër që i përket realizmit kritik, na thuhej në shkollë, por ai do të shkëpuste letrat shqipe nga romantizmi i vonë, metaforik deri dhe kafkian, etj, kurse Agolli, shkrimtar ndër më të shquarit, tregimtar spartan dhe romancier me humor të begatë, kur lufta e klasave dhe kulti i individit ishin normë, sa entuziast në socializëm me poezitë e veta, i vlerësuar dhe nga udhëheqja, po aq i trishtë në demokraci, por prapë i vlerësuar nga udhëheqja, ndërsa Pano Taçi, pa njohjen e tyre, ishte poeti i pafat, i vetëbërë, jashtë teksteve shkollore të letërsisë, i persekutuar gjatë diktaturës, ndërsa pas rënies së saj, edhe pse viti ’90 e gjeti 62-vjeçar, boton libra të shumtë me poezi, i natyrshëm, tradicional dhe kërkues duke u përqendruar në dhimbjen e qelive të burgjeve dhe të internimeve, ku kaloi të shumtën e jetës, në terrin dhe qëndresën, por dhe u hap duke treguar mashtrimet në demokraci me sarkazëm të hidhët deri dhe banale, besues dhe mosbesues, i dashuruar sa çuditërisht nxori dhe libra erotikë me poezi pornografike, të parët në llojin e tyre, që e gajasnin lexuesin me një sidonzhuanizëm të vonë shqiptar.

Ç’i bashkon elipset e tri jetëve?

Duke lënë jashtë rastësinë e 13 tetorit, do të desha të thosha se ka diçka përbashkuese në jetët e poetëve në përgjithësi, fat dhe fatalitet, trill perëndish, thjesht ideal poezie. Elipset e jetëve kanë dhe pika takimi, ndonjëherë dhe përzierje. Kur u shua Migjeni, fare i ri, as 27 vjeç, Taçi ishte vetëm 10 vjeç dhe Agolli 7 vjeç, pra bashkëkohësia e tyre është fare e pakët, si të thuash pak vite ajër të përbashkët në dheun e tyre. Ndërsa Taçi me Agollin u rritën me poezinë e Migjenit dhe paralelja e jetëve të tyre vazhdon gjatë. Do të desha të shihnim, sado shkurt, kronologjinë e tri jetëve, nxjerrë nga botimet e tyre, duke futur dhe ndonjë të dhënë tjetër të kohës, sesi kur arrihet të kuptohet disi më mirë diçka nga realiteti i përbashkët i shqiptarëve:

agolli1911- Kur vendi ende s’e kishte ftuar mëvetësinë, lindi Migjeni në Shkodër. Arsimin fillor e mori në vendlindje, në një shkollë serbo-ortodokse. E çojnë të studiojë në Tivar. Daja i Migjenit, Jovan Kokoshi nga Kavaja, e dërgon në gjimnazin e Manastirit dhe po këtu, në vitin1927 kryen Seminarin Ortodoks “Shën Joan Teologu”.

1928- Parlamenti shqiptar shpall Mbret Zogun I, Shqipëria shpallet mbretëri. Lind Pano Taçi në Gjirokastër, merr mësimet e para, ndërsa gjimnazin do ta vazhdojë në Tiranë me mësues filozofin, shkrimtarin dhe poetin Isuf Luzaj, i ikuri politik, patrioti i dënuar me vdekje.

1931- Ndërsa në kryeqytetin e ri, Tiranë, në bulevardin e madh u ndërtuan 6 pallatet e 6 ministrive, në një fshat të Korçës, në Menkulas të Devollit, lindi Dritëro Agolli. I ati, Rizai, kishte mërguar në Buenos-Aires dhe Çikago, dinte përmendësh Khajamin dhe Naim Frashërin, dy poetët më të mirë në botë, sipas tij.

1933- Migjeni emërohet mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Skanderbeg” të Vrakës në Shkodër dhe boton në revistën “Illyria” prozën “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”… Dy vjet më vonë kërkon të shkojë në Slloveni për kurime, por konsullata jugosllave në Shkodër nuk ia jep vizën, ikën në Greqi. Kthehet dhe rinis punën në gjimnazin e Shkodrës.

1936- Shpërngulet në Pukë. Shtypshkronja “Gutenberg” bën gati 1000 copë të librit ”Vargjet e lira”, por “censura ndalon qarkullimin e tyre”, shkruhej në botimet e dikurshme. Nuk gjendet në arkiva ndonjë dokument që e dëshmon dhe nuk na duket aq bindës ky fakt. Sepse Migjeni po botonte dhe po çmohej në shtypin e kohës. Në fund të vitit përgatit librin e ri “Novelat e qytetit të Veriut”.

