• Latest
  • Trending
  • All

Projekti i ri për Shërbimet Mjedisore

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Projekti i ri për Shërbimet Mjedisore

17/09/2014
in Opinion

Rexhep Ndreu

Shqipëria është vend malor, në të cilin 60% e sipërfaqes ndodhet mbi lartësinë 600 m mbi nivelin e detit (dhe 29% e të cilës është mbi 1000 m). Rreth 1.8 milionë banorë (48% e popullsisë) jetojnë në zonat e larta kodrinore e malore, prej të cilëve 70% janë të varfër. Shumica e familjeve në këto rajone mbijetojnë me prodhimet që realizojnë vetë, pa qenë në gjendje të kenë mbiprodhim për të shitur dhe nuk dalin me mall në treg. Me tepër se 60 % e familjeve në zonat rurale kanë nën pronësi më pak se 0.8 ha tokë bujqësore secila. Shqipëria humbet nga erozioni çdo vit rreth 60 milionë tonë tokë, e cila shkon në det pasi përmbyt fshatra, mbush rezervuarët dhe veprat e tjera ujitëse, shkurton jetën e hidrocentraleve dhe bën shpesh të pakalueshme rrugët malore. Procesi i degradimit të pyjeve malore të vendit tonë është tepër kompleks. Të gjithë janë të prirur të kërkojnë mbrojtje nga erozioni, pasi shohin pasojat dhe dëmet e tij. Por erozioni është më i lehtë të parandalohet dhe i vështirë të kurohet. Kjo kërkon bashkëpunim dhe përpjekje nga ana e shumë specialistëve të fushave të ndryshme, me pjesëmarrjen e komuniteteve që e mbështesin jetën në këto pyje malore, si në nivel lagjeje, fshati apo pellgu ujëmbledhës. Aktualisht, rreth 44.5% e sipërfaqes së pyjeve dhe të kullotave (ose rreth 750 mijë ha) është transferuar nën pronësi të njësive të qeverisjes vendore; në përgjithësi, këto sipërfaqe janë në gjendje të degraduara, me përjashtim të ngastrave pyjore që mbrohen nga fshati/familjet, si përdorues tradicionalë në shumë zona të Shqipërisë. Për të realizuar zhvillim të qëndrueshëm të zonave malore, për të shmangur degradimin e mëtejshëm të natyrës dhe për të frenuar e parandaluar fenomenin shkatërrues të erozionit është e domosdoshme, që në hartimin e politikave për zhvillimin e ekosistemeve malore, të mbahen në konsideratë disa parime që harmonizojnë jetën e malësorëve me natyrën ku ata jetojnë. Është kjo arsyeja pse qeveria e Shqipërisë është duke i dhënë përparësi të lartë adresimit të këtyre problemeve nëpërmjet Projektit të ri për Shërbimet Mjedisore (PMSH). PSHM-ja do të ketë tre komponentë kryesorë: mbështetje për përgatitjen dhe zbatimin e skemës së granteve IPARD-like të masave agro-mjedisore; pagesa për shërbimet mjedisore; mbështetje dhe monitorim institucional dhe zbatues.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Projekti ka si objektiv që të mbështesë praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës, me qëllim reduktimin e degradimit të saj dhe rritjen e të ardhurave për komunitetet në zonat e synuara të projektit, të cilat janë kryesisht në zonat rurale të prekura nga erozioni. Projekti, përmes granteve mbështetëse për fermerët ruralë dhe komunitetet lokale, do t’i ndihmojë ata në gjenerimin e të ardhurave, për të zbatuar, përmirësuar dhe për të bërë më të qëndrueshëm, në lidhje me praktikat e menaxhimit të tokës, por në të njëjtën kohë, do të rrisë kapacitetet e tyre, për të qenë në gjendje në të ardhmen që të thithin fondet e zhvillimit rural dhe agro-mjedisor të BE-së. Për këtë, hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm është komponenti i projektit që bën fjalë për ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të komunave dhe Shoqatave të Përdoruesve të PK-ve Komunale në Shqipëri. Nëpërmjet komponentëve 1 dhe 2, projekti do të mbështesë komunitetet e varfra rurale malore dhe do të ndihmojë në adresimin e të dy niveleve aktualisht të larta të varfërisë, por në të njëjtën kohë, do të ndihmojë në mbështetjen e përbashkët për zhvillim. Do të mbështeten fermerët dhe komunitetet rurale përmes futjes së pagesave për testimin e shërbimeve mjedisore, me mundësi të bashkëpërfitimeve, si mekanizëm të rishpërndarjes së të ardhurave dhe të financimeve për ofrimin e shërbimeve në agro-mjedis përmes granteve. Grantet do të synojnë mbështetjen e aktiviteteve, si ripyllëzimet, përmirësimet e pyjeve dhe mbrojtjen e tyre. Plot 25% e fondeve do të caktohen për investime në kontrollin e erozionit, përfshirë ndërtimin e veprave të ujit për blegtorinë dhe 15% për aktivitetet e përpunimit, përfshirë produktet pyjore jodrusore dhe produktet bujqësore. Fillimisht, shteti duhet të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet që kanë banorët e zonave malore për pyjet dhe kullotat. Kjo, ndër të tjera, krijon edhe mundësinë që, duke shmangur shkatërrimin nga përdorimi spontan, kjo pasuri të përdoret pa e degraduar.

