• Latest
  • Trending
  • All

Si e zbuloi Brexit dështimin e modelit rilindës Shqentry?

26/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Si e zbuloi Brexit dështimin e modelit rilindës Shqentry?

26/04/2016
in Opinion

Nga Besart Kadia

Debati i brendshëm në Britaninë e Madhe sot vërtitet rreth referendumit popullor që do të mbahet në pak kohë, nëse qytetarët do të votojnë të qëndrojnë në BE dhe të influencojnë klubin europian nga brenda, apo do votojnë të largohen dhe të bashkëpunojnë me BE-në si Zvicra apo sipas ministrit të Drejtësisë Gove, si Shqipëria.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Fushata ndahet në dy kampe: Ata që duan të qëndrojnë në BE dhe ata persona që mendojnë se janë më mirë pa BE dhe që njihen si kampi Brexit. Pikërisht këta të fundit kanë përfshirë dhe Shqipërinë në debatin e brendshëm, duke hedhur dritë me anë të mediave të tyre të fuqishme mbi modelin shqiptar apo Shqentry: Shqipëria do të futet në Europë.

Shqipëria si vend në zhvillim nuk ka pasur kurrë më parë ndonjë rëndësi në diskutimet britanike për modelin e saj ekonomik apo politik. Në fakt ajo s’është përmendur as në kohën e Grexit, mundësia e Greqisë për të dalë nga Eurozona. As në krizën e PIGS (derrat në Anglisht) akronimi për Portugalinë, Italinë, Greqinë dhe Spanjën gjatë krizës ekonomike të viteve 2009-2010 në Europë. Ne s’jemi përmendur as për krizën e vendeve BRIC ( tulla) vendet në zhvillim si Brazili, Rusia, India dhe Kina. Në këtë botë të shpejtë mediatike, ku mendimet shpesh nuk duhet të kalojnë 140 fjalët e Twitter, gazetarët e mediave, kryesisht britanike, japin etiketime për shtete apo aktorë ekonomikë që më pas bëhen trend dhe pranohen si terminologji në mbarë botën. Dhe kampi Brexit nxiti diskutimin për modelin shqiptar dhe kur erdhën këtu, panë instalimin e modelit Shqentry, që sipas Daily Mail “duhet të jesh gomar që të duash të ndjekësh modelin shqiptar, kur Britania të dalë nga BE”. Gazetari Ian Birrel, me të cilin u takuam në Tiranë, ishte mik i ministrit të Drejtësisë Gove dhe bashkëpunonte me të për reformën në burgje, por kjo nuk e ndalonte Birrelin të ishte i drejtpërdrejtë me ministrin e tij, si një mik, se Shqipëria nuk është shembull për t’u marrë. Sepse sipas tij, Shqipëria është e varfër dhe pothuajse gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me sektor bujqësor të prapambetur, me politikanë të korruptuar e arrogantë dhe që përbën vetëm 0.1% të tregtisë me BE-në dhe që ka çerekun e popullsisë në emigrim. Për të tëra këto arsye: Mos ndiqni modelin shqiptar ishte thirrja e gazetës Daily Mail, ndër më të ndjekurat në Angli.

Por nga ana tjetër, gazetat shqiptare na flasin përditë për Shqentry ose modelin e suksesshëm rilindës për Shqipërinë. Ka një kontradiktë të fortë mes Brexit, e cila do që Britania të largohet nga BE për të rritur sovranitetin e saj politik, dhe Shqentryt, që është e gatshme të ofrojë shumë nga sovraniteti i saj për shkak të inferioritetit ekonomik dhe mungesës së traditës për të krijuar institucione demokratike. Shqentry është modeli i një shteti të varfër, që tërheq pak ose shumë pak vëmendjen e investitorëve të huaj. Shqentry është modeli i një vendi që konkurrencën nuk e ka me fqinjët e me të ardhmen, por e ka me të shkuarën e kundërshtarin e brendshëm politik. Shqentry bazohet në kontradiktën e fortë logjike, ku thotë se pavarësisht rritjes së papunësisë nga 13% në 2013 në 17.3% në 2016, ajo ka mundur të krijojë 173 mijë vende pune. Ky model të lejon të pretendosh se ndërkohë që ke bërë taksat më të larta në rajon, shteti ka mundur të thithë më shumë investitorë të huaj. Modeli Shqentry të thotë se ka rritje ekonomike, se ka investime të huaja, se ka ulje të varfërisë, se ka shtet dhe se ka shërbime cilësore shtetërore dhe falas.

Shqentry është model ballkanik qeverisjeje, ku kryeministri qëndron mesatarisht 2 orë live në TV në ditë dhe mpin mendimin dhe aftësinë për të reflektuar. Modeli Shqentry përdor policinë për të mbledhur taksa dhe burgos të papunët që s’paguajnë drita. Në këtë model nuk kërkohet asnjëherë ndjesë, sepse asnjëherë nuk gabojnë, por kërkohen fajtorë në gjithçka e këdo që nuk ndan mendimin me ideuesit e këtij modeli, që kërkon të hyjë në Europë, por të vetmit investitorë janë kinezë. Duhej Brexit që të ekspozonte modelin e dështuar Shqentry.mapo

Tags: edi rama
Previous Post

Shtyhet vendimi per imamët e lidhur me xhihadistët ne Siri

Next Post

Shkup: Mesuesja detyron fëmijët te vizatojnë logon e BDI-së

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shkup: Mesuesja detyron fëmijët te vizatojnë logon e BDI-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.