• Latest
  • Trending
  • All

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

26/02/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

26/02/2020
in Opinion

Besnik Mustafaj

Para pak ditësh lexova një shkrim të Elona Casllit, që më mbeti gozhdë në mendje. Rasti e kishte sjellë që autorja të gjendej në sallë, ditën e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë dhe të bëhej dëshmitare e “shkëmbimit” midis një studenti dhe Kryeministrit të vendit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Studenti i ishte drejtuar Kryeministrit për t’i thënë se kjo diplomë ishte në fakt biletë për të ikur në Gjermani. Kryeministri, në vend të një përgjigjeje prej kryetari të qeverisë, kishte përdorur gjithë talentin e tij për ta fyer e poshtëruar të riun. Për më keq, ka urdhëruar edhe rojat ta nxirrnin jashtë me përdhunë studentin. Salla e madhe ka qenë e mbushur me studentë dhe prindër, të cilët e kanë lënë vetëm guximtarin.

Vëmendjen e Elona Casllit në këtë pamje nuk e tërheq arroganca e Kryeministrit, e cila në këtë rast nuk është një përjashtim, por tipar përcaktues i sjelljes së tij ndaj atyre që përpiqen t’i thonë sadopak të vërtetën. Vëmendjen e Elona Casllit e tërheq mungesa e vetëdijes qytetare të dy brezave të pranishëm aty në sallë – etër dhe bij – përballë kësaj arrogance. Ajo arrin në përfundimin se prindër “të dorëzuar” nuk lindin bij të revoltuar.

Elona Caslli ka vënë gishtin me kthjelltësi në një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, që edhe mua personalisht më dhemb shumë. Unë bëj pjesë në brezin e prindërve në fjalë, ku përfshihen studentët e dhjetorit 1990. Sa për të dhënë një shembull: Unë kam lindur vetëm pesë vjet përpara Azem Hajdarit. Mbetem i bindur se ky brez, si asnjë brez përpara tij qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, me atë që bëri gjatë atij dimri zanafillor 1990- 1991, tregoi disa cilësi morale të mrekullueshme, të cilat, sinqerisht, as ne vetë nuk e dinim se i kishim, duke u bërë kështu thellësisht frymëzues për mbarë shoqërinë shqiptare. Kjo është e vërteta, të cilën e ka shënuar tashmë historia në panteonin e saj. Por, po kaq e vërtetë, fatkeqësisht, është edhe tabloja e sotme, që përshkruan me fjalët e përshtatshme Elona Caslli. Mua më dalin një mori pyetjesh, për të cilat shpesh nuk kam përgjigje, por që ndihmojnë ndoshta për të kuptuar çfarë mallkimi e ka prekur këtë brez, që e ka humbur kështu shkëlqimin.

Pyetja e parë, më e thjeshta e më e natyrshmja, është: A është brezi im i kënaqur me Shqipërinë e Edi Ramës? Nëse po, atëherë sjellja publike e këtij brezi përkundrejt pushtetit do të ishte të paktën formalisht e ndershme. Por mua nuk më rezulton kështu. Përkushtimi ndaj shkrimit mua më lë pak kohë për të dalë. Pra, nuk mund të bëj ndonjë përgjithësim statistikor nisur nga vëzhgimet e mia. Por, me aq sa takoj, ndër të cilët edhe socialistë, madje edhe deputetë socialistë, miq të vjetër, nuk më ka qëlluar as edhe një i vetëm këto vitet e fundit, i cili të më shprehet qoftë edhe disi i kënaqur me qeverisjen e Edi Ramës dhe aq më pak me metodën e tij qeverisëse. Dua të them se, me aq sa shoh unë, brezi im është shumë i pakënaqur. Bisedat midis nesh nëpër tavolina janë as më pak e as më shumë, por vrer. Atëherë, përse në publik hesht ky brez, shfaqet “i dorëzuar”?

