• Latest
  • Trending
  • All

Të udhëheqësh nga brenda

10/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Të udhëheqësh nga brenda

10/09/2014
in Opinion

Thomas L. FRIEDMAN

Unë nuk e di se çfarë veprimi do të jetë i nevojshëm për të sprapsur edhe Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por unë e di se çfarë është e nevojshme. Dhe nuk është “udhëheqja nga mbrapa”, që nuk është se funksionoi për presidentin Obama në Libi, dhe nuk është udhëheqja e një përpjekjeje pa mbështetje popullore nga përpara, që sigurisht nuk punoi me presidentin Bush në Irak. Në fakt, e nevojshme është të ringjallet strategjia më e madhe e Amerikës: udhëheqja nga brenda. Lidershipi më efektiv jashtë vendit fillon me respektin e fituar kur të tjerët na shohin të përkushtuar për të bëra gjëra të mëdha dhe të vështira në shtëpi, të cilat përmbledhin energjinë e të gjithë vendit – dhe jo thjeshtë prej familjeve tona ushtarake. Kështu i frymëzon Amerika të tjerët që të veprojnë. Dhe gjëja e domosdoshme e me impakt që Amerika duhet të bëjë në shtëpi është që presidenti dhe kongresi të heqin ndalimin që vetë kemi vendosur për eksportet e naftës së SHBA, gjë që do të zbuste në mënyrë domethënëse çmimin e lartë të naftës brut. Shtojini kësaj edhe vonesën e reformës gjithëpërfshirëse të taksimit që më në fund vlerëson mjedisin dhe sigurinë tonë. Kjo do të ishte një taksë karboni, e cila është kompensuar tërësisht përmes uljes së taksave mbi të ardhurat, pagën dhe fitimin. Asgjë nuk do të na bënte më të fortë dhe Putinin dhe ISIS-in më të dobët – të gjitha në të njëjtën kohë. Po si? Së pari, duhet të kuptoni se sa shumë të përbashkëta kanë Putini dhe ISIS-i. Si fillim, të dyve u pëlqen të bëjnë punët më të pista duke mbajtur një maskë, sepse diku thellë-thellë, ata e dinë që ajo që po bëjnë është e turpshme. Ekzekutuesi i ISIS-it mban një kapuç.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Putini gënjen dhe fytyra e tij është si e një pokeristi. Të dy duket se e dinë se idetë e tyre për influencën janë të pashitshme si merita të tyre, kështu që u duhet t’i imponojnë me forcë – “konvertohuni në Islamin puritan, ose do ju pres kokën”, thotë ISIS, dhe “nënshtroju Rusisë dhe sferës së saj të influencës, ose do ju pushtoj dhe do ju rrëzoj regjimin tuaj”, thotë Putini. Të dy janë qartësisht të motivuar për të përdorur forcën, përmes një dëshire të madhe për të lënë pas poshtërimet e të kaluarës. Për Putinin, është poshtërimi për dobësimin e Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, që dikur ai e ka përshkruar si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”, e cila la miliona rusisht- folës jashtë shtetit rus. Dhe për ISIS-in, është mënyra se si moderniteti ka lënë kaq shumë vende arabë/myslimanë prapa në shekullin 21, sipas të gjithë indekseve kritikë të zhvillimit njerëzor: arsimi, rritja ekonomike, zbulimet shkencorë, alfabetizmi, liria dhe fuqizimi i grave. Pengimi i ukrainasve që të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë është mënyra e Putinit për të treguar të vetmen forcë reale që i ka mbetur Rusisë: forca brutale. Ekzekutimi me prerje koke i gazetarëve amerikanë është mënyra e ISIS-it për të thënë se është po aq i fortë sa SHBA. Të dy po kërkojnë respekt në të gjithë vendet e gabuar. Si Putini, edhe ISIS-i kanë gjithashtu ndërmend të rikrijojnë shtete nga një e kaluar e lavdishme, për të larguar vëmendjen e popujve të tyre nga paaftësia për të ndërtuar ekonomi reale – ISIS e quan rikrijimin e vet “kalifat”, ndërsa Putini e quan “Novorossiya” ose Rusia e re. Të dy kanë gjithashtu për qëllim të rikrijojnë rregullat mbizotërues të sistemit ndërkombëtar, që ata i shohin se janë shkruar nga Amerika apo Perëndimi për t’i siguruar vetvetes një avantazh, dhe në dëm të arabëve ose rusëve. Dhe më e rëndësishmja, të dy janë totalisht të varur nga shfrytëzimi i naftës apo gazit me çmim të lartë për të financuar çmendurinë e tyre. Mënyra si të mposhtësh një armik të tillë është që të jesh “i çmendur si një dhelpër”, thotë Andy Karsner, ish asistent sekretari i Energjetikës në administratën e fundit të Bushit dhe tani Drejtor i Përgjithshëm i Manifest Energy. “Kemi një plumb për t’i goditur të dy: uljen e çmimit të naftës. Nuk është se ata mund të zhvendosin menjëherë strategjinë, dhe të prodhojnë për shembull, ora inteligjente”. Ne prodhojmë më shumë naftë dhe gaz se kurrë, shton Karsner, dhe është një treg global. Është absurde, thotë ai, që qeveria e SHBA ka ndaluar eksportin e naftës sonë brut. “Është njësoj si të kesh kasafortën më të madhe bankare në botë, por kemi vënë gabim çelësin”, shton Karsner. “Të heqim këtë ndalim të eksportit dhe të bëjmë që Amerika t’i japë formë tregut të naftës, sipas interesave tanë”. Por kjo duhet të shoqërohet nga një reformë e taksave që vendos një premium të parashikueshëm mbi karbonin, të garantojmë që bashkohemi për të investuar në mënyrë të qëndrueshme në energji të pastra që na çojnë përtej hidrokarbureve tradicionalë, që rrisin efiçencën dhe adresojnë ndryshimin e klimës. Boshatisja e kasafortave të armiqve tanë, rritja e sigurisë, taksimi i degradimit mjedisor – e çfarë ka këtu për të mos pëlqyer? Dhe nëse zhvendosim mbledhjen e taksave tek paratë e ardhura prej taksës së karbonit, ne mund të ulim taksat mbi të ardhurat, pagën dhe fitimin, të stimulojmë investimet dhe të çlirojmë konkurueshmërinë tonë ekonomike. Është një strategji që si fajkonjtë, edhe pëllumbat, si të gjelbërit, edhe kompanitë e mëdha mund ta mbështesin. (NYT)

Post Views: 59
Previous Post

Fellon: BE-ja duhet të vazhdojë me presion ndaj Rusisë

Next Post

Albini dhe Vetevendosja kanë inate me Hashimin e jo me Serbinë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Albini dhe Vetevendosja kanë inate me Hashimin e jo me Serbinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.