• Latest
  • Trending
  • All

Partia Socialiste 23 vjet pas ripagëzimit – po çfarë përmban një emër?

03/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 14 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Partia Socialiste 23 vjet pas ripagëzimit – po çfarë përmban një emër?

03/05/2016
in Opinion

Nga kongresi i IX i PPSH-së në 12 qershor 1991 tek i dytë i PS në 1996. Ndarja e PS dhe themelimi i LSI në 2004, dorëheqja e Fatos Nanos dhe zgjedhja e mundimshme e Ramës në krye të partisë. Tetë vitet në opozitë dhe spastrimi i PS nga nanoistët. Historia 23 vjecare e Partisë Socialiste

Sot, më 12 qershor 2014 Partia Socialiste e Shqipërisë feston 23 vjetorin e saj. Për shumicën e socialistëve 12 qershori është dita e themelimit të partisë së tyre, për të tjerë ajo është ditë kthese apo reformimi por kurrsesi themilimi. Fakti historik është që më 12 qershor 1991, Kongresi i 10-të i Partisë së Punës së Shqipërisë vendosi ndryshimin e emrit të partisë në Partia Socialiste e Shqipërisë. Kongresi gjithashtu ndryshoi statusin dhe programin e Partisë së Punës, tashmë Partisë Socialiste, duke e përshtatur me kushtet e reja të pluralizmit politik në të cilat kjo parti do të zhvilonte tashmë aktivitetin e saj. Por përtej këtyre ndryshimeve, nuk pati dyshim as për pjesëmarrësit e atij kongresi dhe as për qindramijra anëtarë të thjeshtë të PPSH-së se Partia Socialiste qe pa asnjë mëdyshje vazhduese e partisë së tyre 50-vjeçare.
Kongresi, me përjashtim të disa rasteve të izoluara, nuk dënoi dhe nuk synoi asnjë distancim nga PPSH dhe e shkuara e saj 50 vjecare. Për komunistët shqiptarë, më shumë se idenditet ideologjik dhe filozofik, partia për ta ishte trashëgimia historike, politike dhe ekonomike. Partia për ta ishin udhëheqësit historikë dhe aktualë dhe veprimet e tyre. Partia ishte një klasë apo më mirë një klan i tërë politik i ngjizur dhe i mbajtur me lidhje të shumta brënda vetes. Kongresi i vitit 1991 nuk e cënoi këtë pjesë të partisë dhe garantoi vazhdimësinë, më kushte të reja, të kësaj trashëgimie historike. Ky fakt i dha Partisë së re Socialiste elektoratin dhe mbështetjen popullore mes anëtarëve, pasuesve dhe mbështetësve të PPSH-së. Ky elektorat ka mbetur i qëndrueshëm edhe sot pas 23 vjetësh me gjithë evolimin e tij te natyrshem. Për 23 vite, kjo parti pësoi ndryshime të rëndësishme. Procesi i ndryshimit është shoqëruar me një luftë të ashpër për pushtet ndërmjet udhëheqësve të kësaj partie. Te bindur të besnikërinë e elektoratit, ata kanë zhvilluar një luftë të ashpër mes tyre për pushtet. Kjo luftë e kulmon pikërisht në vitin 2004 kur PS-së iu shkëputen një pjesë e rëndësishme e drejtuesve të saj bashkë me mbështetësit brenda partisë. Themelimi i LSI-së është një pikë e rëndësishme në historinë e kësaj partie, e cila ndikoi fort në zhvillimet politike në Shqipëri.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Më poshtw publikohet e përmbledhur historia e Partisë Socilaiste, prej momentit kur ata e quajnë themelim, pra 12 qershori 1991 e deri sot kur në krye të kësaj partie është Edi Rama, i cili në zhvillimet e dhjetorit 90, konsiderohej si radikal i djathtë.
Nga PKSH në PPH deri tek PS, historia e ndryshimit të emrit
PPSHPas rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, Partia e Punës së Shqipërisë, nisi reformimin. Në qershor të vitit 1991, u mbajt kongresi i dhjetë i kësaj partie. Në datën 10 deri më 12 qershor, u zhvilluan seancat e kongresit të PPSH, në të cilat vendimi më i rëndësishëm ishte edhe ndryshimi i emrit të partisë nga PPSH në Partia Socilaiste e Shqipërisë.
Një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes së PPSH, përfshirë edhe Ramiz Alinë, ishte e mendimit se nuk ishte e nevojshme të ndryshohej emri. Por për të rinjtë që do ta drejtonin këtë parti ndryshimi i emrit konsiderohej pjesë e rëndësishme e ndryshimit të imazhit. Konsiderohej i domosdoshëm një tjetër emër për këtë parti, me qëllim që të largohej vëmendja nga trashëgimia komuniste e saj. Por ajo çfarë po tentohej ishte vetëm riemërtimi i PPSH, dhe ky nuk ishte i pari riemërtim që i bëhej partisë së themeluar në 8 nëntorin e vitit 1941.

