• Latest
  • Trending
  • All

“Shteti policor” si shpifje dhe shantazh ndaj shtetit ligjor

09/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Shteti policor” si shpifje dhe shantazh ndaj shtetit ligjor

09/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Andrea Stefani

Operacionet e Policisë së Shtetit për asgjësimin e të mbjellave me kanabis në të gjithë Shqipërinë, mbështetja prej saj e shkatërrimit të ndërtimeve pa leje apo edhe për ndëshkimin e atyre që vjedhin energjinë elektrike, ka marrë deri edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, por jo atë të një pjese të opozitës, e cila e ka akuzuar dhe vazhdon ta akuzojë qeverinë për krijimin e një “shteti policor”. Akuza është tejet e pafaktuar, por bëhet edhe alogjike kur paralel me të, opozita e PD-së ngre dhe një akuzë të dytë, atë të rritjes së kriminalitetit në vend. Sepse është provuar historikisht që “shteti policor” nga njëra anë, dhe kriminaliteti i rrugës, madje dhe ai i mafies nga ana tjetër,  vështirë se mund të bashkëjetojnë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

***

Të kuptuarit e absurditetit të akuzave për “shtet policor” që i bëhen sot qeverisë kërkon paraprakisht të dihet se ç’do të thotë “shtet policor”. Dhe në fjalorin më të thjeshtë mund të zbulosh se një shtet quhet policor kur qeveria ushtron kontroll shtypës dhe të egër mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike. Se shteti policor manifeston, tipikisht, elementë të totalitarizmit dhe të kontrollit të shoqërisë dhe në të nuk ka thuajse asnjë dallim mes ligjit dhe ushtrimit të pushtetit politik nga ekzekutivi. Mund të jepen edhe përkufizime të tjera, por për konkretësi mund të themi se shteti totalitar i Enver Hoxhës ishte një shtet tipik policor. Dhe siç e kanë provuar vetë shqiptarët, nën shtete të tilla policore krimi i rrugës thuajse zhduket fare, ndërsa për krimin mafioz apo atë të organizuar, në kuptimin që i përdorim ne sot, as nuk mund të flitet fare. Pse ndodh kjo? Sepse diktaturat, si jo pak gjëra, monopolizojnë edhe krimin. Vetë diktatura është, në thelbin e saj, një organizatë kriminale, një shfaqje e krimit të organizuar. Vetëm ajo mund të bëjë trafiqe e kontrabandë, mund edhe të vrasë “në emër të popullit”, por askush tjetër. Zhdukja e krimit të rrugës apo mafioz në diktatura është produkt jo i zhvillimit human të shoqërisë, por i terrorizimit të vetë kriminalitetit nga regjimi i terrorit.

***

Jo pak shqiptarë mund të shikonin me lakmi statistikat e krimit në kohën e diktaturës. Edhe një krim si ai i gjakmarrjes që sot po tregohet mjaft rezistent, në atë kohë u ndal. Por nuk u zhduk. Në fakt u fsheh, u struk kutullaç si një gjarpër duke pritur, siç ka rrëfyer edhe Kadare në një nga librat e tij, shkrirjen e akujve të diktaturës. Dhe kur dimri i diktaturës komuniste mbaroi, për krimin erdhi stina e lulëzimit. Sepse shteti diktatorial, policor nuk u zëvendësua me shtetin ligjor. Prirjet e forta autokratike të Sali Berishës deri në instalimin e një shteti tjetër policor (angazhimi në ato vite i SHIK-ut si polici e fshehtë është mjaft domethënës) menjëherë pas atij komunist nuk arritën, për një sërë shkaqesh, të dominojnë kriminalitetin dhe aq më pak, ta monopolizojnë atë. Berisha qe i pari politikan që hapi shtegun e bashkëjetesës së politikës dhe qeverisjeve me krimin në një lloj leverdie reciproke që gjente mishërimin e vet më të spikatur gjatë fushatave elektorale. Një shteg që, në një masë apo në një tjetër, u detyruan ta ndjekin edhe qeveritë socialiste që pasuan Berishën pas rënies në vitin ’97.

***

Edhe pas rikthimit në pushtet në 2005, Berisha u përqendrua më shumë në kapjen e autokratike të pushteteve ndërkohë që krimit, si të organizuar si atij të paorganizuar, iu la fushë thuajse krejt e lirë. U bë fillimisht një luftë butaforike kundrejt disa bandave lokale që u përdor më pas, si gjethe fiku për të maskuar paqen e qeverisë me botën e krimit dhe të mafies. Korrupsioni i madh elitar i shoqëruar me kontrabandën e armëve prevaluan si asnjëherë më parë, duke çuar në tragjedi si ajo e Gërdecit ndërkohë që kultivimi i parcelave të drogës bëhej aq sheshit dhe aq i pangacmuar, sa brenda pak vitesh Shqipëria u shndërrua në “Kolumbi” të Ballkanit dhe Europës. Por një nga mëkatet më të rënda është tolerimi që i është bërë shkatërrimit të mjedisit, lumenjve, pyjeve, ndërtimeve pa leje e me leje jashtë çdo sensi urbanistik, si dhe tolerimi i vjedhjes së energjisë elektrike. Një tolerancë kriminale dhe antishtet që ka rekrutuar në radhët e botës së krimit një pjesë të popullsisë.

***

Koshiente se shteti nuk mund të ketë ardhmëri në Shqipëri me të tilla premisa alarmante antishtet, qeveria “Rama”, që në vitin e saj të parë ndërmori operacione të suksesshme kundër parcelave të drogës, kundër ndërtimeve pa leje, si dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Dhe pikërisht ata që i toleruan këto krime për 8 vjet me radhë, ulërijnë sot dhe e stigmatizojnë këtë përpjekje për instalimin e shtetit ligjor, si instalim të “shtetit policor”. Por sado e fortë të jetë goditja e policisë ndaj krimit, sado prezente të jetë mbështetja e saj në shkatërrimin e ndërtimeve pa leje apo pengimin e vjedhjeve të energjisë, ato nuk janë kurrë dukuri të “shtetit policor” sa kohë që bëhen në respekt të ligjit dhe interesit publik. Shtet policor kemi vetëm atëherë kur policia keqpërdoret nga qeveria për të dhunuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Prandaj në ulërimat e opozitës për “shtet policor” ndihet fare qartë jo vetëm dëshpërimi i një klani të rënë nga pushteti dhe që i pasuruar korruptivisht tmerrohet nga drejtësia e shtetit ligjor, por edhe dëshpërimi dhe urrejtja e botës së krimit të goditur në një prej aktiviteteve të saj më vitale!

Previous Post

Si do të sillet Beogradi ndaj vizitës së z.Rama!

Next Post

Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Të jesh apo të mos jesh me Edi Ramën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.