• Latest
  • Trending
  • All

Popujt e imagjinuar

25/09/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Popujt e imagjinuar

25/09/2018
in Opinion

Daut Dauti

Maria Todorova, në veprën e saj ‘Imagining the Balkans’, ka shpjeguar formësimin dhe rolin e paradokseve, perceptimeve, hamendjeve dhe mënyrën se si në Evropën Perëndimore është krijuar imazhi negativ për Ballkanin dhe banorët e këtij rajoni evropian në të kaluarën. Nga kontributet e mëtejme të kompetentëve të kësaj fushe, siç janë Christopher Montague Woodhouse, Alex Hammond, Milica Bakić – Hayden, Elli Skopetea, Eugen Michaell dhe disa të tjerë, shohim se Ballkani në të kaluarën nga Perëndimi është shikuar në mënyrë poshtëruese. Madje, në disa qarqe, ky rajon ende shikohet me sy nënçmues.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Gjatë shekullit XIX Ballkani u bë sinonim për një ‘Evropë tjetër’ apo për Lindjen. Debatet në lidhje me ngjashmërinë apo dallimet në mes Ballkanit (ballkanizmit) dhe Lindjes (orientalizmit) që janë iniciuar nga Maria Todorova dhe Edward Saidi, ende vazhdojnë të jenë aktuale në botën akademike. Përfaqësuesit e të dy taborëve janë pajtuar plotësisht se Ballkani në Evropë ka prodhuar një ndarje në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Kjo ndarje është e vjetër aq sa është edhe vetë historia.

Ndarja ka filluar me Greqinë antike, e cila botën e ndante në pjesën e civilizuar (në të cilën bënte pjesë ajo) dhe në atë barbare (të jocivilizuar). Barbarët ishin në veri ose në pjesën e sotme të Evropës Perëndimore, kurse në Lindje, sipas tyre, jetonte një popull gjysmë i civilizuar që ishin persianët.

Ndarja u thellua edhe më shumë gjatë Perandorisë Romake kur Diokleciani (244-312 para erës sonë) e vuri kufirin administrativ në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Më vonë, ky kufi shënoi ndarjen në mes të Romës dhe Bizantit apo shënoi ndarjen në mes të krishterimit romak (katolicizmit) dhe atij bizantin (ortodoksisë). Më pas kjo ndarje shënoi kufirin në mes krishterimit dhe islamit. Vija e ndarjes kalonte përmes rajonit ballkanik që më vonë u njohë me emrin Albania apo territori shqiptar.

Në të gjitha rastet, ndarja ishte bazuar në arsyet kulturore, politike dhe religjioze. Në Perëndim, Lindja, gjegjësisht Bizanti deri më 1453, dhe pastaj edhe Perandoria Otomane, konsideroheshin si civilizime inferiore. Ndarja u thellua edhe më shumë pas rënies së Bizantit që shënoi rritjen e fuqisë otomane. Në realitet, Bizanti gjatë tërë kohës ka qenë superior ndaj Perëndimit. E tillë ishte edhe Perandoria Otomane deri në fillim të shekullit XVIII.

Evropa Perëndimore në krahasim me Perandorinë Bizantine dhe atë Otomane ka qenë një trevë e prapambetur. Por, duke e ditur fuqinë e këtyre dy perandorive dhe duke dashur ta ruante rendin ekzistues shoqëror, prodhonte imazhe të rrejshme për Lindjen me qëllim që ta mbronte veten nga këto dy kultura sipërore.

Karikatura e një personi të Lindjes shënonte një njeri të shëmtuar, të ashpër në sjellje, të pakulturuar dhe të etur për vrasje të paarsyeshme. Madje, u krijua termi bizantin që ishte sinonim për të treguar vrazhdësinë dhe joefikasitetin e organizimit të politisë së shtetit të Bizantit. Ky imazh u bë edhe më negativ për otomanët kur ata e zëvendësuan Bizantin.