Në vitin 1948, në Kongresin e Parë të PKSH, kryetari Enver Hoxha, propozoi që emri PKSH të kthehej në Partia e Punës së Shqipërisë. Propozimi vinte nga Stalini, kreu i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1). Kongresi i parë i PKSH u mblodh më 8 nëntor 1948, shtatë vjet pas themelimit të PKSH. Në këtë kongres një ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe ndryshimi i statutit të partisë. Në rrethana të caktuara politike Enver Hoxha vendosi të ndryshojë emrin e Partisë Komuniste Shqiptare, pikërisht në atë kongres të parë, kur dhe po demaskohej grupi armiqësor i Koçi Xoxes. Në raportin e mbajtur në kongres, Sekretari i Parë i KQ të PKSH, Enver Hoxha, deklaroi: “Kongresi i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, vendosi ndryshimin emrit të partisë nga Partia Komuniste e Shqipërisë në Partia e Punës së Shqipërisë. Ky ndryshim i emrit lidhet me përbërjen shoqërore të vendit e të partisë dhe nuk cenon karakterin dhe qëllimin e saj”. Në Shqipëri shumicën e popullsisë, rreth 80% e përbënte fshatarësia. Kjo pasqyrohej edhe në parti, ku shumica e anëtarësisë përbehej nga fshatarësia. PPSH do të jetë Partia Komuniste në vazhdim. Në librin e Enver Hoxhës, “Me Stalinin”, bëhet fjalë për momentin kur Enver Hoxha në takim me Stalinin në Moskë flasin për ndryshimin e emrit të partisë nga Komuniste Shqiptare në PPSH. Në atë takim ishte folur edhe për legalizimin e partisë, pasi PKSH që prej themelimit të saj konsiderohej parti në ilegalitet, edhe pse kishin kaluar katër vjet qysh kur kjo parti kishte ardhur në pushtet, pas çlirimit të vendit më 1944.
“Më 14 korrik arrita në Moskë në krye të delegacionit të parë zyrtar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste Shqiptare për një vizitë miqësore në Bashkimin Sovjetik”. Për takimin me Stalinin Enver Hoxha shprehet: ”Veç të tjerash shoku Stalin shfaqi mendimin që partia jonë komuniste, meqenëse përqindja e komunistëve fshatarë në radhët e saj ishte më e madhe, të quhet “Partia e Punës e Shqipërisë”. Sidoqoftë tha ai, unë dhashë një mendim, dhe jeni ju, partia juaj që do të merrni vendimin.
Ne do ta shtrojmë propozimin tuaj në kongresin e parë të partisë që jemi duke përgatitur, dhe kam bindjen se si baza e partisë, ashtu edhe udhëheqja e saj do të gjejnë me vend e do të aprovojnë propozimin tuaj….” (2).

