Gjatë ditës së djeshme policia në regjionin e Bielefeldit ka zhvilluar një sërë aksionesh për ndjekjen dhe zbulimin e krimit.
Gjatë njërit prej këtyre aksioneve ajo ka ndaluar një kombibus të dyshimtë, i cili binte në sy me dritaret e errësuara.
Pas kontrollimit, policët kishin mbetur të befasuar kur brenda automjetit me 7 vende kishin gjetur shoferin bashkë me 12 persona të tjerë.
Bëhet fjalë për një person 32 vjeçar që ishte duke futur ilegalisht në Gjermani një familje të madhe kosovare prej 12 anëtarësh. Të gjithë ata ishin nisur për të kërkuar azil në Gjermani.
Shoferi i cili kishte provuar të kontrabandonte familjen kosovare është marrë në paraburgim dhe ndaj tij është ushtruar një kallëzim penal për dyshimin mbi veprën penale të futjes ilegale të shtetasve të huaj në Gjermani. 32 vjeçari ishte edhe më parë i njohur për policinë, shkruan në një komunikatë për shtyp policia e Bielefeldit.