1937- Mbreti Zog martohet me konteshën hungareze Geraldinë Appynoi, Gjergj Fishta nxjerr versionin përfundimtar Lahuta e Malcis, kurse në Pukë Migjeni, me rastin e festës kombëtare, 28 Nëntorin, mban një fjalim para popullit të Pukës.

1938- Migjeni niset për në Torino dhe shtrohet në sanatoriumin “San Luigi”. Vdes gjatë natës së 26 gushtit. Botohen proza dhe poezi të tij.

1939– Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste.

1940– Pano Taçi 12-vjeçar futet në lëvizjen antifashiste studentore (Debatik) dhe më pas del malit partizan. Dy vjet më pas nxjerr poezinë e parë në “Bleta”. Ia botoi poeti i njohur Lasgush Poradeci.

1943- Dritëro Agolli, 12 vjeçar dhe ai, është korrier në batalionin partizan, teksa i ati është pjesëmarrës me armë në dorë në luftën për çlirim.

1944- Del libri “Vargjet e lira” i Migjenit. Çlirohet Shqipëria.

1946- Vendoset shërbimi i detyruar ushtarak. Nisin arrestimet e klerit katolik, Enver Hoxha shkon për vizitë zyrtare në Beograd, kurse Pano Taçi, i përjashtuar nga gjimnazi për “dashuri borgjeze”, i magjepsur pas një vajze të bukur, motër e një prej presidentëve të ardhshëm të Republikës, vendos të arratiset në Greqi, që më pas të ikte në SHBA tek gjyshi. Panoja dënohet me 4 vjet burg, në kënetën e Maliqit njeh mes të dënuarve shkrimtarin Mitrush Kuteli. Pas dy vjetësh lirohet dhe e çojnë në internim.

1947- I kthehet ishulli i Sazanit Shqipërisë, qeveria refuzon planin Marshall, Enver Hoxha takohet me Stalinin në Moskë dhe Dritëroi boton poezinë e parë “Vullnetari i hekurudhës” në gazetën “Rinia”.

Pano Taçi1951– Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë, arrestime intelektualësh, pushkatime. Pano Taçit ia shtojnë internimin në Savër të Lushnjës, me akuzën se nuk kishte dashur të votonte.

1952- Hapet Kinostudioja “Shqipëria e re”, Dritëroi mbaron gjimnazin e Gjirokastrës, “akademinë e tij letrare” dhe e nisin për studime në Leningrad, siç quhej atëherë qyteti i Sant Petërsburgut.

1953– Shqipëria në zi për vdekjen e Stalinit. Pano Taçi shkruan poemat për Kosovën “Treni i muhaxhirëve”, “Gryka e Kaçanikut”. Ngaqë kishte qenë partizan, e pranojnë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por një vit më vonë kritikohet ashpër për poemën “Kambanari”, si reaksionare dhe që nxit për kryengritje.

1955- Shqipëria nuk pranon një ndihmë ushqimore me vlerën 850.000 dollarë nga Presidenti Eisenhauwer, bëhet anëtare themeluese e Traktatit të Varshavës. Dritëroi martohet në Bashkimin Sovjetik me një ruse të bukur, Nina Novikova, kurse Enver Hoxha takohet me Hrushovin. Pano Taçi në internim, me kontroll të rreptë policor.

1956- Sillen eshtrat e Migjenit nga Torre di Pelice, në Shkodër. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu shkojnë në Kinë.

1957- Themelohet Universiteti i Tiranës. Dritëroi nis punën si gazetar në “Zërin e Popullit”. Botohet i plotë libri i Migjenit “Vargjet e lira” dhe dekorohet me titullin “Mësuesi i Popullit”.

1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë. Pano Taçi lirohet nga internimi.

1961- Ndërpriten marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, vdes Mbreti Zog afër Parisit, del Vepra e plotë e Migjenit (nën kujdesin e Skënder Luarasit), i jepet “Urdhri i Lirisë”, kurse Pano Taçi martohet.

1962- Fronti demokratik i fiton zgjedhjet 99.99 %, me një pjesëmarrje të zgjedhësve 99.99% dhe lirikat e Pano Taçit përgatiten për botim nga Drago Siliqi, por befas cilësohen “pa frymën e kohës, ku zotëron grija kapitaliste”. Dënohet me burgim për agjitacion e propagandë, kur djali i tij ishte vetëm 3-muajsh. Gruaja e tij bën ndarjen.