Kongresi i dhjetë i PPSH-së

Në kongresin e dhjetë të PPSH-së, më 12 qershor 1991, 43 vjet pas kongresit të parë të kësaj partie, kur u ndryshua emri nga PKSH, në PPSH, kjo e fundit u riemërtua Partia Socialiste e Shqipërisë. Emri i ri i PPSH-së u përcaktua pikërisht në sallën e kongresit të dhjetë të kësaj partie. Kishte disa versione për emrin e ri të partisë, pasi ishte përjashtuar versioni i vazhdimësisë me të njëjtin emër. Për t’u veçuar është propozimi për ta quajtur Partia e Progresit të Shqipërisë, propozim që garantonte mos-ndryshimin e inicialeve. Emri Partia Socialiste e Shqipërisë ishte diskutuar mjaft gjerë në seancën e debatit, gjithashtu për shkak të inicialeve dhe përmbajtjes, pasi të njëjtin emër kishte edhe Partia Socialiste e Millosheviçit në Serbi. Megjithatë, në fund të debatit emri i ri u vendos dhe u pranua nga të gjithë delegatët e kongresit. A mund ta përkthenin riemërtimin si zëvendësim delegatët e kongresit: “S’ka më PPSH, tani jemi një forcë tjetër politike”.

Pa bërë as pastrimin më të vogël të ndërgjegjes, drejtuesit e rinj të PSSH (të cilët gjithsesi vinin nga radhët e PPSH, por nga nivele më të ulëta se Byroja Politike e KQ), nisën punën për ndryshimin e imazhit të partisë. Po ata nuk kishin bërë një akt minimal, s’kishin kërkuar ndjesë publike për të shkuarën kriminale të partisë së tyre. Pa dyshim, ndryshimi i imazhit kishte filluar që me ndryshimin e emrit dhe të emrave që do të zgjidheshin në forume, apo edhe me emërtimin e vetë forumeve. Emërtimi Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, zëvendësohej me emërtimin kryetar i partisë. Komiteti Qendror i Partisë zëvendësohej me emërtimin Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë. Byroja Politike u zëvendësua me Kryesinë e Partisë dhe të tjera forume i ndryshuan emërtimet e tyre. Kongresi i Dhjetë i PPSH zgjodhi si kryetar të partisë së re Fatos Nanon, të propozuar nga Ramiz Alia. Ndërsa anëtarë të forumeve drejtuese u zgjodhën figura të rëndësishme të PPSH. Në këto forume u zgjodhën edhe një grup intelektualësh, të cilët u vendosën në postet e rëndësishme të partisë, për t’i dhënë asaj një imazh të ri. Por, procesi i zgjedhjeve nuk kaloi pa kundërshtime nga salla, ende komuniste, e Kongresit të Dhjetë të PPSH.

Komiteti organizator i kongresit kishte marrë disa propozime nga rrethet dhe nga salla u propozuan disa emra të tjerë për t’u zgjedhur në KPD. Është një moment për t’u veçuar. Kandidatura e Dritëro Agollit u refuzua nga salla, por me kujdesin e Ramiz Alisë dhe të grupit organizator të këtij kongresi, kandidatura e Agollit u përfshi përsëri dhe, siç pohojnë të gjithë protagonistët e kongresit, veçanërisht ata që u morën me organizimin, kandidatura e Agollit u përfshi në KPD me anë të manipulimit të votave, pasi delegatët nuk e harruan kritikën e ashpër ndaj figurës së Enver Hoxhës. Ky është një moment që dëshmon se ajo sallë kongresi e mbushur nga më shumë se një mijë delegatë nga e gjithë Shqipëria, përbënte edhe frymën e partisë së re. PPSH dhe më tej PS, nuk ishin ndarë aspak nga e shkuara e komuniste. Edhe vetë Agolli e pohon faktin që është zgjedhur me manipulim në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të PS.

Post Views: 149
Tags: edi ramaEnver HoxhaFatos Nanohajdutëtilir metakongresi i IX i PPSH-sëlevizja socialiste per integrimpartia socialistepolitikasoacialesocializmi
Previous Post

Surroi: Arsim Bajrami e Hajredin Kuçi bëjnë lexim partiak të Kushtetutës

Next Post

Fotografia e rrallë e patriotëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Fotografia e rrallë e patriotëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.