• Latest
  • Trending
  • All

Shëndeti i Maqedonisë është përkeqësuar seriozisht…

04/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shëndeti i Maqedonisë është përkeqësuar seriozisht…

04/11/2014
in Opinion

REXHEP MEMEDI

Republika e Maqedonisë, që nga mëvetësimi në fillim të viteve të nëntëdhjeta, filloi një proces tranzicioni nga sistemi monist me një rregullim shtetëror sipas principeve të demokracisë parlamentare, duke marrë si model shtetet perëndimore evropiane me demokraci të zhvilluar. Përcaktimi si shtet që aspiron integrimin në strukturat euro-atlantike sjell me vete disa kushte dhe detyra që Maqedonia duhej t’i plotësonte dhe t’i kryente gjatë rrugëtimit drejt këtyre synimeve.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Kuptohet, përveç ndryshimeve në legjislativë, e cila duhet të jetë kompatibile me legjislativën e vendeve të Unionit Evropjan, parakusht thelbësor ishte që vendi ynë të garantojë funksionimin e shtetit multietnik dhe multikonfesional, me të drejta të barabarta për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni, funksionimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit etj. Fatkeqësisht një pjesë e udhëheqësisë politike në atë kohë pati një qasje joserioze ndaj këtij procesi dhe në mënyrë të papërgjegjshme shkeli mbi këto parime, gjë që i vendosi në një pozite të diskriminuar dhe të nënçmuar shqiptarët dhe popujt e tjerë pakicë në Maqedoni. Si rrjedhojë, na ndodhi konflikti i vitit 2001. Zgjidhje e konfliktit ishte Marrëveshja e Ohrit, një dokument i cili u nënshkrua nga përfaqësuesit politikë të maqedonasve dhe shqiptarëve dhe i cili mori garancinë e faktorit ndërkombëtar se ajo do të realizohej plotësisht në një afat të caktuar kohor (deri në vitin 2004).

Që atëherë kaluan 13 vite dhe Marrëveshja e Ohrit jo që nuk u realizua, por ajo është devijuar dhe shantazhuar në mënyrën më të shëmtuar. Populli shqiptar në Maqedoni ndjehet i dëshpëruar dhe i tradhtuar nga politika aktuale, e cila e ka diskriminuar dhe nënçmuar akoma më shumë qytetarin shqiptar.

Opinioni në përgjithësi, pra të gjithë qytetarët, dhe shqiptarët në veçanti i dinë shumë mirë arsyet pse ndodhi dhe po ndodhë një gjë e tillë. Të gjithë ne jemi dëshmitar të një realiteti të hidhur që po e përjetojmë në vend, ku antivlerat janë kthyer në vlerë. Periudha e tranzicionit jo që nuk ka mbaruar, por ajo ka hyrë në një fazë kritike regresive. Të gjitha parametrat shoqërore e dëshmojnë një gjë të tillë. Shteti ligjor dhe i së drejtës nuk funksionon ose funksionon në mënyrë selektive, liria e të shprehurit është cenuar në masë të madhe, ndërsa mediat ballafaqohen me censurë të hatashme. Gjyqësori është i ndikuar dukshëm nga pushteti dhe kemi një numër të madh të rasteve të montuara politike, ku viktima vazhdojnë të jenë shqiptarët me modelin e sistemit monist.

Qytetarët, në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, e kanë humbur besimin në institucionet e shtetit. Korrupsioni në shtet ka arritur shkallë kritike dhe po metastazon. Projekti “Shkupi 2014” jo vetëm që e ka dëmtuar buxhetin shtetëror, duke harxhuar para të majme për punë të vogla, por ai gjithashtu e ka rritur shkallën e diskriminimit, mospërfilljes dhe ofendimit të popullit shqiptar dhe popujve të tjerë jomaqedonas në Maqedoni (shembulli i bustit të Car Dushanit, Qoseto etj).

Sot ballafaqohemi me krizën më të rëndë sociale në këto 24 vite, me varfëri mbi 40 % të popullatës, me një shkallë të lartë të papunësisë, me zhvillim fiktiv ekonomik, ndërsa në vendbanimet shqiptare zhvillimi ekonomik është iluzion.

Arsimi është devalvuar dhe është nëpërkëmbur dinjiteti i profesorëve dhe arsimtarëve të mirëfilltë. E mos të flasim për arsimin shqip, i cili në esencë është nënçmuar dhe diskriminuar. Këtë e përjeton çdo nxënës, student, arsimtar, profesor dhe prind shqiptar. Një pjesë e madhe e shkollave shqipe kanë infrastrukturë të rrënuar të para 50 viteve, pa kushte elementare për zhvillim normal të procesit edukativo-arsimor, e mos të flasim për avancim të këtij procesi. Në shkollat tona mësojnë nga 40 nxënës në klasë. Në pjesën dërmuese të vendbanimeve shqiptare nuk zhvillohet arsimi parashkollor dhe për këtë askush nuk diskuton. Ndarja selektive e buxhetit e ka diskriminuar dukshëm studentin shqiptar dhe institucionet e larta arsimore dhe shkencore të shqiptarëve në vend.

Kultura shqiptare është në një gjendje të paralizuar dhe të nënçmuar. Në vendbanimet dhe komunat ku shumicën e përbëjnë qytetarët shqiptare mungon infrastruktura elementare.

