• Latest
  • Trending
  • All

Roli i ri i Gjermanisë së bashkuar, Ballkani dhe Kosova

03/10/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 19 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Roli i ri i Gjermanisë së bashkuar, Ballkani dhe Kosova

03/10/2014
in Opinion

Sylë Ukshini*

Pikërisht ditën e sotme, 24 vite më parë, më 3 tetor 1990, edhe zyrtarisht ndodhi ribashkimi i kombit gjerman, i ndarë në dy shtete pas Luftës së Dytë Botërore. Në natën e 3 tetorit 1990, miliona gjermanë festuan në Berlin bashkimin e Republikës Demokratike me Republikën Federale. Ata ishin dëshmitarë të një procesi historik të ribashkimit të shtetit, të cilin as gjermanët dhe as njerëzit në shtete të tjera nuk e besonin si të mundshëm, derisa në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 kishte rënë Muri i Berlinit, një ngjarje që ishte bërë simbol i rënies së komunizmit të Europë. 3 tetori i vitit 1990 shënon një ngjarje më madhore historike, jo vetëm për kombin gjerman, por edhe për Kontinentin Europian e mbarë njerëzimin për mesazhet e lirisë e të vlerave që kjo ngjarje influencoi edhe te popujt e tjerë të shtypur. Në këtë mes hynin edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët asokohe përjetonin peshën e rëndë të shtypjes dhe përndjekjes kolektive permanente të Serbisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Bashkimi i befasishëm i dy Gjermanive ishte një pikënisje e re për kombin gjerman dhe me këtë e rriti peshën e këtij kombi në kuadrin e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Tanimë, gjermanët nisën të zhvillojnë një vetëdije të theksuar pushteti, por pa hequr dorë nga rruga e përbashkët e integrimit europian, pasi e kishin të qartë që do t’i përballonin më lehtë rreziqet ekonomike dhe sociale të bashkimit me ndihmën e Europës. Vetëm pak vite pas ribashkimit, shteti gjerman dërgoi trupa paqeruajtëse për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Rajoni i Ballkanit dhe stabiliteti i saj gjatë historisë moderne politike të shekullit XIX dhe XX, vareshin kryesisht nga ndikimi dhe involvimi i qendrave të mëdha europiane. Në këtë kontekst, roli i Gjermanisë ka shënuar ngritje dhe është bërë shumë i rëndësishëm për tërë rajonin e Europës Juglindore në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik dhe tani edhe ushtarak. Në konstelacionin e shpërbërjes së Jugosllavisë, lufta në Kosovë, e cila si pasojë kishte intervenimin ushtarak të NATO-s në mars të vitit 1999, ishte një fillim i ri edhe për politikën e jashtme të Gjermanisë. Për herë të parë, Bundesvehri gjerman mori pjesë në një operacion ushtarak në Ballkan që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Një komponent qenësor i vetëpërmbajtjes së parimeve të jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë gjatë katër dekadave, respektivisht qëndrimi se ushtarët gjermanë nuk duhet të dërgohen në luftë, më në fund u braktis. Ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, ishte figura kyçe në luftën e Kosovës dhe një nga mbrojtësit e zjarrtë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut “edhe me mjete ushtarake, në rast nevoje”, duke kundërshtuar fundamentalizmin e të gjelbërve se një hap i tillë po “militarizonte politikën e jashtme”.

Po kështu, edhe pas luftës, roli gjerman ishte i veçantë dhe Gjermania do të bënte pjesë në shtetet që do ta njihnin menjëherë pavarësinë e Kosovës.

Po kështu, edhe Kosova në politikën e saj të jashtme, krahas marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, si orientim strategjik ka ndërtimin e relacioneve më të veçanta edhe me shtetin gjerman, i cili është shumë e pritshme që do ta mbushë në fushën e zbrazur nga zhvendosja amerikane drejt zonave të tjera dhe për më tepër mbetet promotor i konsolidimit të BE-së në rajonin e Europës Juglindore.

Pas etablimit të marrëdhënieve dypalëshe në periudhën nga viti 2008, Gjermania, sidomos nga viti 2011 nga MPJ e Kosovës është projektuar si partner strategjik në rrugën europiane, ashtu si edhe për shtetet e tjera të Europës Juglindore.

Pa dyshim marrëdhënia dhe miqësia e ngushtë me Gjermaninë bazohet në disa momente historike, të cilat Berlinin e kanë shndërruar në një adresë të rëndësishme politike për Kosovën dhe procesin e integrimit të saj në BE. Me këtë rast, duhet veçuar katër momente, të cilat janë treguesit më të mirë pse Kosova ka marrëdhënie kaq miqësore me Gjermaninë.

Momenti i parë na kthen në vitin 1999, kur Gjermania për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore merr pjesë në një aksion ushtarak jashtë kufijve të saj. Madje edhe pa një vendim paraprak të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke pasur si objektiv evitimin e katastrofës humanitare dhe ndalimin e dëbimit dhe vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës.

