• Latest
  • Trending
  • All

Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën

09/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën

09/11/2014
in Opinion

Nga Zamira Çavo

Në vorbullën e thashethemeve, por edhe të qëndrimeve të ndryshme ndaj veprimeve të qeverisjes “Rama”, ndjek me vëmendje qarkullimin e shpejtë të perceptimit popullor, por edhe intelektual. Çfarë po ndodh realisht në qeverisje që e bën kaq të fortë dyshimin e shprehur në titullin e këtij shkrimi? A duhet besuar, e për rrjedhojë dhe ndjekur e punuar për Edi Ramën, apo dukja çon në qasje demagogjie dhe i jep udhë perceptimit se “Rama po na çon drejt një krize të përgjithshme?”. Në rastin e dytë, do duhet të ndalemi e të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar. Në biseda mes miqsh sot, kjo dilemë duket se po fryhet me thashethemin e radhës apo dhe me perceptimin personal, sipas interesit. Le të analizojmë realisht çfarë po ndodh me politikat qeverisëse. Jam e bindur se vullneti politik për të ndryshuar gjërat në këtë Shqipërinë tonë të bërë plagë nga keqqeverisja 24-vjeçare, nga qeveria “Rama”, nuk mungon. Kjo duket pothuaj në çdo fushë të nivelit të prekshëm nga sytë e mendja e gjithkujt. Aksioni “Lazarat”, aksioni “INUK”, aksioni “Energji elektrike”, aksioni “Arsim”, aksioni “Restaurim e gjelbërim” etj., etj., tregojnë synimin e qeverisë për të sjellë te qytetarët mendimin e ndryshimit të vizionit dhe të vendosjes së një shteti sa më afër qytetarit. Ky është një realitet që, përveç disa të indoktrinuarve apo militantëve fanatikë të Berishës, të gjithë e pranojnë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Është një model qeverisjeje që jep shpresë e që ngjall besim për ta ndjekur Ramën në rrugëtimin e tij qeverisës. Brenda vetëm pak ditëve kam takuar disa miq që jetojnë e punojnë prej vitesh jashtë vendit. U habita kur të gjithë shprehnin në mënyrën e tyre po të njëjtin mendim: “Rama duhet mbështetur, sepse vendi ka filluar ndryshimin pozitiv”. Natyrisht, është e kuptueshme që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë disa herë më të ndjeshëm ndaj çështjeve madhore që e bëjnë të dukshëm e të pranueshëm vendin në opinionin ndërkombëtar. Kjo lidhet me jetën e tyre në vende të huaja. Ata duan të ndihen krenarë për emrin shqiptar dhe këtë e ndiejnë kur të huajt flasin mirë për Shqipërinë. Ndoshta ky imazh ndërkombëtar ka filluar një tendencë pozitive. Kjo është vërtet një shenjë e mirë. Ndaj qeverisja duhet nxitur që këtë imazh ta përmirësojë e ta bëjë të krahasueshëm edhe me vende të tjera që, edhe pse jo fort të zhvilluara, kanë shtetin e tyre të qëndrueshëm! Nga ana tjetër, shteti ka nxjerrë “thonjtë” e tij për zbatimin e ligjit. Të çmësuar me forcën e shtetit dhe të ligjit, një pjesë e njerëzve nuk i pranojnë dot dënimet apo dhe prangat. Deri më sot jemi ankuar se nuk e kemi pasur shtetin që të zbatojë ligjet, por kemi pasur pushtetin që i ka mësuar njerëzit me amnisti ndaj shkeljes së ligjit. Tani që shteti po vepron me dorën e fortë, e akuzojmë pse vepron kështu. Çdo njeri që ka qenë korrekt me zbatimin e ligjit e ka dëshiruar dhe e ka votuar qeverisjen “Rama” pikërisht për këtë gjë.

Është qesharake të ngresh opinionin kundër qeverisë se po kërkon zbatimin e ligjit. Por kur është kjo situatë, si ka mundësi që dilema të jesh apo të mos jesh me Ramën është e pranishme në biseda? Në mendimin tim, ka disa gjëra të tjera që ngrenë pikëpyetje për qeverisjen “Rama” e që po amplifikohen nga opozita inekzistente. Së pari, është puna në administratën publike. Pavarësisht vullnetit politik, burokracia ka rolin e vet të rëndësishëm në qeverisje. Realisht, administrata publike është fytyra e shtetit. Kjo fytyrë lë ende shumë për të dëshiruar. Nëse do të ndjekim qoftë edhe një aksion të vetëm të qeverisë, me siguri do të shikojmë më shumë Kryeministrin që qartëson situatën apo që tregon rëndësinë se sa specialistët apo ministrat. Kjo e bën të dukshme faktin që administrata jonë është ende larg kuptimit të asaj ç’ka në vizion qeverisja. Kjo bën që strategjitë të mbështeten në aksione apo “operacione” të cilat, nëse nuk krijojnë kulturën e realizimit, ka shumë mundësi ta rikthejnë gjendjen si më parë. Kështu ndodhi me kazinotë, kështu po ndodh me zënien e hapësirave publike (u prishën vetratat e u zëvendësuan me çadra), kështu ndodhi me disa universitete, që u mbyllën dhe u çelën sërish në kohë rekord, kështu po ndodh me kutitë e emergjencës në makina etj., etj..

