• Latest
  • Trending
  • All

Rendi botëror, sipas Henry Kissingerit

16/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Rendi botëror, sipas Henry Kissingerit

16/09/2014
in Opinion

Henry Kissinger është pothuajse unik në politikën bashkëkohore, në kombinimin e intelektit të thellë dhe një përvoje të jashtëzakonshme si burrë shteti. Libri i tij më i fundit është po aq autoritar sa gjithë të tjerët, ndonëse goxha më i shkurtër-më pak se gjysma e klasikut të tij, “Diplomacia”.Nëse ligjet e natyrës vlejnë, ky do të jetë me shumë gjasë libri i tij i fundit-Kissinger është 91 vjeç-dhe Rendi Botëror është një përpjekje për të bashkuar të gjithë veprën e jetës së tij, në një koncept teorik. Libri është “veshur” si një kërkim për një rend të ri global që mund të përfshijë të gjithë rendet ekzistues rajonalë. Por ai është, në fakt, një përpjekje për të justifikuar gjithçka që ai ka bërë-nga Kina në Vietnam, si diplomat apo si Sekretar Shteti-apo ka argumentuar, gjatë pothuaj shtatë dekadave të fundit.

Kissingeri galopon nëpër historinë europiane nga viti 474 p.e.s deri në ditët e sotme, në vetëm 84 faqe. Për të, momenti i kthesës ka qenë Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që i dha fund luftës 30-vjeçare mes katolikëve dhe protestantëve me një marrëveshje që shtetet nuk do të ndërhynin më në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Në vend të kërkimit për një sistem universal, si një Kinë Imperiale apo në Islamin e hershëm, Europa zhvilloi një sistem pluralist shtetesh që konkurronin mes tyre. Rendi ndërkombëtar po ruhej përmes një ekuilibri të fuqive. Më e rëndësishmja, Vestfalia ndau politikën e jashtme nga politika e brendshme. Kapitujt e mëpasshëm mbulojnë konceptin e rendit botëror në Islamin e hershëm-“në të njëjtën kohë një shtet, një super shtet shumëetnik dhe një rend i ri botëror”-në Persi, në Azi dhe në fund në qasjen amerikane-“e bindur se parimet e saj të brendshëm ishin natyrshëm universalë”. Vende-vende, libri duket “i prishur” pak prej një përpjekjeje që ta përditësojë “fort” me shtesa të minutës së fundit, si për shembull përparimi i ISIS, ndërkohë që vlera e vërtetë e librit qëndron pikërisht në perspektivën historike të Kissingerit. Gjithashtu, ai është më pak bindës sa i përket parashikimeve që bën për të ardhmen e secilit kontinent, e që tentojnë të reduktohen në një listë pyetjesh. Kissinger argumenton se tani ndodhemi në një pikë kthese historike. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk solli fundin e historisë, dhe pranimin e përgjithshëm të vlerave perëndimore. Në vend të kësaj, rendi ynë botëror liberal po sfidohet prej fuqive të reja. Kissingeri sheh rrezikun kryesor teksa fuqia në ngjitje, Kina ecën drejt përplasjes me fuqinë e status quo-së, SHBA-në, ashtu sikurse Gjermania bëri me Britaninë në fillimin e shekullit 20. Kina, thotë, ai, refuzon rolin që i është atribuar nga një sistemi ndërkombëtar që ajo nuk e ka skicuar, dhe ajo nuk pranon rregulla, në hartimin e të cilave nuk ka patur asnjë rol. Ai beson se e vetmja mënyrë për të shmangur përsëritjen e historisë, qëndron në krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha, bazuar në sistemin e Vestfalisë dhe ekuilibrin e fuqive, që tani duhet të zbatohet globalisht dhe jo vetëm rajonalisht. Megjithatë, ajo që e bën librin interesant, nuk është ky argument sipërfaqësor por nënteksti, teksa Kissingeri përpiqet që të justifikojë tre temat e mëdha që kanë