• Latest
  • Trending
  • All

Stipe Mesiç dhe ndërtimi i shtetit modern kroat

08/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Stipe Mesiç dhe ndërtimi i shtetit modern kroat

08/11/2015
in Opinion

Nga Romeo Gurakuqi

Auditori shqiptar ka mundësi që përmes këtij prezantimi në gjuhën shqipe, të dëshmisë së një prej protagonistëve kryesorë të procesit të rënies së komunizmit në Jugosllavi, dezintegrimit të këtij shteti, themelimit të Kroacisë së re moderne, demokratike, liberale dhe të europianizueme, të kontrollojë dhe verifikojë rrugën paralele të Shqipërisë dhe Kosovës, të rikthejë në vëmendje një kohë të madhe të aspiratave për liri në Ballkan, dhe të kuptojë diferencën mes vendeve të këtij rajoni, gjegjësisht vendeve që u udhëhoqën nga patriotë të vërtetë, liberalë, demokratë dhe socialistë jo leninistë, dhe atyre si shembulli i Shqipërisë, që u drejtuan nga një klasë e pilotuar, injorante dhe e privuar nga atdhedashuria, ekspertiza dhe respekti për qytetarët e vet.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Përmes promovimit të këtij libri, institucioni ynë i hapur universitar, tregon gjithashtu mirënjohjen e veçantë ndaj Zoti Mesiç dhe udhëheqësisë së Kroacisë Moderne për përkrahjen e posaçme që u kanë dhënë përpjekjeve të shqiptarëve për liri qytetare dhe politike në Ish krahinën autonome të Kosovës, përkrahjen e rrugës mëvetësuese të kësaj ish-njësie të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe për strehimin, trajtimin civil dhe të barabartë të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë nga Kosova në Kroaci dhe krijimin e hapësirës së nevojshme jetësore  dhe organizative ndaj komunitetit shqiptar atje. Nuk duhet të harrojmë se mirënjohja jonë është detyrim ndaj dëshmorëve dhe luftëtarëve shqiptarë të Ushtrisë Kroate, që ranë për Mbrojtjen e tërësisë territorial të Republikës së Pavarur të Kroacisë, ndaj përpjekjeve të Soldateskës së Millosheviçit. Mes dy popujve tanë, në fund fare ka një histori të hershme marrëdhëniesh, që zënë fill më komunitetin arbëresh shkodran të Zadarit, që ka arritur të mbijetojë për pesë shekuj, duke ruajtur traditat e hershme iliro-arbnore në ato anë të Adriatikut Verior. Shkencëtarë të shquar kroatë, kanë dhënë kontributin e tyre të shquar në shkencën albanologjike dhe mes tyre dua të përmend Milan Shuflay, deri tek kroato-arbëreshin e shquar, prof. Aleksandër Stipceviç, i cili u nda nga jeta para pak muajsh, me një emër të shquar në shkencë.

Libri që po promovojmë sot është një rrëfim i rrugës së themelimit dhe bashkimit të lëvizjes moderne kroate për fitimin e demokracisë, për rinovimin e jetës politiko shoqërore dhe të asaj ekonomike, i bazuar si lëvizje në shkatërrimin e paevitueshëm të diktaturës komuniste dhe mentalitetit komunist në udhëheqësinë e re.

Mësimi i parë që ky libër na jep është se, kjo lëvizje nuk mund të kishte suksese në qoftë se nuk do të njihte vlerat paraardhëse pozitive të mendimit politik kroat, para së gjithash, mbi të drejtën shtetërore kroate, mbi humanitarizmin e republikanizmit demokrat, pa lënë mënjanë edhe përvojën e shëndetshme të së majtës kroate jo leninisto-staliniste. Lëvizja Moderne Kroate nuk u nis nga viti zero, me një shock therapy dhe pa llogaritur ‘the Croatian Political Legacy’. Kësisoj, ajo lëvizje filloi dhe u mbajt me vendosmëri si një lëvizje e gjerë gjithëpërfshirëse, bazuar mbi tolerancën dhe vizionin humanist historik kroat për demokratizimin.

Pra, lëvizja moderne demokratike kroate nuk lindi si një parti e pilotuar nga komunistët në pushtet, nuk lindi si një lëvizje e druajtur, sektare, dhe e mbyllur ndaj disidencës historike, diasporës politike atdhetare, intelektualizmit dhe ekspertizës. Përkundrazi, BDK lindi nga akademikët më të mirë të këtij vendi, që të pakompromentuar me undergroundin e regjimit komunist jugosllav, guxuan t’i dalin në ballë për drejtim popullit kroat, të shtypur nga ideologjia dhe politika e panserbizmit dhe e komunizmit. Që në fillesë Lëvizja Moderne Demokratizuese Kroate nuk e ndau veten nga disidenca e përhershme dhe diaspora, por menjëherë udhëzoi dhe hapi dyert për ata, duke vendosur në eficencë burimet njerëzore më të kualifikuara të kombit, në shërbim të progresit të shpejtë dhe pa gabime.

