Koço Kokëdhima ka foluar pas humbjes së mandatit si deputet i Partisë Socialiste.
Në një prenoncim për News24, Kokëdhima shprehet se edhe pse humbi mandatin si deputet, do të vazhdojë të mbajë funksionet në Partinë Socialiste.
Sa i përket vendimit të Gjykatës, Kokëdhima nuk e ka komentuar, duke thënë se nuk është njohur ende dhe nuk është në dijeni të përmbajtjes.
Në Asamblenë e para disa javëve të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima u votua si Sekretar për emigrantët.















