• Latest
  • Trending
  • All

Shefqet Krasniqi u bë i famshëm nga politika, e cila tani e arrestoi për nevojat e veta

05/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shefqet Krasniqi u bë i famshëm nga politika, e cila tani e arrestoi për nevojat e veta

05/09/2014
in Opinion

Shefqet Krasniqi u arrestua të enjten në orët e hershme të mëngjesit nga policia e Kosovës. Pa marrë parasysh se cili do të jetë fati i tij i mëtutjeshëm, duhet konstatuar se:

1. Figurë publike, Shefqet Krasniqin (Sh.K.) e ka bërë politika dhe të ashtuquajturit intelektualë kosovarë. Këtë mashtrues pseudofetar e kanë pritur në audiencë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, akademiku zjarrvënës Rexhep Qosja, e kanë lavdëruar politikanë të tjerë, ndërsa akademiku injorant Nexhat Daci ka marrë pjesë në promovimin e veprave të tij pa asnjë vlerë dhe madje ka mbajtur fjalë rasti.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

2. Sh.K. u bë i madh e i fortë, sepse këtë e lejoi Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke toleruar predikimet e tij skandaloze, urrejtjenxitëse, të rrejshme, shpifëse. Po të ishte BIK-u institucion serioz që ia do të mirën shoqërisë së Kosovës, nuk do të lejonte kurrë që në radhët e tij të gjenin vend këso figurash si Sh.K. E kemi parë para disa javësh edhe me rastin e arrestimit të një imami në Gjilan: dega e atjeshme e Bashkësisë Islame, e cila po ashtu drejtohet nga një mashtrues, u shfajësua se imami i burgosur nuk ishte punëtor i BIK-ut, por pastaj u detyrua të pranojë se po ky imam ishte pajisur me leje të përkohshme për të predikuar. E çka predikonte ai? Me gjasë asgjë që kishte të bënte me islamin dhe paqen, por me luftën me shpata kundër Perëndimit! Sh.K. është, po ashtu, prodhim i BIK-ut dhe kreut të saj Naim Tërnavës. Andaj arrestimi i Sh.K. është vetëm luftim i një simptome, jo i problemit. Kosovës i duhet ballafaqimi me BIK-un e Naim Tërnavës.Ky dhe shpura e tij janë armiq të fesë islame dhe armiq të Kosovës. Në krye të BIK-ut duhet të vijnë miq të popullit shqiptar dhe miq të anëve pozitive të islamit.

3. Sh.K. dhe ideologjinë e tij ekstreme fetare e kanë mbështetur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilët vizituan Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku është imam pikërisht i arrestuari Sh.K. Vizita e Thaçit dhe Erdoganit ishte në shërbim të islamit politik dhe jo në shërbim të harmonisë fetare mes shqiptarëve apo të miqësisë mes popujve, në këtë rast shqiptarëve dhe turqve. Jo vetëm opinionit kosovar i kujtohet fotografia qesharake e Thaçit dhe Erdoganit, që të dy të dyshuar për korrupsion gjigant, duke bërë dua në oborrin e Xhamisë së Madhe. Islamin politik kjo qeveri e Kosovës e ka mbështetur edhe duke i lejuar Erdoganit të mbajë fjalime politiko-fetare në Prizren, në qytetin e Lidhjes së Prizrenit.

4. Ashtu siç fshihen shumica e politikanëve të Kosovës pas patriotizmit për të vjedhur pasurinë shtetërore, ashtu edhe Sh.K. e përdorte Allahun si mbulesë për allishverishe të tij politike dhe financiare. Ai qante para xhematit kur shpjegonte – thua se ka qenë aty – vdekjen e profetit Muhamed. Ai mallkonte ata që martojnë dikë të fesë tjetër. Ai bëhej arbitër se kush ka vend në parajsë e kush jo (Nënë Tereza, për shembull, s’kishte vend në parajsën e Sh.K.).

5. Sh.K. u bë i famshëm në opinionin shqiptar për shkak se mediet e papërgjegjshme, kriminale i dhanë hapësirë të pakufishme. Shumica e këtyre medieve kontrollohen direkt nga qeveria e Hashim Thaçit. Gazetarë me agjenda kriminale zhvillonin intervista propagandistike me Sh.K. Asnjë pyetje kritike nuk i parashtrohej atij në këto intervista, por vetëm i ofrohej mundësia të llomotisë parullat e tij, që i vishte me amalgamë pseudofetare. Kishte madje medie që e shpallnin “person të vitit” Sh.K.

6. Sh.K. u bë personalitet publik, sepse shoqëria kosovare ka rënë në letargji nga varfëria, shtypja, mungesa e çdo perspektive. Kjo shoqëri, për fatin e saj të keq, nuk ka forcë të mjaftueshme të kundërshtojë ekstremistët fetarë, politikanët që ia pinë gjakun për çdo ditë, biznesmenët që e helmojnë me prodhime të shtrenjta, të kalbura dhe të importuara, portalet kriminale dezinformative që i financon pushteti dhe parapolitika për ta bërë budalla një popull të tërë. Sa më i varfër të jetë një popull, aq më lehtë mund t’ia blesh mendjen.