Ka qenë pikërisht dashuria e vërtetë dhe jo e stisur për atdheun, që e përkthyer dhe e transformuar në ndërtimin e politikave adekuate, të ndihmon të ndërtosh një strategji politike, institucionale dhe ekonomike që i shkurton popullit vuajtjet në tranzicionin nga Diktatura komuniste në demokraci dhe Europianizim, dhe e mbyll procesin shndërrues dhe integrues në kufijtë e arsyes kohore, duke hapur perspektiven e qenies e përkatësisë së vërtetë europiane.

Në fakt, kemi të bëjmë me një vend jo të pauperizuar nga komunizmi dhe korrupsionizmi, sikurse Shqipëria jonë e mjerë. Jugosllavia, për rrjedhojë edhe Kroacia, ruajtën në një masë të caktuar humanizmin, një nivel të caktuar ekonomik, një sistem arsimor dhe universitar shumë të mirë, një nivel shumë, shumë më të ulët të goditjes ndaj disidencës, në raport me Shqipërinë dhe vendet e tjera të komunizmit stalinist dhe maoist.

Kjo i ka mundësuar zotit Stipe Mesiç që, qysh në mandatin e parë për formimin e qeverisë së parë demokratike kroate, të zgjedhë personalitetet më të spikatura të vendit nga të gjitha fushat e jetës, pa marrë parasysh përkatësinë politike, por bazuar në aftësitë dhe njohuritë e tyre, integritetin moral dhe material, aftësitë e tyre shkencore për ndërtimin e shtetit të se drejtës, që do t’i shërbente më pas sigurisë së qytetareve, sigurisë nacionale të të gjithë qytetarëve të Kroacisë pa dallim, për ndërtimin e paqes dhe besimit reciprok.

Ky hap i parë u ka mundësuar, u ka krijuar terrenin e nevojshëm udhëheqësisë së BDK të ndërtojë një program të saktë reformash strukturore, të palëkundura, që do t’u qëndronin lëkundjeve politike dhe ushtarake të së ardhmes së panjohur dhe të rrezikshme, të ballafaqimit me Armatën Serbe, dhe sfidave të nesërme të njohjes nga Perëndimi dhe deri në procesin integrues europian.

Në qoftë se sot lexojmë programin e propozuar nga ekipi i Zotit Mesiç, 26 vite më parë, është pikërisht ai që i mungon ende Shqipërisë edhe pas 25 viteve tranzicion të dështuar: Një Kushtetutë Moderne, me pushtete të balancuara, ndarje pushtetesh, kontroll të ligjshmërisë, barazi të të gjithë qytetarëve para ligjit, duke filluar nga krerët e politikës. Kushtetuta e Kroacisë nuk ka qenë një kushtetutë që nuk mbajti parasysh trashëgiminë kushtetuese të këtij vendi, por që u mbështet fort në traditën juridiko-shtetërore kroate dhe në aspiratat për liri të vërtetë të popullit kroat. Ajo ka lindur dhe është forcuar dhe ka mundësuar ndërtimin e një shteti të qytetarëve dhe njerëzve të lirë dhe të barabartë, që garantonte pronën private, tregtinë e lirë dhe biznesin privat. Fryma që e ka udhëhequr këtë klasë, ka qenë europianizimi i njëmendtë dhe integrimi i Kroacisë në Europë, zgjerimi i demokracisë, integrimi i diasporës në atdheun amë, gjallërimi demografik dhe jo hapja e rubineteve të emigracionit, rinovimi moral dhe etika e punës, dhe jo çedukimi online i popullit dhe dezinformimi. Këtu duhet të kërkohet arsyeja e  mbijetesës së këtij vendi përballë makinerisë fashiste të Millosheviçit, këtu duhet të kërkohet procesi i shpejtë integrues i Kroacisë në Europë, këtu duhet të kërkohet arsyeja e gjallërimit ekonomik të këtij vendi, këtu është shpjegimi që kryeministrat e korruptuar të këtij vendi nuk mund ta shpëtojnë veten me rrethimin me gangsterë dhe mitingje militantësh trushplarë, por përfundojnë para drejtësisë, të pa shpresë; këtu duhet të gjendet arsyeja pse shtypi atje është i lirë dhe nuk është manipulator i opinionit publik.

*Fjala, me shkurtime, mbajtur me rastin e promovimit të librit të Stipe Mesiç ‘Si e shkatërrova Jugosllavinë”.

Previous Post

“Kandidati” i Blushit –Cinizëm nga lart poshtë

Next Post

Enver Hoxha, nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studentëve në 1 vit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Enver Hoxha, nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studentëve në 1 vit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.