• Latest
  • Trending
  • All

Dikush me shami mbulon vetëm kokën, kurse dikush e ka të mbuluar trurin edhe pse nuk bart shami

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Dikush me shami mbulon vetëm kokën, kurse dikush e ka të mbuluar trurin edhe pse nuk bart shami

17/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Edhe ky vit shkollor, 2014/15, filloi si çdo tjetër pa ndonjë ndryshim të madh. Kur kemi të bëjmë me përparimin dhe progresin, pothuajse asgjë nuk ka lëvizur për mos me thënë se disa gjëra kanë ecur mbrapsht. Problemet e grumbulluara prej vitesh vazhdojnë të jenë po ato, madje siç duket këtë vit kemi probleme edhe më të mëdha.

Varfëria e skamja janë shtuar, kriza politike është thelluar, problemet sociale janë rritur. Pothuajse asgjë pozitive nuk dëgjon në vendin tonë, përveçse ofshamave dhe mallkimeve në çdo cep e rrugë. Në skenë ka dal edhe një element i cili nuk ka qenë më herët, apo pa ka qenë por me intensitet më të vogël. Fjala është për luftën e hapur kundër Islamit dhe myslimanëve. Luftë kjo speciale e ushqyer dhe fryrë nga disa neo-komunistë e laikë fanatikë të cilët assesi nuk mund ta pranojnë se në demokraci feja duhet të zhvillohet krahas ideologjive tjera dhe të ketë rolin e saj të plotë të veprimit proaktiv në shoqëri.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ata që dikur ishin mësuar me parullën “druze Tito mi ti se kunemo” nuk po mund të lirohen akoma nga të konsideruarit e religjionit si fenomen shoqëror që duhet margjinalizuar, pikërisht ashtu siç na e mësonin vet dikur në marksizëm-leninizëm. Andaj, që sa kohë Kosova është bllokuar në të gjitha aspektet për shkak të ngërçit politik, kurse nuk flitet për asgjë tjetër përveç “radikalizmit” e “ekstremizmit”, sikur të ishim ne vatër e konfliktit e jo Lindja e Mesme.

Jam i vetëdijshëm se ky problem tashmë po i preokupon shumë nga vendet e Evropës, por natyrisht ky nuk është problemi kyç siç po mundohen ta bëjnë neo-komunistët tek ne. Ndaj, për të larguar vëmendjen nga problemet reale, qeveritë tona njëra pas tjetrës e kanë ngre këtë problem në agjendë dhe kanë lënë anash të gjitha problemet tjera reale me të cilat ballafaqohet vendi. Vërtetë ndjehem shumë mirë kur po shoh se masa e gjerë i kuptuar shumë mirë këto “lojëra” dhe tentativa politike të cilat janë tejet tendencioze. Nuk ka asnjë vend në botë që nuk ka hair dhe sherr, njerëz të mirë dhe të këqij, ndaj Kosova nuk mund të jetë ndryshe nga tërë bota.

Se nuk ka rrezik nga “ekstremizmi islamik” në vendin tonë, kjo tashmë është shumë e qartë për secilin qytetar të Kosovës. Madje këtë fakt të mirënjohur e ka pranuar dhe vërtetuar edhe njeriu më përgjegjës për sigurinë e Kosovës, komandanti i KFOR-it, i cili pak para se të largohej u shpreh qartazi se Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi. Dhe, imagjino tash kujt po i shesim mend ne, “tute arushën me shoshë”, i thotë populli kësaj pune.

Sido që të jetë shpresoj dhe lutem që kjo situatë të kalojë, e njerëzit, në veçanti pushtetarët tanë të ndihmuar nga organet e drejtësisë të merren me problemet tjera të shumta të cilat paraqesin rrezik serioz për vendin tonë.

Nga ana tjetër, muajin shtator, respektivisht fillimin e këtij viti shumë nxënës dhe familjarë e kanë pritur me shumë qejf, jo vetëm se po fillon viti i ri shkollor dhe nxënësit do t’i mësyjnë serish bankat shkollore për të zënë dituri të reja, por për faktin se zyrtarë qeveritarë – bile edhe vet kryeministri – patën premtuar se ky shtator do të jetë më ndryshe.

Gjatë gjithë fushatës ata tërthorazi u sinjalizonin një pjesë të madhe të rinisë se problemet që i kanë pasur nuk do t’i kenë më, respektivisht vajzat e mbuluara nuk do të përballën më me udhëzimin ndalues të shamive të tyre. Së këndejmi çështja e shamisë do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë.