Shtetet evropiane që ishin më afër otomanëve frikoheshin më shumë, prandaj prodhonin imazhe më të egra. Ato që ishin më larg, siç ishte Franca, tregoheshin më të matura, kurse në Britani, ku otomanët konsideroheshin aleatë, në masë të madhe mungonin këto imazhe të këqija, të cilat në realitet ishin fiktive dhe si të tilla – të rrejshme.

Në Rusi, imazhi i një otomani vazhdoi të egërsohet edhe më shumë kur ky shtet u forcua në shekullin XIX dhe kur filloi ta shtrinte politikën pansllaviste duke okupuar territore otomane. Në këtë kohë u shumuan edhe shtypshkronjat dhe kjo u ndihmoi gazetave ruse që të prodhonin vizatime të ‘turkut gjakpirës’, i cili ‘dhunonte’ vajza të reja dhe i ‘therte’ fëmijët e vegjël për t’ua marrë organet e brendshme, kurse banorët e tjerë, gra dhe pleq, po ashtu të pafajshëm dhe gjithmonë të krishterë, i ngulte në hunj.

Gjatë shekullit XIX Evropa Perëndimore nuk kishte informata për pjesën që filloi ta quante Ballkan dhe e cila ishte e largët për të. Prandaj, në shumicën e rasteve pamjet e një ballkanasi ishin të imagjinuara me ngjyra jashtëzakonisht të errëta. Për shembull Rumania ishte vendi i vampirëve, ku jetonte kryelugati Drakulla. Greqia pas pavarësisë (1830) i dëshpëroi filohelenët pasi që grekët nuk dolën edhe aq antik sikur që ishin imagjinuar në kokat e perëndimorëve. Prandaj, grekët filluan të cilësohen si njerëz primitivë, të pabesë dhe të pandjenja për të kaluarën, njerëz që ishin në gjendje t’i shisnin të gjitha shtyllat e Akropolisit për një cigare duhan. Malazezët i piqnin fëmijët dhe pinin gjak njeriu. Bullgarët ishin cuba dhe plaçkitnin njerëzit me një shpejtësi rrufeje dhe vrisnin pa ndonjë hamendje. Serbët ishin të pistë dhe nuk merreshin me punë tjetër pos me atë të kultivimit të derrave. Kur Hëna ishte e plotë, ata ulërinin si ujqit. Kështu shiheshin serbët në Britani të Madhe deri në vitin 1914, kur ata hynë në aleancë ushtarake me këtë shtet. Imazhi i tyre u përmirësua dukshëm dhe brenda natës serbët, nga kultivues të derrave, u shndërruan në poetë dhe adhurues të artit.

Për çudi, i vetmi popull ballkanik që nuk perceptohej negativisht në Evropën Perëndimore, sidomos në Britani të Madhe, ishin shqiptarët. Madje, shqiptarët në literaturën e udhëpërshkruesve britanikë portretizoheshin si heronj dhe të egër në luftë për mbrojtjen e Perandorisë Otomane, aleatit të Britanisë së Madhe. Shqipëria, por në disa raste edhe Mali i Zi ishin të vetmet vende të Evropës ku shkrimtarët e stilit gotik gjenin stimulim të fuqishëm për imagjinatën e tyre të cilën e nxirrnin në letër. Në sytë e këtyre shkrimtarëve, Shqipëria ishte Evropa e së kaluarës.

Lordi Byron i printe përhapjes së pamjes heroike të shqiptarit në Evropë. Pamja, në fakt, ishte e stërmadhuar dhe idilike, pasi që Byroni kishte rënë në dashuri me shqiptarët dhe Shqipërinë. Megjithatë, Byroni mund të merret edhe si mbret i imagjinatës së gotikëve. Në Gjenevë, ishte Byroni ai që e inspiroi Mary Shelleyin ta shkruante ‘Frankensteinin’. Sidoqoftë, këto ishin pamjet e krijuara për popujt që ishin bërë sipas nevojës që diktonin interesat shtetërore, mungesa e informatave apo imagjinata dhe dashuria në rastin e shqiptarëve. Në të gjitha rastet pamjet ndërtoheshin mbi baza të gabuara.

