Nxënësit e klasës së 4 të Sh.F “Imri Elezi” në Shkup dje gjate orës së mësimit në temën “Simbolet e bashkësisë lokale” nga mësuesja e tyre janë detyruar të vizatojnë logon e Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Ljampress.
Mësuesja ua ka treguar foton e logos dhe flamurit te BDI-së, përmes celularit të saj dhe fëmijët e kanë vizatuar në fletoret e tyre.
Emri i mësuese është vendosur të mos e publikohet, duke pritur që organet kompetente të merren fillimisht me këtë skandal.Rasti është denoncuar nga prindër të fëmijëve të cilët gjithashtu kanë thënë se do të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet e shkollës.
















