jë nga komponentet e rritjes ekonomike në Shqipëri – ai i rritjes së prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nga viti në vit – varet kryesisht nga Qielli. Në qoftë se Qielli dërgon më shumë reshje në një vit, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rritje të prodhimit të energjisë elektrike në vend (dhe anasjelltas). Kjo, sepse prodhimi i energjisë elektrike e ka burimin 100% nga hidrocentralet.
Në tremujorin e dytë të 2014-ës, krahasuar me një vit më parë, vlera e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike u ul plot 30% (nga 168 milionë dollarë në 118 milionë dollarë). Në qoftë se ky prodhim do të kishte ruajtur të njëjtin nivel (pra, në qoftë se prurjet mesatare në kaskadën e Drinit do të kishin qenë në nivelin 602 m2/sek të një viti më parë dhe jo 346 m/sek, sa ç’ishin këtë vit), nga një tkurrje ekonomike prej 0.61% në tremujorin e dytë të 2014-ës, do të kishim patur një rritje ekonomike prej 0.35% (krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë).
Në qoftë se e zhveshim në mënyrë të ngjashme efektin e energjisë elektrike në rritjen ekonomike të tremujorit të parë 2014, do të rezultonte një rritje 2.7%, e jo 1.65%, sa ç’rezultoi. Ndërsa në tremujorin e fundit të 2013-ës, do të rezultonte një rritje 1.4%, e jo 1.1%, sa ç’rezultoi. Për 9-mujorin e parë të qeverisë së “Rilindjes”, rritja ekonomike e zhveshur nga efekti i reshjeve do të rezultonte 1.5%, e jo 0.7%, sa ç’rezultoi.
E.Zaloshnja