Kjo dukej akoma më serioze duke pasur në konsideratë faktin se edhe vet ministri i Arsimit i patë kërkuar sqarim BIK-ut rreth asaj se shamia a është simbol apo obligim fetar. Për më tepër, udhëzimi famëkeq administrativ që mbulesën e kokës e vë në një nivel më mos-disiplinën, dhunën, përdorimin e armeve të ftohta në shkollë, ishte shfuqizuar pak para fushatës elektorale. Megjithatë, sikur shumë vendime e udhëzime tjera kur janë në pyetje myslimanët, marrëveshjet mbeten ngjyrë në letër. E, kjo si duket u dha hapësirë hienave të vjetra që serish me avazin e mykur të vërsulen në media e portale se ne nuk duam shami turke e arabe.

Athua vallë qindra miliona indoneziane, malajziane, indiane, angleze, gjermane, franceze e amerikane çfarë kanë lidhje me Turqinë dhe Arabinë. Sa për të qeshur është me trurin e disave që e kanë të mbuluar dhe nuk mendojnë me të, ani pse nuk bartin shami. Shamia mbulon vetëm kokën nga jashtë, por jo edhe trurin nga brenda. Shamia është obligim dhe princip fetar që nuk pranon kompromis. Ajo është identitet ndërkombëtar, përtej-nacional dhe përtej-kontinental. Andaj, nuk ka shami arabe e turke, por shami islame, sepse as turket e as arabet nuk bartin shami për shkak të kombit apo nacionalizmit, por për shkak të bindjeve fetare.

Ekzistojnë miliona arabe që nuk bartin shami, sikur që ekzistojnë miliona turke pa shami. Por, në anën tjetër ekzistojnë miliona femra tjera në Evropë, Amerikë e gjetiu që bartin shami. Islami është fe e Zotit, kush do e pranon dhe praktikon, e kush nuk do nuk e praktikon, por ama le të civilizohemi njëherë në jetën tonë e të mos spekulojmë e shpifim se shamitë e vajzave tona janë arabe dhe turke, e jo shqiptare.

Shamia është shami, ajo është mbulimi i kokës dhe qafës të cilën e kanë bartur me krenari gjyshet dhe nënat tona brez pas brezi dhe këtë po e bëjnë vajzat tona sot, asgjë më shumë. Askush nuk po thërret për të kundërshtuar dhe luftuar traditat tona. Përkundrazi, myslimanët janë mu ata që po insistojnë të ruajnë traditën tonë shekullore. Por, duhet të jemi të qartë se shamia, çfarëdo ngjyre apo forme qoftë, në veçanti dhe islami në përgjithësi po ju pengon disave në këtë vend. Edhe lakuriqësia dhe amoraliteti nuk kanë qenë traditë e ilirëve, as shqiptarëve të asnjë periudhe, e aq më pak e të parëve tanë, por askush nuk e ngreh kokën e të flasë kundër lakuriqësisë, sepse të korruptuarve ua ka qejfi t’i shohin vajzat gjysmë lakuriqë e t’i ushqejnë sytë e tyre, qoftë edhe në pleqëri. Veshja e sodit më së paku përkon me kulturën dhe traditën tonë kombëtare, qoftë edhe gjatë periudhës pagane parahistorike.

Sido që të jetë, vajzat ia mësynë shkollave, por u penguan nga “drejtorë” të shumë shkollave, si në kohën e drejtorëve të dhunshëm, me çka rezultoi që ato ta humbin vitin. D.m.th të mbesin pa dije, sepse thjesht qeveritarët nuk e mbajtën premtimin e dhënë. Qeveria nuk u interesua për to, pra kjo është dhurata dhe kontributi i radhës së këtij pushteti që “aq shumë të mira” na solli tash e sa mandate me radhë.

Zoti e drejtoftë këtë pushtet, në veçanti të parët tanë, e na i sjelltë në pushtet ata që mendojnë dhe punojnë më shumë dhe më mirë për popullin. Amin.

Previous Post

Projekti i ri për Shërbimet Mjedisore

Next Post

2 Prilli 1991 dhe 21 Janari 2011, dy krime-masakra shtetërore të pazbardhura

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

2 Prilli 1991 dhe 21 Janari 2011, dy krime-masakra shtetërore të pazbardhura

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.