Prokuroria ka kërkuar 6 vjet heqje lirie për kosovarin. Para se t`i shqiptohej dënimi (5 vjet e tre muaj burg), ai tashmë kishte mbajtur më shumë se 2 vjet paraburgim dhe burg të hetuesisë.
Krahas dënimit me burg, i akuzuari duhet të paguajë zhdëmtim ndaj paditësve privatë, në shumën prej 113 mijë frangash ndërsa ai do t`i paguajë dëmshpërblim prej 306 mijë franga.
Vendimi i publikuar të mërkurën ende nuk është i plotfuqishëm.























