• Latest
  • Trending
  • All

Serbi: Unë e binda Martyn të shkruajë për “krimet e shqiptarëve”

17/03/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Serbi: Unë e binda Martyn të shkruajë për “krimet e shqiptarëve”

17/03/2019
in Kosova, Opinion

Milan St. Protic e mban veten për serb të mirë dhe të ndershëm. Ai është i shkolluar në Amerikë dhe ka bindje liberale. Është i zëshëm ndaj krimeve që serbët së voni kanë kryer ndaj popujve tjerë duke e dënuar sidomos gjenocidin në Srebrenicë me fjalët më të rënda. Por, pikërisht kjo e ka shtyrë që të bëjë edhe diçka tjetër. Është mobilizuar për të dokumentuar edhe krimet që dyshohen se kanë kryer shqiptarët ndaj serbëve. Me të marrë postin e ambasadorit në Zvicër, ai i ishte vënë pas Dick Martyt, shkruan Gazeta Express.

Sipas Proticit, ai është nga disa personat kyç që ka ndikuar që të formohet Gjykata Speciale pasi fillimisht e kishte bindur senatorin zviceran që ta shkruajë raportin për “krimet e shqiptarëve” i cili sipas tij bazohet kryesisht në të dhëna të prokurorisë serbe për krime lufte. Tani që Gjykata Speciale ka nisur punën, ai në një emision televiziv i ka atribuuar vetes merita se ka qenë prapa ndërmarrjes serbe për t’i bërë përgjegjës shqiptarët për “krime lufte”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Këto pohime historiani serb i ka bërë gjatë një emisioni në Tv Happy të Serbisë ku ka shpjeguar të gjithë fillin dhe prapaskenat e përgatitjes të raportit të prokurorit zviceran rreth pretendimeve për trafikim organesh dhe krime lufte.

Protici tregon, se më të shkuar si ambasador në Zvicër (pas rënies së Milloshvicit ka qenë ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në SHBA), pa e ditur aq se me çfarë pune do të merrej.
Por ajo që kishte ndryshuar gjithçka, ishte emërimi në atë kohë i zviceranit Dick Marty si raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për rastin e “Shtëpisë së Verdhë” (vendi ku pretendohet se është kryer trafikim organesh).

Pasi e kishte marrë këtë informacion, ai thotë se ishte interesuar të gjejë çdo detaj se kush është Dick Marty.
Protici thotë se pas emërimit të Martyt, kishte shkuar për të takuar drejtuesin e Prokurorisë për Krime Lufte, Vukçevic, dhe zëvendësin e tij Bruno Vekaric.

Dy prokurorët kishin hartuar një raport prej 1000 faqeve, të cilin Protiqi e quan si të mrekullueshëm, dhe pasi e kishte marrë atë raport, ai kishte bërë përpjekje për të takuar prokurorin zviceran.

E gjithë kjo përpjekje për të takuar Martyn e për t’ia dorëzuar atë raport të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, Protici thotë se kishte zgjatur rreth 1 vit e gjysmë.
Ai tregon se si sot pas shumë viteve, kur e lexon raportin e Dick Martyt për pretendimet me trafikim organesh, e sheh që është i mbështetur plotësisht në raportin 1000 faqesh të Prokurorisë Serbe.

“Duke u përgatitur për të shkuar në Zvicër, mendoja për atë se çfarë do të kisha mundur unë të punoj atje. Dhe pikërisht në atë kohë Dick Marty u emërua raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me rastin e Shtëpisë së Verdhë, në bazë të asaj që Carla del Ponte e shkroi në librin e saj të memoareve “Unë dhe kriminelët e luftës” dhe paralelisht me këtë katër gazetare të guximshme të B92 bënë më duket katër emisione të jashtëzakonshme për shtëpinë e verdhë dhe duke u përgatitur për të shkuar lexova gjithçka që munda dhe që gjeta për Dick Martyn – kush është, çka është, prej nga është dhe paralelisht me këtë, kokë në vete, shkova në Prokurorinë për krime lufte, që atëherë e drejtonte prokurori Vukçevic dhe Bruno Vekaric, miku im i vjetër dhe i mirë, ishte zëvendës i tij, për të parë se çfarë kemi ne nga materiali dëshmues. U tregua se prokuroria jonë dispononte me material jashtëzakonisht mirë të punuar me mbi 1.000 faqe, fotografi, dëshmitarë… Një dokument i mrekullueshëm. Dhe atëherë ajo më dha një energji shtesë që të tentoj pas ardhjes në Bernë ta kërkoj Dick Martyn dhe të bisedoj me të se a do të ishte ai i gatshëm ta marrë për shqyrtim atë material dëshmues me të cilin dispononim ne dhe ta shohë se çka ka aty. Dhe kjo kështu zgjati një vit e gjysmë, deri sa pas një sërë rrethanash fatlume ia dolëm në krye. Tash, pasi ka kaluar aq shumë kohë, mund të them se raporti në pjesën më të madhe është i mbështetur në atë material të cilin e përgatiti prokuroria jonë dhe i cili atij iu dorëzua në, si t’i quaj, rrethana mjaft jopublike, ndoshta edhe konspirative”, ka thënë Protic, në intervistën e transkriptuar dhe përkthyer nga Gazeta Express.

