• Latest
  • Trending
  • All

Tavolina e Robert Shvarc

28/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Tavolina e Robert Shvarc

28/07/2016
in Opinion

Alda Bardhyli

Në vitin 1932, shkrimtari dhe piktori Henry Miller hartoi një listë me rregulla për të ndërtuar rutinën e tij të të punuarit dhe e vendosi në çdo cep të shtëpisë ku jetonte. I dhënë pas gjërave të ëmbla që të jep liria, Miller e linte gjithnjë të shkruarën për një tjetër kohë.
Por të priturit e një kohe që ndoshta nuk do të vinte asnjëherë e bëri Miller të bënte një nga betejat më të mëdha në jetën e tij, atë me vetveten. Rregulli nr. 1 që ai shkroi mbi fletën e bardhë ishte të shkruante diçka çdo ditë, duke e çuar në fund.
Më pas ai e këshillonte vetveten të niste çdo ditë një libër të ri apo të shfletonte një material nga një revistë. “Mos u bë nervoz, puno me qetësi gjithçka që ke në dorë. Puno sipas programit dhe jo sipas humorit tënd. Mos u bë si një kalë i rrezikshëm pune, por puno me kënaqësi.
Harroji librat që do të dëshiroje të shkruaje dhe mendo vetëm për librin që do shkruash … Mos harro që gjatë kohës që shkruan, orët e pushimit t’i kalosh duke dëgjuar muzikë, takime me miq të mirë apo filma të bukur …”, ishin disa nga rregullat e tij.
Është një bar në Tiranë (Noeli), ku një tavolinë, bri një rafti librash e mureve të mbushura me foto artistësh, duket sikur mban ende shpirtin e Robert Shvarc. Shqipëruesi i njohur i shqipes zgjidhte të takonte orë të tëra në këtë lokal. Tavolina ku ai ulej për të punuar, është ende aty. Shpesh rrëfimet e Mirit, të zotit të lokalit mbi miqësinë me Shvarc apo mënyrën sesi ai punonte me të njëjtën disiplinë çdo ditë, duket sikur e sjellin sërish aty, në atë kënd të heshtur ku sot ulen të tjerë klientë. Mund të ndodhte të vinte në orën 11:00 paradite e të ikte pas mesnate. Ky ishte një ritual që ai e bënte çdo ditë, e as muzika që mund të ngrihej shpesh në sfond nuk mund ta shkëpuste atë nga bota ku e kishte futur përkthimi. Tavolina e thjeshtë ruan një copëz të rëndësishme të historisë së letrave shqipe, duke qenë për shumë kohë studioja e punës e një personazhi që duket sikur fati e solli në Shqipëri (ai lindi në Sarajevë) për të zgjeruar kufijtë letrarë, e për të sjellë jo vetëm në bare e librari, emra të njohur të letrave botërore si Remark, Fojtvanger, Breht, Heine, Gëte apo Markez. Ne nuk mund ta imagjinojmë se cili libër është përkthyer në këtë tavolinë, që sot duket që vuan mungesën e tij. Nuk mund ta dimë se cilët personazhe shpesh e kanë zemëruar, apo befasuar, duke i lënë ashtu mbi fletë, e ka dalë jashtë duke ngjitur shkallët për të marrë pak ajër… Shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare, në Paris zgjedh “Kafe Rostand” për të hedhur në letër subjekte apo vazhdimin e romanit të tij të ardhshëm. Libri i tij i fundit “Mëngjese në kafe Rostand”, përtej grishjes për këtë vend joshës në Paris, është dhe një ftesë mbi rëndësinë e vendosjes së një rutine në punën tënde. Pasi ai zgjedh t’i kalojë mëngjeset aty, në atë tavolinë të thjeshtë ku një nga një zbresin krijesat e imagjinatës dhe marrin jetë mbi letër. Duket sikur takimet me shkrimin, shkrimtarët zgjedhin t’i bëjnë në vende me të cilat nuk shkëputen më asnjëherë. Besnik Mustafaj, një tjetër shkrimtar, tregon se asnjëherë nuk ka shkruar letërsi në dhomën e një hoteli apo në zyrë. Lidhja me shkrimin për të i kujton gjithnjë tryezën e shtëpisë apo studios, ku pas një kafeje e një cigareje të