Administrata publike jo rrallë prodhon praktika që kundërshtojnë njëra-tjetrën, ose që nuk përputhen me atë çka thuhet nga Kryeministri. Kjo tregon se paaftësia e atyre që kanë zënë pozicionet e para në administratë ka shumë mundësi të çojë drejt një stopimi të strategjive qeverisëse, ose dhe në keqinterpretimin e tyre. Dikush mund të thotë se konkurset në administratën publike janë shumë korrekte, por njerëzit e shikojnë se cilët punësohen dhe si. Kjo është në mendimin tim një pikë e “nxehtë” e dyshimit ndaj qeverisjes aktuale. Nga ana tjetër, dalja e z. Rama për çdo aksion të qeverisjes, i ka lënë në hije institucionet. Këto të fundit, ca nga paaftësia, ca nga mungesa e eksperiencës dhe ca nga fakti që “u del zot punëve të tyre vetë Kryeministri” kanë shumë mundësi të “mpaken” e të humbasin rolin e tyre në një demokraci funksionale. Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë më pak liri e më pak përgjegjshmëri. Qeverisja e mirë synon stabilitet dhe qëndrueshmëri. Nëse administrata nuk është në gjendje t’i përgjigjet kësaj qëndrueshmërie, por kërkon vazhdimisht “mendjen e z. Rama”, e ardhmja vihet në pikëpyetje. Raporti i qeverisjes me elektoratin e vet është padyshim një forcë e madhe inkurajuese. Por, me kalimin e kohës, qeverisja “Rama” po i largon “sytë” nga elektorati i vet.

Partia Socialiste është pothuaj inekzistente, por hallet e saj janë ekzistenciale për të. Nëse kjo qeverisje harron elementin njerëzor mbështetës, ka shumë mundësi që të dështojë në synimet e saj të afërta dhe të largëta. Kriza ekonomike, politikat qeverisëse që synojnë me plot të drejtë t’i japin fund informalitetit, kanë çuar gjithnjë e më shumë në vështirësi dhjetëra familje shqiptare, sigurisht dhe ato socialiste. Ndaj vëmendja e qeverisë, e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, do të duhet të fokusohet shumë ndaj problemeve jetësore, punës dhe shëndetit. Takimet e ministrave me njerëzit gjithnjë e më shumë po bëhen të pamundura, por dhe kritikat e njerëzve ndaj qeverisë gjithnjë e më të pamirëpritura. Personalisht ende besoj në një ndryshim të qëndrueshëm, jo sipërfaqësor, jo thjesht për imazh, por që t’u garantojë shqiptarëve një jetë më të mirë. Por gjithkush e di se besimi duhet ushqyer me realitet. E nëse kjo nuk ndodh, dilema zgjidhet në rastin e dytë. Besoj se, pas një viti qeverisje, ndarja me kohën e “Berishës” duhet të marrë fund, si në praktikë ashtu edhe në krahasime.

Së fundmi, dilema e titullit ndoshta vjen edhe për shkak të një qëndrimi refraktar të Kryeministrit ndaj kritikave apo vërejtjeve publike. Nëse përpiqemi të ndërtojmë shtetin e shqiptarëve të ndershëm dhe jo shtetin partiak (sepse me këtë slogan Partia Socialiste është larguar nga vëmendja e qeverisë), atëherë duhet ta demonstrojmë gjithkund këtë. Në mendimin tim personal, dalja e znj. Xhuvani në një foltore të qeverisë e me Kryeministrin në krah dëshmon tërësisht për të kundërtën. Dhe ky është një fakt që të vë në mendime. Por kur dëgjon Kryeministrin që thotë se këtë veprim do ta bënte sërish edhe pas kritikave që publiku i ka bërë, mendimet shumëfishohen. Gjithsesi, mungesa e një opozite serioze është një plus i madh për qeverinë “Rama”, por një minus i pallogaritshëm për popullin e që duhet të mbushet nga opinioni i shëndetshëm, i cili nuk tenton pushtetin, por ama e kërkon funksionimin e tij sipas të gjitha parametrave europianë!

Previous Post

“Shteti policor” si shpifje dhe shantazh ndaj shtetit ligjor

Next Post

Kapitali më i madh politik i Ramës: Berisha

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kapitali më i madh politik i Ramës: Berisha

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.