• Latest
  • Trending
  • All

“Kandidati” i Blushit –Cinizëm nga lart poshtë

08/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Kandidati” i Blushit –Cinizëm nga lart poshtë

08/11/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Gilman Bakalli

Ben Blushi ka shkruar romanin e tij të katërt, “Kandidati”. Kritika profesionale ende nuk e ka gjykuar. Profanët përpiqen ta shohin si një roman alegorik të tipit “Ferma e kafshëve” të Oruellit dhe entuziazmohen fort kur besojnë se pas çdo emri personazhi fiktiv kanë zbuluar homologun e tij në jetën e vërtetë. Të tjerë lexues shkojnë akoma më thellë në leximin e tyre dekonstruktivist, duke e deklasifikuar librin në fjalë nga zhanri i romanit. Nuk është vendi këtu për t’u ndalur e për të renditur kriteret që e bëjnë një rrëfim roman. Uroj të mos zhyten akoma më thellë në ujërat dekonstruktiviste duke ia hequr Blushit të drejtën e autorësisë për librat e tij. Siç ka ndodhur me Shekspirin apo Molierin, për të cilët është spekuluar shpeshherë se nuk janë ata autorët e veprës së tyre. “Kandidati” është një roman tipik, fabula e të cilit mund të përmblidhet brenda pak rreshtave. Një fabul, e cila, siç e thotë dhe vetë personazhi kryesor, “është një fabul e pamundur, e cila mbështetet pikërisht ngaqë është e pamundur”, fq. 26. Credo quia absurdum! E besoj, ngaqë është absurde!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një reklamues sallami, Simon Shuter, i mbetur papunë, merr porosinë nga familja Sedini të drejtojë fushatën elektorale për kryetar bashkie të Kadim Sedinit. Problemi është se kandidati për kryetar ka vdekur dhe detyra e Shuterit është “të marrë një të vdekur dhe të bëjë ç’është e mundur për ta zgjedhur kryetar bashkie”. Shuteri ka vendosur të ngjall të vdekurin që shqiptarët ta votojnë. “Ka vendosur të shesë mish të ngordhur”. Pak a shumë ta rikthejë sallamin në mish të gjallë. Mirëseerdhët në absurdin cinik të Ben Blushit. Nuk mjafton absurdi i një vendi si Shqipëria, ku “shumë të vdekur kanë pasur të drejtën e votës”, por duhet edhe një lokalitet i shëmtuar si Baseni: “i ndotur”, “më orientali i Shqipërisë”, “larg detit”, “asnjë mal përreth”, “asnjë lumë” për ta bërë absurdin më të plotë: një qytet ku “ një i vdekur ka edhe të drejtë të zgjidhet”. Kandidati i vdekur i fiton zgjedhjet, pasi Simon Shuteri përdor historinë e një personazhi historik, Lef Nosit, për të nxitur një konflikt midis nipit të këtij, Nef Nosit që kandidon përballë kandidatit të vdekur Kadim Sedini.

Kush është Simon Shuteri, personazhi kryesor, të cilin autori Blushi e ka krijuar për të rrëfyer fabulën dhe për të reflektuar mbi ngjarjet dhe personazhet tjera? Çelësin për të hyrë brenda personazhit Shuter na e jep një tjetër personazh kyç i romanit, Ollga, vajza e Kadim Sedinit: “[ti] ke zgjedhur të vësh një maskë. Është maska e cinikut”.

A është Simon Shuteri cinik?Gjëja e parë që të vjen ndërmend kur përmendet “ciniku” është Diogjeni. Cinizmi është trashëgimi e drejtpërdrejt e tij. Si formë kundërmainstream-it, kundër frymës së kohës, si formë rebelimi kundër Pushtetit. Diogjeni që jetonte në fuçi. Diogjeni që shëtiste rrugëve me diell të Athinës së Lashtë me qiri në dorë, duke kërkuar njeriun e ndershëm. Diogjeni që shpërfill Aleksandrin e Madh me batutën proverbiale: “largohu se më ke zënë diellin”! Diogjeni që shfaqet tek Akademia e Platonit me një gjel të rrjepur në dorë për të ironizuar përkufizimin platonian të njeriut si “dykëmbësh pa pupla”. A është Simon Shuteri cinik si Diogjeni? Kopertina e “Kandidatit” të duket sikur të çon drejt imazhit të një barboni endacak, të një zombi vetmitar. Pa shkopin diogjenian gjithsesi dhe jashtë fuçisë diogjeniane. Por padyshim cinik dhe i neveritur përballë absurdes dhe qesharakes njerëzore. Cinik ndaj absurdit shqiptar:

“Në Shqipëri, ligjërisht mund të kandidosh në zgjedhje edhe pse ke vdekur”, fq.15

[…] Ligji nuk i kap të vdekurit. Ato janë të lirë” fq.16,

“qytetarët e Basenit do të votojnë kujtimin e tij […]”, fq 17,

“shqiptarët më mirë zgjedhin një të vdekur se pinjollin e një familjeje që i ka vjedhur shtetit çeritifikatën e lindjes”, fq 61,

“të presësh se shqiptarët mund të reagojnë ndaj një padrejtësie, është njëlloj si të presësh që qeni i Fan Nolit të ngjallet e të bëjet prift”, fq. 63.

