Nga ILIR SECI
…Kur një verior vret – se ia kanë vra babën krejt pa faj dhe dorasi i ka paguar miliona gjykatës së korruptuar për ta shpallë të pafajshëm – shoqëria jonë ngarend me shpallë: “gjakmarrje primitive nga veriorët e pagdhendur.”…
Nana e një malësori të tillë, që vret dikë për me marrë gjakun e babës së vrarë kot, nuk ka shans me dalë në konferencë shtypi krahas kryeministrit shqiptar! Nuk ka gjasë ajo nanë me fitue simpatinë e shqiptarëve nëpërmjet portretizimit që i bën në konferencë shtypi Kryeministri Edi Rama…
Ndërsa kur Konstandin Xhuvani,çuni i një deputeteje socialiste,vret katër veta duke bërë masakër,akt recidiv pasi eshte për herë të dytë qe bashkë me vrasjen e pare e bën ate auto rte pesë vrasjeve te kryera prej tij,shoqëria jonë nuk përgjithëson!?…Në të kundërt për mami Luizën ngjarja portretizohet si një dramë e krejt shoqërisë,nje shoqërie te telenovelosur që përcjell e përlotur fjalimin e deputetes që u detyrua te jape dorëheqje ngaqë i biri i saj masakroi katër veta!?…Rrjetet sociale përmbyten nga vërshimet e simpatisë së publikut për aktoren e kthyer ne politikane!?…Mamaja e Kostandinit del me Kryeminstrin ne krah ne televizion,Kryeminsitri e ngushëllon publikisht!?Nga shkrimet e shumta te botuara rreth kesaj masakre te nesermene krimit me mbeti ne mendje publicisti Artur Zheji me nje portretizim aq dashamires qe i kishte bere kriminelit Kostandin Xhuvani!?Per analistin Zheji krimineli Xhuvani ‘kishte dashur te ishte ai qe nuk ishte” pasi qe ishte kalama aktoresh dhe regjisoresh?!Nje psikoanalize kjo qe do bente Frojdin te brofte perpjete i habitur!?Interesant pra se asnjehere nuk e kemi pare Zhejin as Zhejet tjere qe jetojne me Zejen e gazetarise qe te bejne ndonjehere psikoanalizen e vrasesve qe rendom stereotipizohen si “gjakmarres veriore”?!
E Ama e Malesorit te shternguem me u ba vrasës prej padrejtësisë,ngujohet në shtëpi dhe s’di çka i sjell e nesërmja…Nana e malësorit është Nanë vrasësi,kurse Nana e Kostandinit është Nanë krimineli!Ka një dallim te madh në mes të vrasësit dhe kriminelit!Vrasës njeriun e bajnë rrethanat edhe kundër deshirës,kurse për kriminel,njeriu zgjedh të bëhet i tillë!Malësori vret se ka një motiv,e ka shty padrejtësia,Kostandini vret se “Ashtu ja dha truri”…Megjithatë prapë shoqëria jonë e telenovelosur deri ne palce Malësorin e portretizon si “Gjakmarrës primitiv”,pa marrë ne konsideratë faktin se atë e bëri vrasës Drejtësia e korruptuar!E bëri Vrasës gjykatësi që mori ryshfet dhe liroi vrasesin e babës per “mungesë provash”!?…Malësori u shty ne vetegjyqësi nga Gjykata e korruptuar,ai malësor vertete ështe vrasës por nuk është kriminel!Kriminel është Kostandin Xhuvani që vret për herë te dytë…
Megjithatë Kryeministri Rama del në konferencë shtypi në krah të nënës së një krimineli!Aktin e doreheqjess e saj Kryeministri Rama mundohet qe ne kambizmin politik ta konvertoje ne moral!?Zotni kryeminister ne te tilla raste masakrash lideret e vendeve demokratike dalin ne konferenca shtypi por dalin ne krahun e viktimave dhe nuk ka bere ndonjehere vaki qe lideri I nje vendi te dale ne conference shtypi me mamane e nje masakruesi e te shprehe publikisht simpatine ndaj saj!Kushdo qofte ajo!?Perkunder kesaj prape nuk kam asnjë problem me daljen e Edi Rames ne Konferenca të tilla per sa kohë që Edi Rama te dalë ashtu ne krah të çdo Nëne shqiptare qe fati i keq e sjell te behet Nënë krimineli!Sepse nuk ka asnjë ndryshim Luiza Xhuvani nga cilado Nënë krimineli në Shqiperi!Luiza Xhuvani nuk krahasohet dot me Nanën e nje malesori te bere vrasës pasi e ka shternguar padrejtësia e sistemit te drejtesise tone te korruptuar,por Luiza Xhuvani është njësoj ne çdo tjeter Nënë krimineli ne Shqiperi!Ajo është e ëma e një krimineli dhe prej kësaj damke nuk ka imunitet as kryeministër që e shpëton!
















