• Latest
  • Trending
  • All

Pamundësia e rilindjes së Rinasit…

09/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pamundësia e rilindjes së Rinasit…

09/05/2016
in Opinion

Nga Petrit Kuçana

Ngjan si i pabesueshëm lajmi për heqjen e të drejtës ekskluzive në Aeroportin e Rinasit. Të paktën për emigrantët që e “shijojnë” në çdo udhëtim të tyre kriposjen e çmimeve, ngjan një lajm i rremë, në mos një vrazhdësi që kalon dhe harrohet. Nuk janë vetëm temperaturat thuajse të pazakonta të Londrës që të çojnë të mendosh për pushimet verore, ku Rinasi mbetet kryefjalë e që krejt natyrshëm anashkalohet, me një shikim disa sekondash të çmimet të biletave, duke u zëvendësuar me aeroportet e shteteve fqinjë, që janë të paktën gjashtë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj na kujtoi Rinasin këto ditë. Ishte një vizitë e kryebashkiakut në Londër, që shërbeu si yshtje dhe jo thjesht për përmbajtjen e një lajmi që patjetër do të prodhonte. Ai është takuar më ca arkitektë, dhe sipas lajmit “ka marrë ca ide falas” për zhvillimin e Tiranës.
Të paktën për emigrantët e këtushëm nuk ka ndonjë lajm në këtë mes (për të mos hyrë në komentet e mëtejshme, se sa pjesëmarrës ishin, kush ishin etj etj). Lajm mund të përbëjë fakti se janë të paktën 10 arkitektë shqiptarë në Londër që operojnë me kompanitë më prestigjioze të Londrës, madje njëri prej tyre Përparim Rama ka fituar çmim ndërkombëtar si arkitekti më i mirë… por asnjë prej tyre nuk ishte në atë takim, ku krye bashkiaku Veliaj paska folur për Tiranën.
Sa i ka kushtuar bileta krye bashkiakut Veliaj?
Nuk dihet se cili do të jetë justifikimi për këto çmime të tmerrshme të Rinasit (gjithkush mund të shohë në internet që çmimi për një biletë Londër-Rinas barazohet më një biletë Londër New York) pasi deri më tani mallkonin me të parë e të fundit Fatos Nanon për koncesionin e dhënë nga qeveria e tij, e madje llogariteshin edhe vitet e mbetura, për t’u çliruar, për t’u bërë të paktën si rajoni. Cili vend i rajonit ka më shumë “emigrantë” sesa Shqipëria?
Çfarë do të ndodhte nëse z.Veliaj të “hiqte njollën e turpit” si kryebashkiaku i kryeqytetit me çmimet më të shtrenjta do të vazhdonte negociatat me kompanitë lowcost?
Minimumi nuk do të kishte pd-ist , berishist, , ballist, zogist, socialist apo rilindas që nuk do t’i thoshte “bravo” (duke huazuar një term Tirons). Thua të jenë vetëm emigrantët që nuk i kuptojnë këto vizita të krye bashkiakut? Cili rilindas nuk do të mërzitet kur ulet të presë biletën për në kryeqytetin e dashur? U thanë ca lajme që është dhënë përsëri me koncesion deri më 2027 pa të drejtë ekskluzive. Lajm? Çfarë realisht do të thotë ky lajm? Ulen gjë biletat?…
Nuk do të duhet të shkojmë në Greqi, Turqi apo Kroaci për të parë fqinjët me fushatat e tyre për marrjen e turistëve anglezë. (A ka njeri t’i thotë kryebashkiakut që çmimi i një bilete Tiranë-Rinas është i baras vlefshëm me të paktën një jave pushime (çift) në Turqi të gjitha të përfshira, biletë, hotel dhe mëngjes). Po futu njëherë ne internet dreqi e mori.
I ramë shumë në qafë kryebashkiakut? Epo të paktën si mjeshtër i PR-it të bënte një përpjekje qoftë edhe nga ato që përbëjnë vërtet lajm…qoftë edhe për të justifikuar vizitat në Londër. Imagjinoni nëse Z.Veliaj do i paguante biletat nga xhepi i vet, jo instalacion që nuk do t’i shkonte në mend, por me biçikletë do të nisej drejt Malit të Zi, ose drejt Maqedonisë që t’i pyesë homologët e tij, se si ja kanë arritur që t’i kenë biletat aq të lira dhe të kenë jo një por dy aeroporte.
Ndoshta do të ndjehej i turpëruar që bie fala Mali i Zi që ka gjysmën e banorëve të Tiranës ka në funksionim dy aeroporte. Do të turpërohej kur të shikonte se gjatë muajve të verës aty zbarkojnë emigrantët shqiptarë, e nëse do të denjonte të pyeste tek kompanitë që japin makina me qera, do të kuptonte se pa shqiptarë ato nuk mund të mbijetonin.
Mbase nuk do të çuditej se pse përveç Podgoricës ata e hapin edhe aeroportin e Tivarit. Të njëjtën gjë do të shikonte edhe në Shkup e nëse nuk do të përtonte do të pyeste se si funksionon aeroporti i Ohrit dhe do të mësonte për “furnizuesit” me të ardhura në këto shtete dhe krejt natyrshëm nuk do t’i shkonte ndërmend për instilacionin “Reja” nga ata më ekstravagantet që t’i merrte nga Londra, por do të kapte nga kollarja ministra e zv-ministra e çdo zyrtar përgjegjës që kapardiset me taksat e shqiptarëve, derisa të arrinte të kthente Rinasin në normalitet, së paku si vendet fqinjë.
(Vetëm një kërkim në internet rezulton se një biletë kthimi në verë nga Londra në Tiranë është rreth £800 sa rroga mujore e krye bashkiakut).
E megjithatë emigrantët shqiptarë do të vijnë në Tiranë, në mos nga aeroportet e vendeve fqinjë, do ri-përsëritin aventurën treditore me makina, duke i rënë mes përmes kontinentit. Por një gjë është e sigurte; Nuk do u bie ndërmend për iniciativën krejtësisht inovative për të marrë insalacionin Reja nga Londra, por do ta gjejnë dhe do ta lënë zotin Veliaj kryebashkiakun e aeroportit më të shtrenjtë jo vetëm të rajonit.
E mbase nuk do të çuditen aq shumë nëse z.Veliaj do të rikthehet sërish në Londër me ndonjë ide tjetër më gjeniale se instalacioni “reja”, qoftë edhe për të folur për turizmin…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

DETAJET/ Kush është shqiptari me kokë të prerë në Greqi, i ekzekutuar barbarisht

Next Post

Kokëdhima flet pas humbi mandatin: Do mbaj funksionet në PS

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Kokëdhima flet pas humbi mandatin: Do mbaj funksionet në PS

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.