• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët afër dhe larg perëndisë

08/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqiptarët afër dhe larg perëndisë

08/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Që nga shfaqja e teorisë profetike të Samuel Huntingtonit lidhur me përplasjen e qytetërimeve gjatë epokës globale, duket qartë se edhe çështja e besimeve fetare po kalon nëpër një proces tepër të vështirë dhe paradoksal. Sidomos në vendet ku liria e shprehjes dhe mendimit ke qenë e ndrydhur si pasojë e sistemeve totalitare, kjo po bëhet aq më e theksuar dhe më dramatike, sepse në aspektin e predikimit dhe zbatimit praktik të besimit fetar manifestohen plot gjëra që nuk përkojnë aspak me logjikën e shëndoshë njerëzore. Deri tani kemi parë se në emër të kësaj lirie euforike, shpejt kanë dalë në sipërfaqe edhe forca të ndryshme të cilat, të paktën, kanë deklaruar dhe mëtuar se po i rikthehen besimit religjioz që në të kaluarën e kishin humbur pa fajin e tyre, ose që e ruanin disi të zbehur brenda vetvetes, ose që e kishin patur rreptësisht të ndaluar nga shteti.
Pa dyshim, një gjë e këtillë ka ndodhur edhe në mesin e shqiptarëve të cilët kanë përjetuar një vuajtje të llahtarshme për sa i përket çështjes së këtij besimi, veçanërisht brenda shtetit amë ku regjimi i Enver Hoxhës e shpalli atë si shtet ateist, duke ndaluar e ndëshkuar brutalisht çdo formë që kishte të bënte më këtë gjë.
Pas shembjes së kësaj diktature egërshane e absurde, në mbarë hapësirën shqiptare menjëherë filluan të depërtojnë të ashtuquajturat organizata dhe grupe humanitare, kryesisht që vinin nga viset arabe dhe turke. Në emër të këtij humanizmi ose bamirësie foljore, ato ia dolën që ta shtrijnë ndikimin e tyre veçmas në shtresat e rrezikuara sociale. Dhe ky proces vazhdoi në mënyrë sistematike dhe konspirative, domethënë gjithmonë duke vepruar në prapavijë me synime dhe tendenca radikale.
Duke gjetur një terren mjaft të përshtatshëm për të ushtruar veprimtarinë e tyre në këtë drejtim, organizatat në fjalë arritën që njerëzit e tyre t’i instalonin madje edhe brenda institucioneve të larta shtetërore të cilët në shumë raste shfaqën tendenca për ta rrënuar karakterin laik dhe shekullar të shtetit.
Pikërisht kjo frymë e pazakontë në mesin e shqiptarëve, doli në shesh sidomos pas shpërthimit të luftës në Siri, kur dhjetëra të rinj të rekrutuar në frymën radikale, ia mësynë vullnetarisht duke iu bashkangjitur forcave të ISIS-it, për të kulmuar me veprime tepër të shëmtuara e shtazarake, siç ishte rasti me përbindshin e quajtur Lavdërim Muhaxheri i cili e përshkoi anembanë globin. Për shkak të kësaj, sigurisht edhe alarmi për këtë dukuri u dha menjëherë, ndonëse me një vonesë të madhe. Në të vërtetë, e gjithë kjo bëri që të kuptohet fare qartë se thelbi i besimit fetar tanimë ishte bastarduar e zhvendosur krejtësisht nga strofulla e vet. Prandaj, pa humbur kohë filloi të debatohet seriozisht se këto që po bëheshin në territoret e pushtuara nga pjesëtarët e ISIS-it, nuk paraqisnin kurrfarë vlerash të besimit islam, por thjesht vetëm një varg keqpërdorimesh shumë të rënda në emër të kësaj feje të përfolur. Edhe përkundër fushatës së ndërmarrë për arrestimin e shumë njerëzve të cilët dyshohej se kishin qenë të përfshirë në përgatitjen e kësaj katrahure të mynxyrshme, përsëri rrënjët e lëshuara thellë kanë mbetur në mesin e atyre që kanë shfrytëzuar dhe që ende vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të mirat materiale që u jepen nëpërmjet llogarive të fshehta.
Në këtë kontekst sprova e besimit islam te shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e madhe. Sadoqë kohëve të fundit distancimet foljore kanë qenë të shpeshta dhe të zëshme, prapëseprapë, nuk mund të thuhet se është e mjaftueshme për t’iu rikthyer vetvetes në raport me besimin religjioz në kuptimin e pastër të kësaj fjale. Gjithsesi, nevojitet punë dhe guxim i madh për t’u larguar nga kjo lëngatë e shëmtuar e cila po na hakmerret së pari brenda nesh, por gjithashtu edhe para botës që habitet me një sjellje të tillë.
