EKO:”Sa e bukur do të ishte bota sikur të kishte një rregull për të kaluar nëpër labirinte”.
Kosova nuk e ka vendin te kalojë nëpër rizomë(labirinti i keq).Jo,jo.Nuk e meriton një rrugëtim të tillë. Sakrifica,vizioni,devotshmëria dhe inkarnimi(mishërimi) për të nuk do të shuhen,nuk do të mungojnë kurrë; edhe përkundër disa osilimeve(luhatjeve) do të ketë kredo e virtualitet të mjaftueshëm nëpër damarët e saj.Po,për çudë ,sot liderët tu e kanë gojën plot huall(mjaltë) kurse në anën tjetër puna po u del me plotë obstruksione(pengesa,shtrëngime e manipulime të ndryshme);puna e tyre po krijon huti ,paqartësi,mbyllje në vetvete e cila po na çon në një rrugë “pa krye”.
Mashallah,Kosove!A nuk e meritojnë liderët tu shpërblimin e pare,Shpërblimin e madh(GRAN PRI) Për sjellje të mirë ne shoqëri(gudform).Po,po.Kosovë,liderëttu,të veshur in gala që nga 8 qershori i 2014 e deri më sot e kan kryer punën “kom ilfo”(shembëllyeshëm ).Hallall u qoftë,mashallah!
Ti oj e uruar e pate parlamentin IV për mashallah ,ne vend se ta shkarkoj qeverinë II përkeq qeverisje e shkarkoj veten dmth e p. veten.Ky legjislacioni IV (i parlamentit te Kosovës) ka me u përmend për shumë kohë,ka me hy në histori për të keq. Poetët do të dhurin komedi,melodrama,poema satirike humorisitke,skeçe e parodi të ndryshme.
Mashallah,Kosovë!E ke tash parlamentin e ri të V.E ke, s’ke,e bëre s’e bëre, qe pesë muaj parlamenti yt nuk ecë edhe pse ka këmbë,nuk flet edhe pse ka gojë. Bëhet pyetja kush ja ampotoj këmbët ,kush e bëri vuvtor,kush,kush po e ndan,kush po loz me të zgjedhurit e popullit,po kush tjetër pos rrufjanët politik dhe obstrukcionistët.Pra parlamenti mbeti i pakonstituarqe pesë muaj ,parlamenti dhe institucionet nuk funksionojnë të plota e si duhet.Vendi pa institucione si trupi pa kokë.Andaj në përditshmërinë tonë monotone ka shumëllaftari (ankth,frikë),ka pasiguri, ka pakënaqësi e zemërim qe është duke u rritur dukshëm.
Mashallah,Kosovë! Për presidenten tënde e cila në vend të zgjidhjes së davave po i thellon vet ato.
Mashallah,Kosovë!Për kryeministrin tënd ne largim PRONTO,PRONTO super –finok ,që spo do të largohet kurrqysh ,po ,po,po do me marrë me tapi këtë post i cili po i prin bllokadës.
Mashallah,Kosovë! Për Lombrozovët tu ,për llokumtenenësittu,për magnatët tu ,për titullarët tu,për luciferët tu…Mashallah,Kosovë! Për deputetët tu të tashmit nuk e di si t’i quajmë .Do gjysmë-deputet ,do deputetë e gjysmë,sepse një pjesë e tyre nga pozita ushtrojnë nga dy-tri vende pune me ligj e pa ligj.Nuk dihet çfarë pagash marrin po një dihet se borxhin per Kosovën dhe për votuesit e tyre nuk po e lajnë.
Mashallah,Kosovë!Për pozitë dhe opozitë qe duan me u koritë.E para pa zgjedhur mjete,me çdo kusht,gjithsesi donë ta mbajë pushtetin(mënyre Makiaveliste).E dyta nuk po di ta vendos gurin në vend të vet .Po hezitojnë paksa tepër ,duhet t’i kapërcejnë këto pengesa.
Tha një thakur :”Nuk bën të kalosh nga një humnerë në humnerën tjetër”,e një fjalë e urtë na tregon “Të mirin edhe nëse e hedh prapa e gjen përpara”.