Ose cinik ndaj të grave:

“gratë e njohin seksin vetëm në moshën e tretë, të tradhtisë. Kush nuk tradhton, nuk ka seks. Dhe grua pa seks, nuk mund të ketë”, fq 13,

“gratë janë si prizat, nuk furnizojnë dot me energji dy burra njëkohësisht”, fq 43.

Të tilla vërejtje mizogjinike janë epitomë e neverisë, masë mbrojtëse apo vintil shkarkues për të mos u mbytur në mizerjen që të ofron conditio humana.

Është tipike për një cinik të trajtojë me finesë dhe inteligjencë, pra në mënyrë jo banale, atë çka në një kulturë konsiderohet si banale, e cekët dhe pashije. Shuteri është mjeshtër për të vënë përballë njëra tjetrës të bukurën/të mirën me banalen, për të përzier patriotiken me elemente të rëndomta dhe tregon se sublimen e ndan nga qesharakja veçse një hap i vockël. Nëse cinizmi është “rruga më e shkurtër drejt virtytit”, sfera që ai përshkon është ajo e triviales. Sipas motos Houellebecq-iane “kur vendos të jesh i lig, ji i lig deri në fund”, edhe ciniku Simon Shuter nuk njeh kurrfarë skrupulli kur “e qëndis” patriotiken me motive banale e të parëndësishme, sidomos kur flet për dokumentin e Pavarësisë:

“Lef Nosi, mes shumë sendeve që kishte në koleksion mbante edhe portofolin e Ismail Qemalit. […]ky ishte lekist i zellshëm…më e shumta [Lef Nosi]mund të akuzohet se e ka lënë pa ngrënë qenin e Fan Nolit”, fq. 58,

“thonë se Dokumentin e Pavarësisë e ka ngrënë qeni i Fan Nolit që Lef Nosi e mbante në shtëpi…çfarë race ishte qeni? Pekimez. White afgan…meqë Lef Nosi ishte nazist, me siguri që qeni i tij ka qenë pastor tedesk”, fq. 77.

Ka një dallim thelbësor ama midis cinizmit të Diogjenit dhe cinizmit shuterian. Tek “Kandidati”, rrota e cinizmit diogjenian është kthyer përmbys. Nëse Diogjeni me cinizmin e tij fshikullonte Autoritetin dhe jo të pambrojturit, “ata lart” dhe jo “ata poshtë”, pasioni i cinikut Simon Shuter godet kryesisht nga lart poshtë, shqiptarët, gratë, zgjedhësit. Me Shuterin, stili cinik i jetesës ka dalë tashmë nga fuçia diogjeniane dhe është kthyer në stilin e jetesës/të menduarit të atij që nuk jeton më në fuçi, dhe shpotit ata që jetojnë aty. Sloterdijk do të thoshte në këtë rast “pafytyrësia ka ndërruar kahje”. Cinizmi ndaj sunduesit“ atje lart” ia ka lëshuar vendin cinizmit ndaj turmës, shtresave pa pushtet “aty poshtë”. Në Basen. Natyrisht gjatë romanit ka edhe pasazhe, në të cilat cinizmi nuk kursen strukturat e pushtetit mediatik apo të shtetit. Por këto janë periferike. Shigjetat e cinizmit lëshohen me shumicë ndaj atyre, me të cilët Simon Shuteri ka vendosur të eksperimentojë, “duke i nxitur të votojnë një të vdekur”: shqiptarëve.

Me Simon Shuterin, Ben Blushi nuk ka krijuar figurën cinike diogjeniane që kërkon me qiri shqiptarin që mendon. Përkundrazi, ka eksperimentuar me të, me sukses, dhe është cinik deri në fund kur thotë: “[…] dhe mendova se shqiptarët ishin një popull me fat. Ata e kishin shpikur të parët ilaçin kundër mendimit”, fq 215. Si një cinik i pamëshirshëm, Simon Shuteri as nuk kërkon shqiptarin që mendon e as ta nxisë atë të mendojë. Thjesht i tregon se ka vdekur dhe e vë para një pasqyre. Në fakt, a duhet fajësuar Blushi, nëse tek pasqyra e Simon Shuterit, shumica e lexuesve shqiptarë shohin aty një kufomë që nuk mendon? Cinizmi letrar, sado i fortë të jetë, nuk mund t’ia kalojë realitetit.

Previous Post

Operacioni (i Margarinës) Alba

Next Post

Stipe Mesiç dhe ndërtimi i shtetit modern kroat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Stipe Mesiç dhe ndërtimi i shtetit modern kroat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.