Momenti tjetër përcaktues ishte kur kancelarja Angela Merkel vizitoi Beogradin në gusht të vitit 2011 dhe Prishtinën në dhjetor të po të njëjtit vit, ku për herë të parë propozoi hapa konkretë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Merkel, me pozicionin dhe vendosmërinë e saj, i dha mesazhin e qartë Presidentit të atëhershëm serb, Boris Tadiç, se nuk do të tolerohet ndarja e Kosovës dhe se as nuk do të tolerohet rikthimi i rajonit në situatat e ngjashme si të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX, dhe se çfarëdo destabilizimi i Kosovës, do të jetë ndëshkues për perspektivën europiane të Serbisë. Kancelarja gjermane së këndejmi dëshmoi lidership të vërtetë në drejtimin që duhej të merrte BE-ja në përmbylljen e suksesshme të stories kosovare dhe qëndrimit të vendosur në raport me Serbinë.

Gjithsesi për fatin e mirë të Kosovës, ishte edhe fakti se një gjeneral gjerman i KFOR-it, Buhler, për dallim nga EULEX-i, doli në krah të aksionit të qeverisë së Kosovës dhe u dha një goditje të fuqishme veprimeve kriminale të strukturave ilegale.

Po ashtu, angazhimi gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, përkatësisht shtatë kushtet e grupit parlamentar CDU/CSU duhet parë në linjën e qëndrimit konstant dhe parimor që Berlini zyrtar ka ndaj shtetit të Kosovës.

Veç kësaj, Berlini mbështeti me vendosmëri pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe veçanërisht Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes dy shteteve të nënshkruara në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi dhe Daçiç, e cila i hapi rrugë procesit të integrimit politik të serbëve të Kosovës në veri. Një pozicion i tillë është afirmuar në të gjitha relacionet dhe kontaktet diplomatike në Prishtinë dhe në Berlin. Pra, Gjermania ka luajtur rol strategjik dhe të rëndësishëm që të imponojë detyrimin e zhvillimit të dialogut, duke dhënë shtytjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Momenti i tretë padyshim është angazhimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë në Kosovë që nga paslufta e këndej. Sipas shënimeve zyrtare, Berlini zyrtar ka mbështetur Kosovën me mbi 420 milionë euro, në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme. Në këtë frymë, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme që në tetor të vitit 2013 ka bërë zotimin e dy milionë eurove për projekte zhvillimore në veri të Kosovës si dhe përkrahjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pos kësaj, shteti gjerman, krahas SHBA-së, viteve të fundit është bërë adresë e rëndësishme politike për Kosovën për shkak të qëndrimit të tij më të qartë dhe më të vendosur ndaj Serbisë, duke pamundësuar lojën e saj të dyfishtë, respektivisht duke insistuar si asnjë vend tjetër brenda BE-së në zbatimin e marrëveshjes të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë linjë, pas pavarësisë (Kosovës) roli i Gjermanisë në kuadër të misionit të KFOR-it, ashtu si dhe të EULEX-it, ka qenë thelbësor si kontingjenti më i madh kombëtar dhe ka kontribuar për progresin dhe në sigurinë e shtetit të Kosovës.

Momenti i katërt me rëndësi mbetet një qëndrim i tillë, i cili u demonstrua me vendosmëri edhe gjatë Konferencës së Berlinit (gusht 2014), kur Gjermania, jo vetëm që e renditi Kosovën si të barabartë në tryezën e samitit, por përfundimisht dëshmoi se mbetet njëri nga aktorët kyç për integrimin europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Dhe pikërisht për këtë arsye, Konferenca e Berlinit është dëshmi, jo vetëm e një roli të ri të diplomacisë gjermane, por edhe një përgjegjësi e re ndërkombëtare e këtij shteti për krijimin e stabilitetit dhe të perspektivës europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër, me Konferencën e Berlinit, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit bëhen më prezente, dhe në të njëjtën kohë shteti gjerman po ashtu po dëshmohet si lider i vërtetë europian në një moment të rëndësishëm për rajonin dhe për të ardhmen e tij europiane.

Po kështu, angazhimi paqebërës gjerman në Ballkan, përkatësisht në Kosovë dhe Maqedoni, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, pjesëmarrja në misionin paqeruajtës në Afganistan dhe në vende të tjera dëshmojnë se sa shumë është e interesuar dhe impenjuar Gjermania për ruajtjen e paqes, demokracisë, shtetit ligjor, si dhe për të drejtat e njeriut kudo në botë. Mbi të gjitha, ky është roli i ri gjerman dhe pesha e veçantë e këtij shteti të madh europian vetëm 24 vjet pas ribashkimit të tij në një shtet.

 

* Ministër Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë

Post Views: 66
Previous Post

Debati/ Rishikimi i historisë, Agron Tufa: Palë të treta të na shkruajnë historinë, si Bernd Fischer-zgjatim i sistemit të vjetër

Next Post

Religjioni po e shuan dhembjen e të qenit kosovar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Religjioni po e shuan dhembjen e të qenit kosovar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.