Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” kërkojnë që në rreshtin e parë të protestuesve të rreshtohen deputetët shqiptarë që kanë marrë votat e popullit
Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra”, duke komentuar protesta që po ndodhin në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Tiranë, Prishtinë, Berlin, etj thonë se ky është vullneti i popullit. “Ky është vullneti I popullit, nëse sot i ndodhi familjarëve tanë, nesër mund ti ndodhë secilit”.
Ata kërkojnë që në rreshtin e parë të protestuesve të rreshtohen deputetët shqiptarë që kanë marrë votat e popullit, ndërsa protestuesit i lusin që të jenë më të qetë, me qëllim që të tregojmë se ne jemi popull me traditë të madhe.
“Ishte dash që në rendin e parë të protestuesve të ishin rreshtuar 27 deputetët shqiptarë që I kemi në parlament. Sikur të ishin deputetët në rendin e parë, policia do të sillej pak më mirë, jo me arrogancë siç u soll atë ditë. Këta deputetë le të marrin shembull nga Ziadin Sela që doli në Strugë në rreshtin e parë dhe protestoi kundër rastit të montuar që bëri shteti”, taonë për “Lajm” familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra”.
Por, kjo gjë nuk ndodhi, pasi që asnjë përfaqësuesi i partive shqiptare qoftë i BDI apo PDSH nuk kanë marrë pjesë në asnjë protestë deri më tani. Për sa i përket asaj se cila mund të jetë arsyeja e mospjesëmarrjes së deputetëve në protestat shqiptare, edhe përkundër thirrjeve të familjarëve, me siguri ata e dinë më së mirë. Ndërkaq, tashmë në rrjetet sociale nëpërjmet disa thirrjeve, kërkohet që këta deputetë të BDI e PDSH të shpallen si jo legjitim, sepse nuk rreshtohen në anën e popullit.















