• Latest
  • Trending
  • All

S’ka më kikirikë, s’ka më “semenke”

27/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

S’ka më kikirikë, s’ka më “semenke”

27/10/2014
in Opinion

Nga Adriatik Kelmendi

“Kikirikë”, “Semenke”, limonadë e freskët…” Për mua, këto katër fjalë të shkruara në ballinën e së përditshmes beogradase “Kurir” ia kanë dalë të thonë më shumë sesa qindra e mijëra artikuj, emisione, libra e konferenca për marrëdhëniet shqiptaro-serbe në këta 50 vjetët e fundit. Të vëna në buzët e Edi Ramës, në prag të vizitës së tij në Beograd, këto fjalë duket se e kanë kapur thelbin e kompleksit serb: Shqiptar, ti mund të jesh edhe kryeministër i një shteti kandidat për në Bashkimin Evropian, por në sytë tanë kurrë nuk mund të jesh më i denjë sesa një shitës farash rrugëve, ëmbëltorexhi, ose druvar!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Zotërinj dhe shërbëtorë/Perkunder besimit të përhapur ndër shqiptarë, besoj se serbët, historikisht, asnjëherë nuk i kanë urryer më shumë shqiptarët, sesa ta zëmë kroatët, ose sllovenët. Ose, së paku, i kanë urryer njësoj. Por, derisa popujt e tjerë i kanë parë si konkurrentë të drejtpërdrejtë për të qenë të parët në rajon, shqiptarët nuk i kanë bërë hesap fare. Për botëkuptimin e gjerë serb (nganjëherë këtë e kanë ndarë edhe disa nga popujt tjerë në ish-Jugosllavi, por marrëdhëniet e shqiptarëve me ta kanë qenë të natyrës tjetër nga ato me serbët) shqiptari është një mish i egër në mesin e popujve sllavë të Jugosllavisë, me gjuhë krejt të ndryshme, religjion tjetër, me fare pak shkollim dhe të lënë jetimë nga një shtet amë të bunkerizuar në vete dhe të armiqësuar me krejt botën. Dhe si i këtillë, shqiptari edhe pse është përbuzur, megjithatë është parë si diçka beninje dhe është duruar, gjithnjë derisa ky shqiptar ia ka çarë drutë e dimrit, ia ka siguruar bukën taze në furrën e lagjes, ose e ka ëmbëlsuar me akullore e limonada. Pra, teksa ka qenë, sipas tyre, i etabluar dhe në funksion raporti: zotëri – shërbëtor. Kaq. Ndërkohë, makthi e paniku serb ishte një model tjetër shqiptari. Ai, i cili, një ditë, do të mund të matej me serbin, të konkurronte drejtpërdrejt me të, të provonte ta mundte ose të mundej. Me një fjalë: shqiptari i barabartë.

Lindja e shqiptarit të ri/“Gjuha shqipe nuk është mâ vetëm gjuhë e sharraxhijve, e pastruesve të rrugëve, dhe hamajve e bujqve, por gjuhë edhe e qinda mija nxânsëve të shkollave fillore e t’mesme, të mija e mija studentvet, me dheta profesorëve të fakulteteve dhe gjuha edhe doktorëve të shkencave, inxhinierëve, mjekëve e qytetarëve tjerë akademikë…”. Këto fjalë të thëna nga Rexhai Surroi, atëbotë si nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, në kohën kur po themelohej Universiteti i Prishtinës, ngërthejnë mrekullisht në vete paralajmërimin për makthin serb. Ishte viti 1969 dhe po fillonte epoka e shqiptarit të ri. Shqiptarit të arsimuar. Shqiptarit që është kompetent, konkurrues dhe mbi të gjitha – krenar. Shqiptarit që është koshient për të drejtat që i takojnë dhe që nuk heziton të punojë për t’i realizuar ato. Shqiptarit të barabartë. Secili shqiptar i shkolluar nënkuptonte një hap drejt fundit të autoritetit të Serbisë mbi Kosovën. Me ndihmën e atyre pak shqiptarëve nga gjenerata që kishin mbaruar studimet në Beograd, Zagreb e gjetiu, tashmë po mundësohej themelimi i Universitetit në Prishtinë e në shqip, nga i cili pastaj ky numër do të shumëfishohej për të zënë pozita udhëheqëse në institucione të tjera dhe për të hapur institucione të reja.

Shqiptari po bëhej zot i vetvetes dhe zot i Kosovës. Secili mësues shqiptar që punësohej nënkuptonte një mësues më pak serb, secili mjek shqiptar, një mjek më pak serb, secili gazetar shqiptar, një gazetar më pak serb, secili gjyqtar shqiptar, një gjyqtar më pak serb, secili delegat, ambasador a ministër shqiptar, nga një delegat, ambasador a ministër më pak serb. Pavarësisht se ligji ishte një dhe i njëjti. Por, ligjin e njëjtë natyrshëm e interpretonte ndryshe një mësues shqiptar se një mësues serb, një mjek shqiptar, se një mjek serb, një gazetar, gjyqtar, delegat, ambasador a ministër… Dhe që këta pastaj të punonin që edhe vetë ky ligj të ndryshonte – për të mirë. Brezi i ri i shqiptarëve të arsimuar e me pozita në ish-Jugosllavi ndikonte që të rritej vetëbesimi te popullata për të kërkuar edhe më tepër – deri te e drejta për të qeverisur krejt vetë me Kosovën. Që Kosova të jetë republikë, që të jetë e pavarur ose që të ketë të drejtë të bashkohet me shtetin amë.

