• Latest
  • Trending
  • All

O popull, a po zgjohesh?

15/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

O popull, a po zgjohesh?

15/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Po ju drejtohem sot ju lexuesve të kësaj gazete që mbase do t’ju bjerë rasti të lexoni dhe këtë opinion. Si po ju pëlqen gjendja në vend? Si jeni me gjendjen psikike? Njerëzit që i zgjodhët po ju pëlqejnë me pafytyrësinë e tyre, apo jua kanë sjellë zorrët në fyt? Si je o Popull i Kosovës? Si po të duket gjumi? Duhet patjetër ta pëlqeni se përndryshe diçka do të kishit bërë t’u tregonit njerëzve që i zgjodhët se nuk jeni turmë me të cilën ata të bëjnë si të duan e nuk jeni qilim që ata të shkelin mbi të drejtat tuaja. Diçka do ta kishit bërë t’u tregoni politikanëve të karrigeve se shteti nuk u përket atyre, të bëjnë si të duan se nuk ua la pronë baba për të bërë me të si të duan.

Në një shtet demokratik fuqia qëndron me popullin jo me klasën politike. Kujtojani vetes e besoni se jeni të lirë, me fuqinë vepruese të qytetarëve të Republikës së Kosovës, një republikë demokratike. Demokracia është një formë qeverisjeje nga e tërë popullata e atij vendi. Prandaj, o popull asnjëherë mos mendo se fati yt, fati i shtetit tënd dhe i së ardhmes së fëmijëve të tu varet vetëm e vetëm nga klasa politike. Dhe ti je vendimmarrës nëpërmjet votës tënde dhe zërit tënd për mbarëvajtjen e shtetit dhe mirëvajtjen e tij. Votën e dhatë, veç tani që ju duhet zëri e mbani të mekur.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

A po zgjohesh o popull? A do zgjohesh o popull? Apo ju pëlqen patjetër gjendja e tanishme e çorbës politikane?

Kudo në Evropë dhe në Amerikë votuesit, kur e shikojnë që politikanët kanë dalë jashtë linje, kur e shikojnë që ata po shijnë lamë me të drejtat e popullit, dhe se vendimet e tyre ndikojnë në mbarëvajtjen e punëve, atëherë ata organizohen. Fillojnë të shkruajnë letra përfaqësuesve të distrikteve/komunave të tyre, njerëzve që ata ndihmuan të sjellin në pushtet nëpërmjet votës së tyre. Ata telefonojnë përfaqësuesit e tyre, organizohen dhe në protesta të pastra përpara selive të politikanëve që zgjodhën. Dhe nuk rreshtin së telefonuari, shkruari dhe organizuari derisa politikanët t’iu japin përgjigje. Kjo shërben dhe për një arsye tjetër: t’u kujtojnë politikanëve që ndonëse ata e kanë një karrige, populli i zgjodhi atje çfarë fare mirë mund të mos ndodhë në zgjedhjet e tjera, si dhe se politikanët janë përgjegjës e duhet të japin llogari përpara njerëzve që votuan për ta, votuesve.

Ju popull i Kosovës ç’po bëni? Ju pëlqen mesa duket që zonjat e zotërinjtë që zgjodhët aq shumë sa ju po i lejoni të vazhdojnë në këtë rrugë që kanë nisur, madje e kanë pafytyrësinë të mund t’ju ftojnë dhe në zgjedhje të tjera. Që ju të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të vazhdoni të hidhni vallen që jua kanë imponuar dhe vazhdojnë t’jua imponojnë të kërceni këta palaço politike. A do votoni? Ndërsa ju hidhni vallen e sforcuar të dëshpërimit ata e marrin rrogën e plotë, pavarësisht paaftësisë drejtuese dhe jo pak por mbi 700 euro, pagë që shumë prej jush akoma s’dinë ç’domethënë ta marrin.

Si je o popull? Si po të pëlqen gjumi? Apo s’të ka ardhur akoma flaka e zjarri deri aty ku s’mban më? Paskeni qenë të duruar o popull i Kosovës, shumë të duruar, sa harruat forcën tuaj kolektive. U organizuat për t’i thënë jo pushtuesit, keni një jetë të tërë që luftoni, ndërtuat pas luftës pavarësisht plagëve akoma të hapura. Je popull i mrekullueshëm o popull i Kosovës, por paske qenë zemërbutë e durimshumë, kur ardhka puna për t’ua treguar vendin fëmijëve tuaj plëngprishës. Po silleni si prindi që e ka përkëdhelur fëmijën shumë sa kur ky rritet e ia vë flakën prindit, e prindi e ul kokën dhe duron flakën që ia vuri fëmija. Pse? Nga dashuria që ka për fëmijën. Veçse ajo lloj dashurie është dashuri e verbuar vdekjeprurëse. Të duash nuk do të thotë të vetësakrifikohesh, të duash do të thotë dhe të caktosh kufirin te thana, të caktosh limite.

Zgjohu o popull i Kosovës zgjohu se të ka rënë gjumi i thellë letargjik i mosvendosjes. Jeni treguar deri më tash të qytetëruar, më të edukuar se bashibozukët që zgjodhët, më të mençur se ata, po çdo durim e ka kufirin. Mbase durimi juaj s’ka kufi ose mbase ju keni harruar se në një shoqëri demokratike fatet e atdheut nuk qëndrojnë me politikanët po me popullin. Vazhdoni të jetoni me mentalitetin e të nënshtruarit duke harruar se jeni njerëz të lirë.

Mbase për t’ju zgjuar nga gjumi, se dhe në kohë paqeje veprohet, mjafton t’ju kujtoj solidaritetin që treguam si komb dhe organizimin gjithëkombëtar për t’u thënë “jo” armëve kimike, që Edi Rama me shokë donin të sillnin në Shqipëri. Studentët e Universitetit të Prishtinës ndryshuan qeverisjen në Universitet dhe i thanë “jo” korrupsionit atje, qytetarët e Mitrovicës protestuan ndarjen prej “Parkut të Paqes”, dhe së fundi qytetarët e Republikës së Shqipërisë u organizuan për të mbajtur përgjegjës Fullanin me Co. për vjedhjen në mes të ditës. Populli i bëri të gjitha këto, ndryshimi nuk erdhi nga politikanët. Në një shoqëri demokratike populli vendos po ai nuk vendos në heshtje apo në gjumë.

A po zgjohesh, o popull? A do zgjohesh, o popull?

Previous Post

Dezintegrimi politik i shqiptarëve

Next Post

Rendi botëror, sipas Henry Kissingerit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rendi botëror, sipas Henry Kissingerit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.