Nga Emanuel Bajra
Tërheqja e investitorëve nga ekonomitë në zhvillim duket sikur të jetë një masë e koordinuar mirë, nga ato masa që vetëm tregjet dinë të bëjnë. Nëse kërkohet tërheqje e shpejtë nga asete specifike investuese ose ekonomi apo edhe thirrje e tërheqjeve të borxheve sovrane, tregjet implementojnë misionin e tyre shumë më efektshëm se cdo armatë tjetër në botë.
I njëjti trend I tërheqjes së fondeve investuese nga tregjet ndërkombëtare po kryhet edhe këtyre ditëve. Këto tërheqje ose në disa raste edhe mos investime që po kryhen në ekonominë globale e kanë jo vetëm një adresë. Përderisa Brexit ishte ajo që po e rriste nivelin e riskut në tregje në anën tjetër kishim jostabilitetin në tregun e aksioneve në Peking, borxhi grek si edhe mungesa e koherencës politiko-ekonomike në kontinentin evropian. Por, megjithatë ekonomia globale rezultojë me rritje në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Shih më poshtë:
Pat rritje në ekonomitë në zhvillim, nga këto ekonomi më së shumti u prit që të ketë rritje në prodhimtari dhe komoditete siç janë ; nafta, gazi, ari, zinku, hekuri, platinumi dhe soya. Përndryshe performanca ekonomike duke marr ekonomitë një nga një ka qenë shumë e dobët. Nëse krahasojmë rritjet rapide të viteve 2011-2012-2013-14, atëherë na del se ekonomia globale ka kontraktuar duke injoruar totalisht kapacitetin e konsolidimeve që ekonomitë individuale do të mund të ndërmarrin.
Pra nga sipër kuptojmë se pa marr parasysh që ekonomitë individuale e sidomos ato të G20-ës, me një rritje mesatare deri në 1.8% nuk është përkthyer në vlera konkrete të rritjes ekonomike globale.
Viti 2016 e fillojë me një panik të imponuar që origjinën e pat në investuesit e vegjël kinez të cilët kishin vendosur të investonin në bursat kineze të gjitha kursimet e tyre të akumuluara ndër vite.
Autoritetet kineze ndërmorën masa ta ashpra ekonomike për të ngushtuar vrimën e gjerë që ishte hapur në sistemin financiar dhe monetar duke injektuar një shumë prej njëzet e pesë miliarda stërlinga në ndalje të hemorrhagjisë nga bursat. Për një kohë patëm stabilitet dhe paqe në tregjet ndërkombëtare duke marr parasysh se shumë prej këtyre tregjeve/bursave kishin humbur përafërsisht 30-40% të vlerës së aseteve të tyre.

Brexit dhe Mungesa e koherencës në ekonominë evropiane po ashtu ka shtuar edhe më shumë apetit për të strukturuar investimet në mënyrë që të zvogëlohet kapaciteti I riskut dhe ekspozimi ndaj klasave të aseteve me rrezikshmëri të lart. Në një mënyrë a tjetër zërat optimist që nga fillimi I këtij viti kishin humbur arsyen për ta parë ekonominë globale me një sy të qëndrueshëm dhe konsistent.
Investitorët nuk durojnë pasigurinë dhe paqartësinë. Ky trajtë I jep tregjeve globale një sfidë gati të pa kalueshme nganjëherë pasi që ato duke u ndodhur në tranzicion politik ballafaqohen me probleme e vështirësi shtesë për të strukturuar ekonomitë e tyre në mënyrë që t’I shndërrojnë ato në ekonomi tërheqëse për investitorët.
Ta marrim shembull Argjentinën, vendi nuk mund të klasifikohet si vend në zhvillim por më tepër është një vend I zhvilluar por që ka të trashëguar problemet e një vendi në zhvillim. Për shembull ish-presidentja De-Kirchner për shumë vite kishte refuzuar që t’i kthente borxhin investitorëve të huaj kryesisht Amerikano-britanikëve , bankave dhe institucioneve tjera investuese sepse ajo e kishte ndarë mendjen se këto organizma financiare që përfaqësonin tregjet ndërkombëtare kishin filluar ta rrënojnë ekonominë argjentinase dhe zhvlerësuar monedhën argjentinase.
Kjo këmbëngulje e sajë vazhdojë për më shumë se dhjetë vite deri në kohën kur ajo e përfundojë mandatin vitin që shkojë.