gjatë ulet për t’u ngritur vetëm atëherë kur personazhet duan pak liri prej tij. E shkruara e letërsisë është një proces kaq individual, lidhur ndoshta me kohët e para të shkrimit të gjithsecilit. Virginia Wolf, anglezja që i dha hov mendimit dhe ndjesive femërore, këmbëngulte në rëndësinë e të pasurit të një dhome më vete për të shkruar. Një femër, shkruante ajo, nuk mund të bëhet shkrimtare nëse nuk ka një dhomë më vete, pasi letërsia nuk mund të bëhet nën erën e gjellës në kuzhinë. Ndoshta kishte të drejtë. Por si mund të krijohet letërsia? Maya Angelou, poetja e njohur amerikane, merrte një dhomë hoteli në vendlindjen e saj dhe e paguante për një muaj. Zgjohej në orën 06.30 të mëngjesit. Në dhomë kishte një krevat, një tavolinë dhe banjë. Me vete kishte Biblën dhe një gazetë me fjalëkryq. E niste duke zgjidhur fjalëkryqin, duke bërë një lojë të vogël me mendjen, për të vijuar më pas me shkrimin. Shkrimtarja Barbara Kingsolver, fituese e çmimit “Pulitzer”, në një intervistë të vitit 2012, tregonte se zgjohet herët në mëngjes për të shkruar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ora katër e mëngjesit për të ishte standarde. “Përpiqem të shkruaj përpara se dielli të dalë. Koka ime është plot me fjalë dhe më duhet vetëm të hap kompjuterin dhe t’i kthej këto fjalë në jetë. Gjithnjë ngrihem me një fjali në mendje. Njerëzit shpesh më bëjnë pyetjen se si mund të arrij ta disiplinoj vetveten. Nuk mund ta kuptoj këtë pyetje. Ndodh të shkruaj dhjetëra faqe para se të shkruaj faqen e parë …”, shprehej ajo. Ndërsa Nathan Englander shprehej se nëse do të shkruash duhet të fikësh telefonin. “Jo mesazhe, email-e, Facebook apo Instagram. Duhet të ndaloni së bëri këto gjëra dhe të shkruani”, shprehet ai. Skot Fixherald ishte gjithashtu i lidhur pas orëve të gjata të punës mbi makinën e shkrimit. Zemërimi i Zeldës, gruas së tij, u bë më i madh kur dëgjonte çdo mëngjes trokitjen në derë të stenografes. Është po aq e bukur historia e çdo krijimi sa dhe vetë ai. Këto momente kaq intime janë të rëndësishme për shkrimtarët. Por, krijimi i një rutine duket se është pika që i bashkon rrëfimet e gjithë shkrimtarëve mbi procesin e të shkruarit. Dhe ajo çfarë duket se është e pamundur në një art siç është letërsia, disiplina duket se është çelësi i suksesit për çdo shkrimtar. “Zgjidhja më e zgjuar, më e mirë, më e lehtë dhe shumë më e pëlqyer edhe nga mendjet e lira, është të japësh ligje të rrepta dhe urdhra të prerë”, shkruan në librin “Lavdërim i disiplinës” Bernhard Bueb. Talenti nuk mjafton për të çuar më tej ëndrrat tona për t’u bërë shkrimtarë. Ai do të humbë dalëngadalë prej trupit tonë, duke marrë format që zemërimi do t’i japë nëse nuk do të dimë të sillemi me të. Vendosini një rregull vetes. Shkruajini në një letër ashtu si Henri Miller bëri kur kuptoi se talenti i tij më i madh mund të ishte dashuria për alkoolin se për letrat. Uluni për të shkruar çdo ditë, qoftë edhe pak rreshta, derisa ky proces të kthehet në një ritual për ju, duke e bërë talentin të ndihet i lumtur brenda teje.

Tags: edi rama
Previous Post

Zvicër: Shqiptari dënohet me mbi 5 vjet burg për vjedhje profesionale

Next Post

Ekskluzive: Dasma e shekullit, Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë gjithçka

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ekskluzive: Dasma e shekullit, Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë gjithçka

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.