Siç shihet, ndarja e Evropës në Lindje dhe Perëndim, siç e dimë sot, është një invencion i palogjikshëm që u krijua në shekullin XVIII në qendrat e pushtetit të Evropës Qendrore dhe Lindore, por që është përkrahur edhe nga disa njerëz të lapsit në Evropën perëndimore. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX imazhi i Lindorit (zakonisht mysliman) më nuk ishte agresiv dhe i shëmtuar, por vendi ku jetonte ai paraqitej si i pazhvilluar ekonomikisht dhe në të cilin jetohej pa institucione demokratike të cilat në këtë kohë u stabilizuan në Perëndim. Pra, pamja fizike e Lindorit u zbut, por klishetë mbetën për vendet e tyre të pazhvilluara dhe kulturat e ulëta.

Fragmente të këtyre klisheve kanë mbetur edhe sot në Evropë me një tendencë të fuqizimit sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shumë filozof evropianë bëjnë me dije për këtë mbetje dhe për rrezikun që shkaktojnë ato. Slavoj Zhizhek ka shpjeguar se paragjykimet për Ballkanin dhe Lindjen ende ekzistojnë në kokat e disave në Perëndim. Sipas tij ‘këtu kemi të bëjmë me një kartografi imagjinare, e cila e projekton antagonizmin ideologjik në territor real njësoj sikur simptomat histerike të ndonjë projekti të Frojdit që barten në një trup apo hartë të një anatomie të imagjinuar’. Sipas Zhizhekut në këtë konstalacion Lindja apo Ballkani janë ‘diçka tjetër’ dhe kjo bëhet për të vënë në dukje se ky territor është despotik, barbar, i krishterë ortodoks, islamik dhe i korruptuar në relacion me vlerat e vërteta të botës perëndimore e cila paraqitet si e civilizuar, demokratike dhe e krishterë.

Këto ndarje fiktive, dhe si të tilla të pavërteta dhe të panevojshme, kanë shkaktuar probleme të mëdha gjatë historisë. Në Evropën perëndimore kjo ndarje mbolli një frikë të paarsyeshme, e cila u zbraz në mënyrë agresive dhe primitive me rastin e kryqëzatave.

Evropianët, rrugës për Jerusalem, kur mbërrin në territorin bizantin u befasuan kur hasën në një civilizim të një niveli të lartë. Ata, kur panë Konstantinopojën, nuk ishin në gjendje ta kuptonin nivelin e lartë që kishte arritur shoqëria bizantine në zhvillimin e artit dhe në vendosjen e rendit shoqëror, juridik dhe politik. Nga xhelozia, por edhe të shtyrë nga niveli i tyre primitive, e plaçkitën dy herë Konstantinopojën dhe e dogjën deri në themel. Pastaj, rrugës për në Jerusalem, vazhduan me shkatërrime të kulturës islamike.

Rasti i Aleksandrit të Madh e dëshmon të kundërtën. Edhe ai ishte edukuar në një frymë që impononte ndarja në popuj të civilizuar (helenët) dhe gjysmë të civilizuar (persianët). Kjo frymë në realitet ishte antipersiane sikur ajo në të cilën edukoheshin evropianët e mëvonshëm nën propagandën antibizantine dhe antiislamike. Por, Aleksandri i Madh kishte fat, po ashtu të madh, që e pati për mësues Aristotelin, cili në mësimet e tij nuk e tepronte me urrejtjen ndaj të tjerëve, sado të ndryshëm që mund të ishin ata. Aleksandri, nga mësuesi i tij, e dinte fuqinë e Persisë dhe sa ishte i ri dëshira e tij e vetme ishte që të bëhej si Dario, mbreti i Persisë.

Previous Post

Presidentja kroate ia kujton Thaçit parimin e Badinterit për kufijtë e ish-Jugosllavisë

Next Post

Át Zef Pllumi: mendimtari i lirë dhe Shqipëria e burgosur

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Át Zef Pllumi: mendimtari i lirë dhe Shqipëria e burgosur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.