Protestat në mbështetje të protestuesve nga Shkupi kanë vazhduar sot nëpër shumicën e qyteteve evropiane. Në Austri, Gjermani dhe Britani e Madhe, nga qindra protestues janë grumbulluar para ambasadave të Maqedonisë dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve dhe të dënuarve nga rasti “Monstra”.
Protestuesit shpalosën thirrjet si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi është i yni”, “Poshtë Qeveria”, “UÇK”, “Poshtë Gjykata” e të tjerë. Protesta ka pasur edhe në SHBA dhe Çikago, të organizuara nga shqiptarët e Amerikës, kundër dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra”. Ata iu bashkëngjitën kështu edhe protestave mbarëshqiptare në Tiranë e Prishtinë.