Filozofia e politikave për zhvillimin pyjeve malore në të ardhmen, është që të verë komunitetet rurale në rolin e drejtuesit, për vendimmarrjen në menaxhimin e pasurive natyrore. Kjo kërkon një metodë të integruar të menaxhimit të shpateve malore dhe të pellgjeve ujëmbledhëse dhe duhet të përfshijë tre llojet kryesore të përdorimit të tokës: tokën bujqësore, tokën pyjore dhe atë të kullotave. Këto politika synojnë rritjen e prodhimtarisë së tokës bujqësore dhe krijimin e mundësive për gjenerim të ardhurash, si nxitëse për përdorimin e mirë të pasurive natyrore. Një tjetër parim i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë nga politikëbërësit është njohja e të mirave dhe e shërbimeve publike të rëndësishme që sigurohen nga popullsia shqiptare që jeton në zonat malore. Popullsive rurale të varfra, aktualisht nuk u njihen dhe nuk shpërblehen për shërbimet mjedisore të rëndësishme që i japin shoqërisë shqiptare. Ruajtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i pasurive bazë natyrore, siç janë pyjet, tokat dhe uji, është padyshim mënyra më ekonomike për të mbështetur dhe mirëmbajtur infrastrukturën më të rëndësishme, si sistemet e ujitjes, rrugët dhe digat. Ndoshta, nga pikëpamja ekonomike, ka kosto më e ulët të paguhen malësorët për mirëmbajtjen e pyjeve sesa këto parà të shpenzohen për të pastruar, herë pas here kanalet ujitëse e kulluese, rrugët apo rezervuarët e hidrocentraleve. Aktualisht, ka një kërkesë të lartë për forcimin e sigurimit të pronësisë nga komunat dhe përdoruesit pjesëmarrës në Projektin e Pyjeve, të cilët kanë filluar të shohin rezultate të prekshme në shumë sipërfaqe pyjore të mbrojtura në mjaft zona të Shqipërisë, që gradualisht ndikojnë në shtimin e të ardhurave të drejtpërdrejta nga pyjet.

Është koha që Ministria e Pushtetit Lokal, e cila po harton Ligjin për Decentralizimin, ku parashikohet edhe kalimi i pyjeve në pronësi të komunës, të bashkëpunojë më mirë me Ministrinë e Mjedisit dhe Drejtorinë e Pyjeve, për të realizuar atë që parashikohet në ligj dhe për të rritur sigurinë e pronësisë nëpërmjet një dokumentacioni më të mirë të të drejtave të përdoruesve, si dhe regjistrimin e të gjitha pronave te ZRRPP-të. Shpresojmë që Ligji i ri i Pyjeve të përfshijë dispozita për pagesat për shërbimet mjedisore. Gjithashtu, PSHM-ja do të mbështesë ngritjen e administratave lokale e kombëtare në sektorin e pyjeve dhe do të zbatojë regjistrimin e të drejtave të pronësisë për pyjet dhe kullotat komunale. Një nxitje ose një pjesëmarrje konkurruese, përveç kritereve që përmendëm më sipër, do të ishte edhe buxheti i planifikuar për treguesit te komponentët e projektit. Sa komuna marrin pjesë nga viti i parë deri në të katërtin? Sa është buxheti i detajuar për hartimin e planeve të menaxhimit për komunat e reja? Sa është paketa për mbështetjet? Për sa vjet zgjat ajo për secilin komponent? Të gjithë këta janë tregues që PSHM-ja duhet t’i bëjë të qartë për aplikuesit, që në këtë rast janë komunat dhe shoqatat, si dhe për zbatuesit, që janë komunitetet lokale.

Previous Post

1950/ Letra e fratit, zbulohet libri i 250 vjetëve më parë, e dëshmon Ahmet Zogun të krishterë

Next Post

Dikush me shami mbulon vetëm kokën, kurse dikush e ka të mbuluar trurin edhe pse nuk bart shami

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dikush me shami mbulon vetëm kokën, kurse dikush e ka të mbuluar trurin edhe pse nuk bart shami

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.