Paundi britanik preku një tjetër rekord negativ historik në këmbimin e tij në tregjet aziatike ditën e sotme, mes vorbullës së pasigurive që kanë përfshirë ekonominë e vendit pas vendimit për të dalë nga Bashkimi Europian.
Valuta britanike u këmbye 1.279 me $, niveli më i ulët i këmbimit kundrejt valutës amerikane në këto tri dekadat e fundit.
Ekonomistët e kanë shpjeguar rënien drastike me vendimin e administratorëve të fondeve “Standard Life” dhe “Aviva” për të ndaluar sipërmarrësit që të tërheqin fondet e tyre të pasurive të paluajtshme në Britani.
Pasiguria që rrethon vendin pas “Brexit” i nxiti investitorët që të kthejnë mbrapsht paratë.
