Të nderuar qytetarë, prandaj sot detyrimisht na parashtrohet pyetja: atëherë, kur do vjen koha dhe ne të flasim për biblioteka dhe leximore në vendbanimet shqiptare, qendra të kulturës, salla dhe terrene sportive, zhvillim të sportit? Vallë ne a nuk kemi nevojë për hapësira rekreimi, parqe dhe gjelbërim në mjediset tona ku jetojmë? Vallë ne nuk meritojmë të jetojmë si qytetarë të civilizuar si bashkëqytetarët tanë maqedonas në mjedise me infrastrukturë të rregulluar dhe ambient të pastër për jetë dinjitoze?

Shëndetësia publike në vendin tonë ballafaqohet me mungesë të kuadrit mjekësor të mirëfilltë, të cilët në numër të madh po e lëshojnë vendin, kjo si pasojë e devalvimit dhe nënçmimit që i është bërë profesionit të mjekut. Në kushte kur kemi një mjek profesionist të pakënaqur, kuptohet se nuk mund të kemi pacient të kënaqur. Si duket, jemi duke hyrë në një circulus viciosus sa i përket sferës së shëndetësisë.

Gjithë kjo që e thamë është një realitet i hidhur e jo ëndërr, gjë që vazhdimisht pasqyrohet edhe nga institucionet e Unionit Evropjan në raportet e tyre, duke theksuar vërejtje serioze për proceset në Maqedoni. Kështu Maqedonia po u largohet integrimeve euro-atlantike dhe rrezikon të mbetet një bure baruti në mes të Ballkanit.

Kjo situatë i ka brengosur gjithë qytetarët në vend. Këtu mbretëron një dëshpërim dhe zhgënjim i madh te të gjithë qytetarët, e në veçanti te shqiptarët, te të cilët është ngulfatur vetëbesimi dhe shpresa se mund të ketë njerëz të denjë nga mesi i këtij populli, të cilët do të mund ta riparojnë këtë gjendje.

Kaluan 24 vite politikëbërje në Maqedoninë pluraliste, ndërsa populli shqiptar ua dha mundësinë dhe përkrahjen të gjithë aktorëve politikë. Të gjithë ne, të gjithë intelektualët, biznesmenët, prijësit fetarë, esnafi, në forma të ndryshme i përkrahëm subjektet aktuale dhe udhëheqësit tanë që të na prijnë drejt ndërtimit të një shteti stabil, të sigurt, shtet funksional demokratik, drejt përparimit e zhvillimit ekonomik të mirëfilltë, drejt avancimit të statusit politiko-juridik dhe ekonomik të shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Maqedoni, thjesht për një jetë më të mirë. Por, për fat të keq, epilogu doli ndryshe. Të gjithë u zhgënjyem.

Prandaj, një numër i madh i njerëzve pozitivë e intelektualëve, që e kemi përcjellë me vëmendje situatën në vend, në mënyrë serioze i kemi analizuar zhvillimet në të gjitha sferat e jetës dhe pas të gjitha konsultimeve edhe me njerëz profesionistë, njohës të mirë të rrethanave politike, ekonomike etj., kemi ardhur në përfundim se gjendja në vendin tonë është alarmante dhe se kërkon ndërhyrje urgjente.

Ne kemi parashtruar pyetjen: vallë intelektualët e mirëfilltë, njerëzit pozitivë, biznesmenët, esnafi, burrat dhe burrneshat, që pa dyshim i ka ky popull, a kanë përgjegjësi nëse i mbyllin sytë dhe rrinë indiferent në këto çaste kur anija në të cilën të gjithë ne lundrojmë është dëmtuar seriozisht dhe na kanoset rreziku që të gjithë të fundosemi, bile edhe ata që e dëmtojnë?!!! Përgjigjja ishte njëzëri se PO: të gjithë ne kemi përgjegjësi për gjendjen që mbretëron, e cila ka tendencë të keqësohet akoma nëse do të rrimë indiferentë.

Për këtë arsye ndërgjegjja jonë nuk ishte e qetë dhe ne ishim të mendimit se nga kjo krizë nuk mund të dalim duke u ankuar, por vetëm duke vepruar bashkërisht me gjithë potencialin dhe kapacitetet pozitive që i ka populli shqiptar në Maqedoni.

Ne e kemi për detyrim kombëtar, intelektual, profesional, moral, por edhe thjesht njerëzor, të ofrojmë zgjidhje përmes një organizimi të freskët politik, me një qasje serioze politike, duke synuar kultivimin e një fryme të re në politikëbërjen dhe në funksionimin e shoqërisë në përgjithësi, duke u bazuar në korpusin e vlerave të mirëfillta njerëzore. Pa dyshim se një ndër vlerat thelbësore në kuadër të këtij korpusi është BESA SHQIPTARE, të cilën duhet ta jetësojnë të gjithë ata që do të identifikohen me Lëvizjen BESA.

Koncepti ynë do të bazohet në drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, politike etj.

Ne jemi për një Maqedoni ku shqiptarët, si popull shtetformues, do të jenë të inkuadruar seriozisht në të gjitha institucionet me rëndësi shtetërore, duke marrë përgjegjësi që të kujdesen për sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë popujve që jetojnë në të.

Ne jemi për një shtet, arka e të cilit do të jetë e sigurt nga duart e pushtetarëve.

Kjo është receta që do t’i bëjë mirë shëndetit të shtetit tonë, ndërsa ne jemi ilaçi i këtij shërimi.

Previous Post

Opsioni më i mirë për Lindjen e Mesme

Next Post

Presidenti , Kryeministri dhe mënyrat se si mund të lexohet Kushtetuta

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Presidenti , Kryeministri dhe mënyrat se si mund të lexohet Kushtetuta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.