Qindra anije me klandestin refugjatë mbyten ndër vite. Vijnë nga vende me ekonomi të dobët si këto të Afrikës, arabe e nacionalitete tjera që ikin nga skamja, probleme ndëretnike, tensione politike. Një traget mund të ketë qenë me 300 persona brenda, të rritur pleq dhe fëmijë, tjetra me 200 dhe bashkë me to çdo gjë që kanë pasur të ruajtur kujdesshëm për një ditë më të mirë dhe që e morën me vete. Raste si këto ka pasur dhe Shqipëria dikur, kanali i Otrantos hë…
Julinda Daci
Vetëm me një lajm të vogël të televizioneve nacionale dhe ndërkombëtare kalimthi kalon nga ekrani në veshët tonë. Bota e dëgjon se ç’bëhet andej, ku ne nuk e dimë si është akoma, s’kemi parë as strajcën e ushqimeve dhe për sa ditë e kanë menduar këtë rrugë të gjatë ose të shkurtër. Një kryq ose një hënë të gjithë e ndërrojnë në shenjë ngushëllimi, se mbështetjen nuk ua jep më atyre, ato u mbyten, ikën në vrullin e vdekjes së oqeanit.
Kur një anije luks cruise (cruz) në Amerikë ose Europë kthen ankoron në një gji afër tokës, ose pak më andej në një pjesë shkëmbore me një person të vrarë, ndoshta dhe me dhjetë të plagosur shkon lajmi me ditë, javë, muaj, çështje gjyqësore nga pasagjerët, ekuipazhi, dhe bëhet fjalë për miliona. Dhe presin gjithë! Ne, ne sa trishtohemi, mbushem sytë me lot…Themi, ajo sa qenka martuar dhe tani mori këtë anije për të bërë muajin e mjaltit dhe ja ç’e gjeti!
Bota nuk është njëlloj, sepse si ato dhe si ne njëlloj jemi. Me duar, këmbë, mendje, sy dhe zemër. Por bota e madhe, ajo që ka në dorë njerëzimin, ajo që ngushton fytin e një pjese si me litar në dorë dhe liron lakun të tjerëve për t’u mbushur dhe fryrë barkun sa herë të duan dhe kur te duan. Është me te pasurit, me xhinglat e minglat, flori e diamant ajo botë, nuk është me ty. Ne kemi shembullin më të mirë, e lamë të ngopet, fryhet njërin atje në Shqipëri, mori çfarë deshi ai filloi të dyfishohet, trefishohet bashkë me të shoqen, pastaj me paratë tuaja që jua merr çdo ditë dhe ju e votoni përsëri se dhe ju si ai jeni, iku jashtë, bëri një trup të vogël imcak dhe të sëmurë.
Kjo puna e botës, politikës së jashtme dhe të brendshme shkon gjithmonë aty ku ka dhe shumë interes, debules, ku ka llogaritë e veta. Me ty ka vetëm litar, hak, jodrejtësi, se ti je pa duar përpara tij.
Njeriu bëhet i keq nga vete njeriu. Pastaj ai i keqi ndikon, infekton një grup tjetër dhe kështu bëhet një tjetër grup më i madh që do të përmbys botën. Sëmundjen e shekullit, ja dhe ti me padrejtësi që i bën njerëzimit. Nga kritikat e vazhdueshme, të njëpasnjëshme, dhe jo meritë t’i sjellë një fëmije të këqija në jetë. E bën në të vërtetë. Më vonë themi se jemi afër shkatërrimit të kësaj toke kaq të lashtë, kaq të mirë që na jep dhe na merr gjithçka. Ne nuk pamë askënd lart në qiell akoma që po shkatërron këtë tokë, vetëm fenomeneve të natyrës s’kemi si t’i rregullojmë.
Gjithmonë ka qenë kështu, por ne ishim më të vegjël dhe dinim më pak, mendonim se lajmet e këqija ishin vetëm për të rriturit dhe ne nuk jemi pjesë e tyre.
Kishim një padrejtësi në luftë, ku në fillim lanë të vriten fëmijë dhe të rritun, sepse Bota nuk e dinin akoma se ne dukemi bukur, me flokë të artë dhe me sy blu, jemi kjo racë dhe jo një tjetër. Po sikur të ishim me ngjyra pak më të errëta!!!
Në fillim të një shekulli të ri, mes Evropës, asnjeri nuk u dënua, as ai krimineli as edhe ti. Zoti ashtu si duam ne te marrë shpagim, u kursye. As shoqëria nuk dënoi. I la ato të jetojnë akoma më mirë. Më begatshëm se ne.
Sot kemi rezultatet, asgjë në dobi të kombëtares, atyre që vajtën si miq. Miq! Por qe u priten si armiq. Me parulla britshëm “vrit dhe pre çdo shpirt shqiptari” të sulmuar dhe të mbërthyer po nga dora e njëjtë fashiste që ka marrë jetëra njerzish përpara dhe u fut në fushë të marrë dhe një sportist të mirë shqiptari. Dhe për çfarë, për një flamur, trengjyreshe zi Kuq dhe bardhë. Secili sot i ka në dorë videot, fotografitë, skenat, por pëlqejnë derrin e pistë të serbit se e hajnë me një tas bashkë.
Kjo është bota sot, kjo ishte dje.















