BE-ja duhet të vazhdojë të bëjë presion ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saja në krizën ukrainase, sepse sanksionet kanë rezultat, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes, Majkëll Fellon.
Ambasadorët e BE-së në fillim të javës e shtyen vendosjn e pakos së re të sanksioneve ndaj Rusisë, me qëllim që të shiohet nëse ndërprerja e zjarrit në Ukrainë do të respktohet.
Fellon, i cili po merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së në Itali, kushtuar krizës në Ukrainë, Irak dhe Libi, deklaroi se BE-ja duhet të mbetet e vendosur lidhur me sanksionet.