Historiani serb tregon se pas publikimit të raportit të Martyt e dinte që do të kishte reagime të ndërkombëtarëve dhe tregon se Gjykata Speciale është një propozim që del nga raporti i Dick Martyt.

Megjithatë ai thotë se në fillim ishte skeptik se diçka mund të ndodhte, por sot kur është themeluar Gjykata Speciale, është i kënaqur që më në fund një raport i tillë dha një rezultat.
“Sinqerisht, në atë kohë, ai raport u paraqit në dhjetor 2010, nëse më kujtohet mirë, në të punohej nga mesi i vitit 2009, kisha disa pritje se pas publikimit të një raporti të tillë preciz patjetër do të pasojë një reagim ndërkombëtar. Në rekomandimet në fund të atij raporti Dik Marti propozoi themelimin e një gjykate të tillë. Por, zhvillimet e mëvonshme, pas publikimit të raportit, më bindën për të kundërtën dhe më duhet të pranoj, nuk besoja se do të dalë ndonjë gjë nga ajo punë dhe në një masë të madhe e fajësoja ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme në Beograd për politikën, apo taktikën e gabuar lidhur me raportin e Martyt.

Dhe kjo që ndodhi kohët e fundit më befasoi shumë për të mirë dhe më dha një satisfaksion shtesë se ajo që është bërë para pothuajse 10 viteve megjithatë nuk mbeti pa ndonjë efekt. Qëndrimi im edhe atëherë ishte, edhe para asaj, edhe sot është se pas të gjitha atyre që ndodhën dhe pas tërë asaj që e bëmë pas rënies së Milloshevicit për t’i zbuluar dhe sanksionuar krimet që janë bërë në emrin tonë, e edhe në këtë, siç e di, kam marrë pjesë mjaft, se kemi të drejtë të plotë, edhe morale, edhe politike, edhe ndërkombëtare që të drejtojmë gishtin drejt atyre krimeve që janë të pakontestueshme, për të cilat ka prova të mjaftueshme, e në të cilat viktima ishin serbët, e disa të tjerë ishin fajtorë”, rrëfen ai.

Teksa flet për rastin e “Shtëpisë së Verdhë”, Protic thotë se ai ndoshta nuk është rasti më drastik, por potencon se për të ka më së shumti prova.
Sipas historianit serb, i cili kishte qenë edhe ambasador dhe kryetar i Beogradit, nëse nuk do të ishte ai raport i Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, nuk do të ishte as raporti i Dick Martyt.

“Rasti me ‘Shtëpinë e verdhë’ është një nga të tillat. Ndoshta madje nuk është edhe më drastiku, por gjithsesi është ai për të cilin ka më së shumti prova. Po të mos ishin ato prova as Dick Marty s’do ta shkruante një raport të tillë. Sepse, për të mund të themi çfarë të duam, por sigurisht s’mund të themi se ka ndonjë simpati të veçantë për ne dhe se përgjithësisht është tip i personit që vepron në bazë të simpative ose interesave të veta. Kështu që, ja, një lajm i vogël për ne, i bukur dhe i drejtë, se pas aq vitesh për atë që e ka bërë dikush do të thirret në përgjegjësi”, shton Protic.

I pyetur nga gazetari i televizionit, se a ishte pikërisht Protiç që qëndron prapa gjithë kësaj, ai pohon se nuk mund të qëndronte duarkryq dhe se e konsideronte si sfidë personale të fliste për krimet që ishin kryer në emër të serbëve.

Ai megjithatë thotë se gjithçka që mund të bëjë është që të kërkojë që këto krime të dënohen, njëjtë si ato që kishin kryer serbët.
“Një prej tyre, një prej tyre. Ti e di se mua dreqi s’më lë rehat dhe s’mund të rri duarkryq, kjo për mua ishte sfidë edhe personale, pikërisht për arsyen se aq shumë kam folur për krimet që janë bërë në emrin tonë dhe se është detyra ime që tash, kur jam i bindur se dikush ka kryer krimet më të tmerrshme kundër serbëve, unë duhet të bëj krejt çka mundem që kjo njëjtë të sanksionohet dhe të shënohet si ato krimet që i kanë bërë disa nga bashkëkombësit tanë”, përfundon Protic.

Tags: krimetSerbia
Previous Post

Vuçiç: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët, ka kush ta bëjë

Next Post

Kosova, poligon i korrupsionit dhe krimit politik

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kosova, poligon i korrupsionit dhe krimit politik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.