1964- Vjen për vizitë kryeministri kinez Çu En-lai, kurse gruaja ruse e Dritëroit, së bashku me djalin, ikin përgjithmonë. Pas një viti martohet me gazetaren Sadije Kecaj nga Shkodra.

1967– Nis fushata kundër besimeve fetare, mbyllen dhe shemben kishat dhe xhamitë, ndalohen kopshtet private, tërmet në Dibër dhe Librazhd, ndërsa Pano Taçi lirohet nga burgu dhe e internojnë në vendet e tërmetit. Dritëroin e çon shteti për vizitë në Kinë.

1970– Vendi shpallet i gjithë i elektrifikuar. Pano Taçi vjen në Tiranë, punon në punërat më të rënda e më të vështirat, në zanatet që kishte mësuar burgjeve. Vendoset bashkëpunimi mes universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës.

1971- Dritëroin e çojnë për vizitë në Kongo dhe nis botimi në revistën “Hosteni” i romanit të tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Kthehet nga Parisi. Pas një viti emërohet sekretar për letërsinë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe pas një viti tjetër, kryetar dhe prapë pas një viti, deputet.

1976– Enver Hoxha kritikon Kinën në Kongresin e tij VII, me Kushtetutë shpallet Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (një emërtim aq i gjatë për një vend kaq të vogël), kurse Pano Taçin e arrestojnë sërish. 10 vjet burg. Përpiqet të vrasë veten. Me bishtin e lugës pret damarët si Esenini që përkthente Dritëroi me aq pathos, gjaku del poshtë derës së qelisë. Alarm. Ia shpëtojnë jetën me zor. Kafe dhe cigare do t’i dërgonte në burg dhe poeti qiellor Lasgush Poradeci.

1980- Dritëronë e dërgojnë në Turqi. Botohet në Prishtinë Vepra e Migjenit, në katër volume luksoze dhe monografitë për të.

1986- Shpallet Plani i tetë pesëvjeçar. Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në Peshkopi e përreth. Lajmërohet se gjyshi i vdes në Amerikë, por dhe babai me nënën në Shqipëri, që e ndjente ende më larg. Djalin nuk e takonte dot, se nuk i lejohej një armiku të shpallur.

1987- Vendosen marrëdhënie diplomatike me Kanadanë e R.F. Gjermane. Një grup shkrimtarësh, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Nasho Jorgaqin, Androkli Kostallarin etj., i lejojnë të marrin pjesë në një kongres në Itali, në Palermo, më pas Agolli e Kadare shkojnë në Beograd në konferencën për nacionalitetet.

1989–Shembet Muri i Berlinit.

1990- Rënia e diktaturave komuniste në Europë. Protestat antikomuniste në Kavajë. Dyndjet e shqiptarëve nëpër ambasada, ikja e tyre jashtë. Vendosja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ramiz Alia viziton SHBA-në. Kadareja kërkon strehim politik në Francë, vjen Nënë Tereza në Shqipëri. Botohet në frëngjisht romani i shokut Zylo i Dritëroit, ftohet dhe autori. Fillojnë protestat e studentëve, trazira kudo, themelohet më 12 dhjetor Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën dhe në janarin e mëpastajmë, amnisti për të burgosurit politikë.

1992- Dritëroi me një grup kolegësh, Shvarc, Arapi, Spahiu, Lako, Londo, shkojnë në Gjermani me rastin e botimit të një antologjie të poezisë shqiptare. Një vit më pas, në vazhdim të botimeve të tij, Dritëroi nxjerr vëllimin “Pelegrini i vonuar”, etj.

1994 – Pano Taçi 66-vjeçar boton librin e tij të parë “Blerim i thinjur”, ku përfshin shumë poezi të shkruara fshehurazi nëpër burgje dhe internime. Mësuesi i tij i hershëm, filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, do t’i shkruante nga SHBA-ja: “Të paskëshe qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro-amerikanë, me Borgesin dhe Kalderonin…Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë”…

1996– Firmat piramidale tronditin vendin. Pano Taçi nxjerr librin tjetër “Dhe vdekja do paguar”, Dritëroi “Çudira dhe marrëzi” etj., dhe shkon në Greqi. Në parlament qëllohet me armë dhe plagoset deputeti Azem Hajdari, udhëheqësi i protestave studentore. UÇK-ja në Kosovë sulmon forcat serbe.