7. Të gjithë imamët e Kosovës, të gjithë ata që në një mënyrë a tjetër merrem me predikimin e fesë islame duhet ta kenë të qartë se shumica e shoqërisë kosovare, përfshirë edhe zërat më kritikë në opinion, nuk kanë asnjë agjendë kundër islamit si fe. Gjatë historisë në emër të feve të tjera janë bërë kërdi edhe më të mëdha se ç’po bëhet sot në emër të islamit. Por, është më se e domosdoshme që krerët fetarë të kuptojnë se një shoqëri moderne që beson në vlera civile dhe demokratike nuk mund të pajtohet me rregulla që janë kundër logjikës së shëndoshë.

8. Islami dhe demokracia mund të bashkëjetojnë. „Pyetja nuk është nëse islami përputhet me demokracinë, por a e lejojnë myslimanët sot këtë përputhje”, shkruan filozofi dhe teologu Mohamad M. Shabestari. Fundja, a nuk i udhëzon Kurani myslimanët që “pasi i dëgjojnë fjalët (e Kuranit, v.j.), ndjekin atë që është më e mira prej tyre”. Sh.K. nuk e predikonte të mirën, por qorrsokakun. Predikimet e tij për femrën dhe rolin e saj në shoqëri janë jo vetëm kundër çdo logjike, por tregojnë edhe një paternalizëm primitiv.

9. Për fat të keq politika kosovare ka heshtur dhe e ka toleruar veprimtarinë e Sh.K. edhe atëherë kur kishte mjaft dëshmi për ndjekje penale. Pse nuk u gjend në shënjestër të autoriteteve Sh.K. pasi u zbulua me një arsenal armësh afër kufirit me Serbinë?Përse nuk u ndoq kur, mes rreshtave, bënte thirrje për pjesëmarrje të kosovarëve në xhihad? Përse nuk u zhvillua asnjë debat kritik në shoqërinë e Kosovës mbi vizitën apo vizitat e Sh.K. në Preshevë në një kohë kur asnjë politikan i Prishtinës nuk lejohej nga policia serbe të shkonte në Preshevë? Përse Republika e Shqipërisë ka lejuar hyrjen e Sh.K. në territorin shqiptar derisa Republika e Maqedonisë ia ka ndalur hyrjen këtij mashtruesi?

10. Duke i pasur parasysh të gjitha këto Shefqet Krasniqi u arrestua të enjten jo vetëm nga policia, por edhe nga politika, kuptohet për interesa politike. Kjo nuk domethënë se ai nuk e ka provokuar ndjekjen penale shumë vite më herët. Në arrestimin e tij mund të kenë gisht edhe shërbime perëndimore, sidomos kur të merret parasysh raporti i fundit i Departamentit të Shtetit në Washington, ku përmendeshin disa imamë ekstremistë kosovarë. Një zhvillim i tillë s’është për t’u befasuar: nëse nuk i kryen detyrat e shtëpisë me kohë, atëherë duhet t’i nënshtrohesh agjendës së të tjerëve. Rrjedhimisht, neglizhenca kundër çdo ekstremizmi fetar mund të prodhojë këso situatash të pakëndshme. Fundja, shoqëria kosovare dhe politika ia kanë hapur rrugën ekstremizmit me heshtjen e patolerueshme ndaj rrahjeve gjithnjë e më të shpeshta të teologëve tolerantë kosovarë. Si gjithnjë edhe në këto raste hetimet vazhdojnë dhe kriminelët nuk zbulohen kurrë. Nëse autoritetet kosovare nuk kanë dëshmi të pamohueshme për veprimtarinë kriminale të Sh.K., atëherë aksioni i së enjtes mund të ketë efekt të kundërt me atë që synohet: arrestimi mund ta shndërrojë Sh.K. në martir të përndjekjes, hero të besimtarëve injorantë dhe lider edhe formal të islamit politik në Kosovë. Fundja, ai tashmë ka shfaqur ambicie politike, duke u kërcënuar se do ta thërras ezanin nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rrugën në këtë drejtim ia ka shtruar vetë kryeministri Hashim Thaçi, duke bërë koalicion me islamistët ekstremë. Tani, kur Thaçit po i rrezikohet pushteti, ai më së shumti ka nevojë për pompozitet, për kufizim të të drejtave civile, për kaos, sepse vetëm nga anarkia dhe kaosi ai llogarit të dalë fitues.

Previous Post

Konferencë për të gjithë shqiptarët

Next Post

Gjuha shqipe shkoi huq, as NATO, as zgjedhje.

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Gjuha shqipe shkoi huq, as NATO, as zgjedhje.

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.