Shqiptari i Kosovës nuk e shihte më veten si shërbëtor. Shqiptari i barabartë do të thoshte edhe shqiptari që do të kujdeset vetë për veten dhe territorin, i cili beson se i takon, dhe kjo u kuptua krejt qartë nga serbët, teksa filloi të ekzekutohet në praktikë nga Slobodan Milosheviq. Jo rastësisht Milosheviqi nisi rikthimin e projektuar të pushtetit serb mbi Kosovën, duke goditur shqiptarin e arsimuar, shqiptarin që e shihte të barabartë. Ai mbylli dyert e Kuvendit të Kosovës, por delegatët shqiptarë shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe Republikën. Mbylli fakultetet dhe shkollat. Dëboi nga puna të gjithë drejtorët, mjekët, gjyqtarët, policët shqiptarë për të cilët besonte se kishin aq integritet dhe dinjitet sa të mos i bindeshin një pushteti të huaj. Milosheviqi asnjëherë nuk i dëboi nga vendet e punës shqiptarët që punonin punë teknike. Meqë ata ia kthenin përfytyrimin e preferuar – atë të shqiptarit si shërbëtor. Tashmë, kur në pozitat udhëheqëse kishte vendosur serbët – zotërinjtë (sic!). Ai e dinte se me shqiptarët që shesin fara rrugëve, me ëmbëltorexhi, ose druvarë kurrë nuk do të trazohej andralla serbe për Kosovën. Ashtu siç e dinte se pa shqiptarët e arsimuar as do të shpallej Kushtetuta e Republika, as do të lindte LDK-ja dhe partitë e tjera, as do të mbahej referendumi për pavarësi e as do të themelohej UÇK-ja…

E të tjerat tashmë i takojnë historisë…

Suksesi si fund i aspiratës/Shqiptaret sot jane më mirë se kurrë ndonjëherë më parë.

Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, me një kryeministër që pritet si partner kryesor i Ballkanit në samitet e shteteve më të fuqishme të Perëndimit. Kosova është shtet i pavarur, e njohur nga demokracitë më të mëdha botërore dhe disa nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, me ambicie që shpejt të jetë edhe në OKB. Edhe shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Mal të Zi e gjetiu janë shumë më mirë se ç’ishin. Tutje, futbollistët shqiptarë ishin ndër më të dalluarit në Botërorin e futbollit në Brazil. Rita Ora e Prishtinës sot është këngëtarja kryesore e Britanisë së Madhe dhe ka arritur në muzikën botërore atë që nuk e ka arritur asnjë këngëtare nga rajoni. Majlinda Kelmendi e Pejës është kampione e dyfishtë e botës në xhudo. Ismail Kadare është shkrimtari i gjallë i rajonit me më së shumti çmime të rëndësishme letrare në botë dhe kandidat i përhershëm për “Nobel”. Rene Rexhepi ka disa vite që shpallet kuzhinieri më i mirë i botës. Shqiptarët jo më që nuk janë farashitës, ëmbëltorexhi dhe druvarë, por janë duke u ndier të barabartë, duke konkurruar në çdo fushë, e nganjëherë edhe duke i mundur të tjerët në rajon. Kjo është edhe arsyeja se përse ideja e humbjes së ekipit futbollistik serb në mes të Beogradit nga një ekip shqiptar është parë shumë më tepër se sa vetëm sport. Kjo është edhe arsyeja përse vizita e Edi Ramës në Beograd shihet si diçka shumë më e madhe se sa vizitat e burrështetasve të tjerë. Kjo është edhe arsyeja përse vizita e presidentes Atifete Jahjaga dhe vizita e ministrave nga Kosova do të jenë krejt të ndryshme nga vizitat e cilitdo udhëheqës nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Këto përfundimisht do të vendosin raportin e barabarësisë në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dhe shqiptari i barabartë do të thotë edhe fundi i aspiratës serbe për të manipuluar shqiptarin në interes të Serbisë. Fundi i idesë së pushtetit të Beogradit mbi Kosovën. Sa më parë që të kuptohet dhe të pranohet ky realitet, aq më shpejt do të ndodhë pajtimi, normalizimi dhe përparimi i rajonit.

Previous Post

E vërteta që UEFA pa, por nuk respektoi, Nikolla: Kemi ende për të bërë

Next Post

Mashalla, Kosovë!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Mashalla, Kosovë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.