dominuar mendimin dhe veprën e jetës së tij. E para është gara në diplomaci mes realistëve dhe idealistëve. Heronjtë e zgjedhur prej tij, përfshirë Richelieu-në, Tayllerand-in dhe Metternich-un si dhe Teddy Rooseveltin, e bëjnë të qartë se cili është qëndrimi i tij. Kissingeri përçmon Uilsonin, themeluesin e “degës” idealiste të politikës së jashtme amerikane. Kissingeri beson se idealizmi i tepruar në politikën e jashtme është i rrezikshëm: ‘Recetat morale pa e vrarë mendjen për ekuilibrin… kanë prirjen që të çojnë ose drejt kryqëzatave, ose drejt një politike të pafuqishme”. Kissingeri ilustron besimin e një jete tek Realpolitika, përmes një kritike të qasjes së Perëndimit ndaj Pranverës Arabe, ku ai mendon se u treguam jo të mençur teksa u udhëhoqëm prej idealizmit. Tema e dytë është magjepsja e Kissingerit pas ekuilibrit të fuqive si një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve mes shteteve, temë e punimit të tij të parë si një akademik i ri mbi Kongresin e Vienës, i cili ka prodhuar periudhën më të gjatë të paqes në Europë. Kissingeri beson se ky nuk është vetëm një sistem i përshtatur për Europën e shekullit 19, por një sistem i pakohë dhe universal. Sigurisht, triumfi më i madh i politikës së jashtme që mban firmën e atij vetë ka qenë zhvendosja e ekuilibrit të fuqive në drejtim të Amerikës, duke e larguar Kinën prej Bashkimit Sovjetik në vitin 1972. Tema e tretë është parimi i mosndërhyrjes, që ndodhet në themel të sistemit vestfalian. Kissingeri flet me admirim për funksionimin e sistemit në Azinë moderne, që do të thotë se dallimet mes shteteve zgjidhen përmes ndërveprimit të heshtur diplomatik dhe jo përmes luftës (ai nuk përmend koston e tolerimit të diktaturave të tmerrshme). Kissingeri thekson vlerësimin e madh që ka për Xhorxh Bushin e ri, por më tej kritikon politikat e tij intervencioniste në Afganistan dhe Irak. Kissingeri i argumenton në mënyrë brilante të gjithë këto tema. Por në fund, është e vështirë të biesh dakord me të, që një rend i ri botëror kërkon të kthehemi pas në sistemet e shekujve 18 dhe 19. Bota ka ndryshuar-ai as nuk e përmend terrorizmin, një prej sfidave më të mëdha të botës së sotme. Nuk është e lehtë as të biesh dakord me relativizmin e tij moral. Ai dëshiron të shmangë një garë globale të ideologjive-por ne pikërisht këtë kemi, dhe rendi botëror kinez nuk është aspak i njëjtë me tonin. Të rinjtë nëpër botë mund të blejnë produkte kinezë, por ata nuk do të donin të jetonin nën një sistem kinez. Kissingeri argumenton kundër valës së historisë. Ai ankohet se ndarja mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme po shkon drejt zhdukjes. Por njerëzit nëpër botë thjeshtë nuk janë gati që të rrinë e të vështrojnë gjenocidin në Ruandë apo masakrat në Bosnje, pa lëvizur gishtin në emër të parimit të mos-ndërhyrjes. Zhvillimi i “Të drejtës për të mbrojtur”, që nga ndërhyrja e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 do të thotë që debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nga Jonathan Powell

Previous Post

O popull, a po zgjohesh?

Next Post

Skifter Këlliçi shkruan për një intervistë të pabotuar të Ramiz Alisë. Dhe boton pyetjet që ia sugjeron për përgjigje Nexhmije Hoxhës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Skifter Këlliçi shkruan për një intervistë të pabotuar të Ramiz Alisë. Dhe boton pyetjet që ia sugjeron për përgjigje Nexhmije Hoxhës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.