Me ardhjen e Macris si president I vendit , qasja e këtij vendi u ndryshua përfundimisht. Macri I sigurojë kreditorët e jashtëm se ai do të iu kthente të gjitha të hollat të garantuara me interes të rritur që nga viti 1999.
Të njëjtën sfidë ka edhe shteti grek. Autoritetet atje kanë refuzuar për një kohë shumë të gjatë përfaqësimin në tavolinën e bisedimeve për të ri-strukturuar ekonominë dhe kthimin e borxhit tregjeve ndërkombëtare. Kjo katrahurë diplomatike zgjati deri në verën e vitit që shkojë kohë edhe kur Greqia u tërhoq dh nënshkruajti kontratën e re kreditore prej 250 miliardë eurosh për të ndihmuar ekonominë që ndodhej në vështirësi.
Përformancat e ekonomive globale tashmë ndahen në dy kategori apo sojesh. Ato që kanë ekspozim në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet produktivitetit të lartë ose komoditetve si dhe ato që kanë krijuar dhe mbahen si drejtuese dhe instruktuese të tregjeve ndërkombëtare.
Në të parën kemi vendet si Kina, Nigeria, Brazili, Afrika Jugore, Chili, Argjentina, India. Në të dytën përfshihen SHBA-të, Britania e Madhe, BE, Australia dhe Zelanda e Re. Në aspektin ekonometrik kalkulimi I rritjes ekonomike të ekonomisë globale kryhet me anë të tërheqjes së mesatares në aspektin e rritjes dhe përformancës së GDP-së për cdo 6-muaj dhe interakcioneve që ekonomitë globale kryejnë me njëra-tjetrën. Andaj edhe mesatarja e rritjes për gjysmën e parë të 2016 është minimalisht e injorueshme prej 1.8%.
Por, struktura ekonomike globale po ndryshon. Kohëve të fundit shumë nga investitorët likuid (pra ata që investojnë në asetet e bursave dhe bonot e thesarit) nuk po investojnë në tregjet ndërkombëtare për arsye se niveli I ulët I interesit në depozita dhe kredi ka zbehur apetitin e tyre për të parkuar kapitalin e tyre në bono ose aksione bankare.
Për shembull blerësit e aseteve qeveritare gjermane prej qërshorit do të paguajnë për blerjen e borxhit gjerman pasi që Bundi – thesari gjerman ka kaluar nën (-1%). Tashmë ata do të investojnë në asete me rrezikshmëri më të lartë në fondet pensionale, komoditete dhe bonot amerikano-britanike duke kërkuar kështu strehim nga rënia e mëtejshme në kontinentin evropian.
Por kjo është shumë problematike pasi që në një mënyrë a tjetër do të krijojë divergjencë në mes të ekonomive reale dhe tregjeve. Për shembull nëse përformanca e ekonomisë gjermane është kardinale përderisa ajo e bursës gjermane minimale atëherë kjo do të shtyjë një evaluim të ri në relacionet në mes të ekonomisë së lidhur për GDP dhe asaj të lidhur me performancën e indikatorëve global.
Kjo është edhe më tepër një arsye për të kërkuar një zgjidhje tjetër, një “New Deal” me gjithë konceptin e përgjithësuar të ekonomisë globale.
Nëse akoma vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një kohe kur ekonomitë e vogla dhe ato në zhvillim kanë konsumuar të gjithë potencialin absorbues dhe akoma mbeten të varfëra, në të njëjtën kohë kemi ekonomitë e zhvilluara ato të cilat mbajnë paranë/kapitalin të parkuar në banka dhe asete të sigurta – atëherë përgjigjen e zgjidhjes së kësaj nyje në ekonominë kapitaliste do ta kishte gjeo-politika dhe mundësitë për një luftë të re globale me përmasa të pa para ndonjëherë.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos na ik mundësia për ta parë përformancën ekonomike globale si indikator I një krize shumë më të zgjeruar, graduale dhe e qetë që po frymon fundi këmbëve tona e që një ditë do të mund të shpërthejë po që se nuk ri-vendosim rend, disiplinë dhe barazi në ekonominë globale. Një dekadë e 30-ve e shekullit të kaluar do të mund të mënjanohet po që se arrijmë që deri më 2030 të ri balancojmë ekonomitë individuale dhe të integrojmë tregjet në një njësi unitare nën drejtimin e një organizmi që do të mundësonte distribuim më të barabartë të pasurisë dhe vlerave pa diskriminim ose imponim.

















