Pas shkëputjes nga dhënia e lajmit, ku siç Drini Zeqo ka theksuar se nuk e plotësonte, tashmë atë do ta shohim në një tjetër format televiziv. Përkrah bukuroshes Ami, ata do të jetë dy prezantuesit kryesorë të “Dancing”.
“Mund të them se kisha kohë që isha shkëputur nga dhënia e lajmit, nuk më plotësonte, mendoj se lajmet dhe politika nuk janë më në funksion të qytetarëve, por të politikës”, është shprehur ai.
Atë do ta shohim si prezantues në edicionin e ri të garës së kërcimit, nën drejtim të producentes së njohur Holta Dulaku, një program ky i licencuar dhe me patentë të blerë. “Thënë shkurt, po shikoja edhe disa alternativa të tjera në televizion, por jo në programet informative.
Me Holtën kisha komunikuar edhe më herët për një mundësi, por në atë kohë nuk u konkretizuan gjërat dhe këtë herë situata ishte më bindëse.
Është edicioni i pestë me radhë dhe do jetë shumë i fuqizuar. Personazhe do të ketë nga të gjitha fushat, mbase në garën e kërcimit do të jenë edhe politikanët”, bën me dije ai.
“Për të maksimalizuar gjërat bashkë me Amin, do të jemi të dy prezantueskryesorë, për të qenë sa më shumë në skenë!”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














