Është e panevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme politike, të ndezet debati reth rolit pozitiv të VV-së në politikat ndërtuese të Kosovës.
Mendoj se kjo “kritikë” dhe ky “debat” mediatik janë të qëllimshme, të menduara “mirë” dhe, gjithsesi, kanë një strategji partiake: Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”.
Shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984. “Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kan për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe atë të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan dhe e dëshirojnë.
Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, «debati», shpifjet dhe inatet e shprehura për kapitulimin e epokës së PDK-së, është i mbështjellur me cilësitë e “spin doktorëve”, pra të një lufte speciale e propagandistike.
Politika, ekonomia dhe kultura shqiptare, kanë telashe të mëdha. Populli është pa siguri, pa bukë e pa arsimim. Territori i Kosovës është në rrezik. Qeveria kapituloj! Kjo qeveri kontrrollin e ushtroj me sukses vetëm në media e në gazetarë…
Serbia agresive po udhëheqë, e Thaçi po e ndjekë pas. Pse u shty seanca, keni menduar!?
Të gjithë po e shohim. E tërë Kosova po pret!
Situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me humbjen. Dhe mu atëherë kur nga forumi intelektual i shqiptarëve pritet debat dhe kritikë në drejtim të atyre që po e „ndërtojnë“ një „trup të vdekur» në brendësi të Ballkanit, shpërthen «debati», manipulimet, dhe» kritika». Por ky «debat» dhe kjo «kritikë» shpërtheu në drejtim tjetër, çuditërisht e krejtësisht në anën tjetër: Në vend se të mirremi me problemin e madh të Kosovës; Qeverinë e Thacit dhe klanin mafioz të tijë, tanimë po zhvillohet «debati» dytësorë dhe «kritika» periferike për Albin Kurtin dhe fitoren e popullit dhe VV-së për të udhëhequr bisedimet me Serbinë dhe rivlerësimin e marrëveshjeve të mëparshme me të.
Largimi i vëmendjes së popullit nga dështimet dhe hajnitë e Thaçit, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto „bisedime,“ dhe orientimi i opinionit tek kyqja e VV-së tek Blloku, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit (kupto këtu SHIK-un dhe gazetarët e paguar nga këto struktura) për të „shitur“ dhe për t’i dhënë debatit kah ku këta e dëshirojnë. Pra, zhvendosjen e opinionit publik nga problemi madhor e kombëtarë, tek një ndodhi e epizod që ska peshë fare.