2000– Pano Taçi boton dramat “Qirinjtë” dhe “Flakë në terr”. Vazhdon me poezitë dhe do të nisë memuaret e veta, të mbetura në dorëshkrim. Zgjedhjet vendore i fitojnë socialistët, Edi Rama – kryetar i Bashkisë së Tiranës.

2001- Bashkia e Pukës i jep Migjenit titullin “Qytetar Nderi”.

2009- Shqipëria futet në NATO. Ndërkaq Pano Taçi është bërë i njohur si poet, është ftuar në festivale poezie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, edhe kur atje bëhej luftë mes guerilierëve shqiptarë dhe forcave qeveritare etj., do të bëhet më i dashur për lexuesin pas botimeve me erotikë të hapur si “Hukama e Venusit”, “Lakuriq” etj. Do të marrë çmime letrare, por jo dëmshpërblimin e burgut, do t’i prishin befas shtëpinë për t’u ngritur një pallat në atë truall etj., etj.

2011- Dritëro Agolli merr një tjetër “Honoris Causa”, këtë radhë nga Universiteti Europian i Tiranës…

2012– Pano Taçi shtrohet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, vdes në 13 qershor. Kryeministri i vendit do të ngushëllojë komunitetin e letrarëve dhe familjarët. Trupi i tij do të vendoset në hollin e Teatrit Kombëtar, ku do të bëjnë homazhe miqtë e shumtë, qytetarë e artistë si dhe Presidenti i Republikës.

2014- Sot Dritëro Agolli mbush 83 vjeç. I urojmë jetë sa më të gjatë atij dhe veprës së tij.

Epilog prej poezie

Tre poetë të një datëlindjeje. I dua të tre. Kur isha student në Shkodër, shkoja në shtëpinë- muze të Migjenit, e cila s’është më. Shikoja fotot e tij, i veshur hijshëm, me elegancë, me borsalinë, ja dhe stilografi i tij mbi tryezë, që s’dihej ç’do të shkruante më tej, aq sa dhe vdekja duket se iu tremb dhe e rrëmbeu aq të ri. Por asaj që la, i mjafton vetvetja, është e pazëvendësueshme, prijëtare, e rëndësishme.

Dritëroi- këngëtar i baltës së vendlindjes, fëshfërimë grunoresh në Jug, fjalë me shijen e bukës sonë. Nëna ime ishte kushërirë me nënën e tij, trokiste në derën e tyre, ia hapnin, edhe atëherë kur ishte e vështirë ngaqë mua më kishin arrestuar për poezi, “po të mira i ka”, i thoshte Dritëroi nënës sime, “…ia bënë shokët gjëmën…”. E kam takuar Dritëronë me kënaqësi të veçantë kudo, në kafene, në parlament, në SHBA…

Dëgjoj fyellin e drunjtë të Panit plak, të Panos tonë, mik im dhe i tim eti… shkoj andej nga kafe “Europa”, ku ai rrinte me orë të tëra, shkruante dhe me porosi të pronarit i çonin dy kafe falas çdo ditë. Po sikur atij t’i jepej dëmshpërblimi i vërtetë dhe puna e papaguar e 24 viteve burg e internime, mbase do të kishte dhe ai një kafene të vetën, një librari, një… vazhdoj të ëndërroj një portret të Pano Taçit në kafe “Europa”, me llullën mes dhëmbëve të zverdhur dhe kasketën mbi kryet e zbardhëllyer dhe në një nga qelqnajat e mëdha të dritareve atje të shkruhet një poezi e tij, siç kam parë në Perëndim, ah, ky mbetet një nga pengjet e mia, të vihen poezi të poetëve tanë mureve, xhamave, në shkëmbinj parqeve, nga eposi, De Rada, Naimi, Fishta, nga Kanuni e Nënë Tereza e me radhë, kurse nga Panoja do të zgjidhja këto vargje që më habisin me thjeshtësinë dhe filozofinë e tyre, me dhimbjen universale, i di përmendësh, të denja për çdo antologji në botë:

Diçka i mungon tokës,/ nga qielli t’i zbresë./ Diçka edhe qiellit,/ nga toka t’i ngjitet ka shpresë./ Më bëhet i gjej te vetja/ ç’mungon te gjithësia:/ Qiellit: urrejtja, /tokës: dashuria.

Previous Post

Familja 12 anëtarëshe nga Kosova, futet ilegalisht në Gjermani

Next Post

Statusi i keqkuptuar i Bregut: Shqetësimi im, kanceri i gjirit dhe jo shqisat e burrave

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Statusi i keqkuptuar i Bregut: Shqetësimi im, kanceri i gjirit dhe jo shqisat e burrave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.