Disa besimtarë të devotshëm islam e kanë kuptuar fare mirë këtë devijim të rëndë dhe po bëjnë përpjekje që ta largojnë mjegullën e zezë që ka rënë mu para syve të tyre. Me sa duket, shenjat e para po shfaqen në horizont për ta rikthyer besimin tek thelbi i vet që është kryekëput shpirtëror, ose për ta dalluar me qartësi atë që është kombëtare, në njërën anë, dhe fetare, në anën tjetër, pra si dy gjëra që nuk e pengojnë njëra-tjetrën në jetën dhe ekzistencën e këtij populli. Kjo do të thotë se për të qenë besimtar i denjë ndaj Zotit, nuk është e thënë të heqësh dorë nga identiteti kombëtar, të shfytyrohesh me anë të veshjes së huaj atipike, të shkoqësh në shenjë proteste pasaportën e shtetit tënd, të mallkosh atë me fjalët më të rënda etj. Në qoftë se në librin e shenjtë Kuranin, për vetë Zotin thuhet se “është gjithëpërfshirës dhe i gjithëdijshëm” (fq. 36 – Lopa, 115), ose atij “i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë” (fq. 131 – Gratë, 126), ose “Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha” (fq. 652 – Këshillimi, 11), atëherë bëhet aq më e qartë se edhe shqiptarët i përkasin atij, ndaj edhe natyrshëm mund të lidhen me të, thjesht ashtu siç janë në të vërtetë, me tërë qenien dhe identitetin, me gjuhën dhe kulturën, me veshjen dhe mendësinë e tyre. Pra, nëse ata shfaqen si arabë apo turq, nëse veshin pantallona të shkurtëra apo fustanella arabe, nëse i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra arab apo turq etj., kjo assesi nuk do të thotë se janë më afër Zotit të tyre.
Po ashtu, në kontekst të kësaj, për t’u ndjerë ata më pranë perëndisë, nuk është e thënë që një xhami të mbajë emrin e ndonjë sulltani apo pashai që dikur i ka shtypur e sunduar shqiptarët në mënyrën më të egër. Në të vërtetë, një xhami mund ta mbajë edhe emrin “Pavarësia”, siç është ajo në Kodrën e Trimave në Prishtinë, dhe të mos prish asnjë punë që brenda saj të kryhen të gjitha lutjet e nevojshme fetare. Ose, për të qenë besimtarë të mirëfilltë, assesi nuk do të thotë se duhet të mbajnë kësula muxhahedinësh apo talebanësh që i shohim duke bredhur viseve të Tora Borës.
Gjatë këtyre ditëve, qemë dëshmitarë se imami i xhamisë “Pavarësia”, Nexhmedin Hoxha paraprakisht u sugjeroi besimtarëve që në Ditën e Bajramit të mbanin plisa të bardhë. Dhe ky propozim i tij u mirëprit nga të gjithë, duke dëshmuar qartë se ata pikërisht si shqiptarë mund t’i luteshin fare lirshëm Zotit i cili, siç thuhet në librin e shenjtë, i sheh dhe i di të gjitha gjërat që i përkasin kësaj bote.
Krahas kësaj, sigurisht nuk duhet harruar edhe rastin e xhamisë së fshatit Përc të komunës së Tearcës, kur kohë më parë në minaren e saj u vendos një flamur me shqiponjë dykrenore. Mbase edhe porosia e këtillë ishte tejet e kuptueshme për të gjithë ata që mendojnë me arsye të shëndoshë; Zotit mund t’i luten shqiptarët pa e fshehur identitetin e tyre, pa i fshehur simbolet, veçoritë përkatëse etj. Dhe kjo s’ka asnjë të keqe, e aq më pak mund ta dëmtojë besimin fetar.
Mirëpo mendjet e sëmura dhe të helmuara ende nuk po arrijnë të pajtohen me faktin se feja është punë kryekëput shpirtërore dhe jo një punë politike. Në mënyrë fare të pacipë, ata përpiqen që me çdo kusht të bëjnë arabizimin ose turqizimin e shpirtit shqiptar. E keqja është se atyre në asnjë rast nuk u pengon Sveti Sava i Serbisë, por Nënë Tereza e shqiptarëve. Në vend se të merren sinqerisht me punët e Zotit, vazhdimisht i shajnë figurat kombëtare shqiptare duke i bërë shërbim djallit dhe armikut. Ata mund të jenë të lidhur me secilin, por vetëm me Zotin dhe shqiptarët jo. Prandaj, sa më larg tyre, aq më afër perëndisë. Mbi të gjitha, shqiptarët kanë nevojë t’i kombëtarizojnë gjërat; në vend të importit fetar nga jashtë, ata mund t’i kultivojnë vlerat fetare në suaza të traditës autentike.

Previous Post

I gjithëdijshmi Rexhep Qosja në biseda informative

Next Post

Drejtësia, kancer social që duhet luftuar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Drejtësia, kancer social që duhet luftuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.