Analitsi politik Arsim Sinani në një intervistë për rrjetin televiziv shqiptar Abc News tha se marrëveshja e Ohrit ka probleme serioze dhe se dinamikat e saj janë harruar fare.
“Nëse e shikojmë Marrëveshjen e Ohrit sot lehtësisht do kuptojmë se kemi dy probleme njëri është partia maqedonase VMRO dhe tjetra është faktori politik shqiptar i cili ka qenë I pavëmëndshëm. Ajo cka më së shumti më cudit thotë Sinani janë deklarimet skandaloze të zvkryeministrit Musa Xhaferi I cili sillet si një analist politik dhe në vend se të merret me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ai organizon Konferenca shkencore dhe sillet sikur të ishte një personallitet nga sektori civil. Tjetra Musa Xhaferi na tregon se do lind një parti e re politike nga poizicioni që ka, që flet për nje seriozitet të humbur të këtij dikasteri”, tha Sinani.
Sipas tij, Sinani mendon se shqiptarët dhe maqedonasi lipset të bëjnë një marrëveshje historike dhe ti zgjidhin problemet mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe pastaj edhe me fqinjët , perspektiva e Maqedonisë është Be dhe Nato
. Arsim Sinani ishte shumë kritik ndaj partive politike shqiptare dhe u prononcua duke thënë mos të shqetësiohen pasiqë lëvizje e re politike do të lind, le të shqetësohen sepse votat I kanë marrë ndërsa punët nuk I kanë kryer.
Për marrëveshjen e Ohrit Sinani mendon se është në gjendje gjysëm të ngrirë gjysëm të lagët.