Pyetja tjetër, në vazhdim të së parës, është: Mos vallë e kemi humbur ne vetëdijen dhe kurajën për të kundërshtuar të keqen? Nëse kjo ka ndodhur, duhet kërkuar doemos shkaku. Sepse do të ishte një humbje shumë e madhe, e dyfishtë. Nga një anë, do të ishte një humbje personale njerëzore për secilin nga anëtarët e këtij brezi. Nga ana tjetër, do të ishte thyerje dramatike, lënie në mes e misionit përparues dhe emancipues të një brezi përkitazi me shoqërinë dhe me kombin. Veçanërisht, kjo do të ishte e rëndë për brezin tonë, që fati na e ka sjellë të kryejmë një revolucion unikal për Shqipërinë. Megjithatë, fakt është se, ashtu siç Elona Caslli e ka vërejtur, këto vite ne po sillemi si “të dorëzuar”.

Një vëzhgues i jashtëm, pa u menduar dy herë, mund të thoshte për ne se po sillemi ndaj të keqes së përbashkët si brez i trembur. Po nga se mund të kemi ne frikë? Çfarë mund të jetë frika e sotme krahasuar me kërcënimin që kishim mbi kokë më 8, 9, 10 e 11 dhjetor 1990 kur dolëm në rrugë? Ne kishim përballë Sigurimin famëkeq, një Polici dhe një Ushtri, të gjithë të stërvitur një jetë e të ndërsyer për të goditur pa mëshirë “armikun e brendshëm”. Atyre u hanin duart për të bërë mbi ne, nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës, atë që kishin bërë pak kohë më parë sivëllezërit e tyre kinezë në sheshin “Tien An Men” të Pekinit. E kemi për kollaj të përmendim fëmijët. Por shumica prej nesh kishin fëmijë edhe në dhjetor 1990. Madje, ende fare të vegjël, krejt të pambrojtur. Vetë Azem Hajdari kishte dy fëmijë. Sidomos neve nuk na lejohet ta përligjim frikën tonë me ekzistencën e fëmijëve.

Apo kemi ndryshuar mendim për rrugën, nëpër të cilën vendi dhe kombi ynë mund të shkojnë përpara? Nëse ka ndodhur kjo, ne mirëfilli kemi tradhtuar motivin themeltar të lëvizjes sonë të dhjetorit 1990 e që ishte për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Europa”. Sepse rruga e Shqipërisë për në Europë është po ajo e dikurshmja, me kushtin e patjetërsueshëm për ta kundërshtuar deri në pikën e fundit pushtetin e molepsur me të keqen, qoftë ky pushtet edhe i zgjedhur me votë popullore. Të keqen e këtij pushteti ne e kemi përditë përpara syve: i korruptuar deri në palcë, i lidhur me krimin e organizuar, arbitrar si gangster, dhunues i të drejtave të njeriut. Ku është brezi ynë përballë kësaj të keqeje? Apo jemi bërë indiferentë ndaj fatit të shoqërisë e të atdheut? Nëse ka ndodhur kjo, atëherë kemi zgjedhur mënyrën më të palavdishme për ta mbyllur rrugën tonë jetësore, të nisur me aq madhështi në dhjetor 1990. Po kaq e padenjë për ne do të ishte edhe humbja e besimit në vete si kundërshtues të pakompromis të së keqes politike. Një humbje e tillë e besimit në vete apo te dobia e kundërvënies ndaj pushtetit të keq, do të tregonte se në fakt ne, si brez, nuk paskemi mësuar asgjë nga fitorja jonë e dhjetorit 1990. Dekoratat e ndritshme, si për shembull “Pishtar i demokracisë”, që mbajnë shumë prej nesh, nuk tregojnë më kush jemi ne sot.

Më del edhe një pyetje, më pak torturuese se pyetjet e mësipërme, por të cilën ia vlen ta shtroj: A jemi ne tashmë në pafuqi fizike apo edhe mendore për t’u rebeluar? Edhe pse të paktë janë ata që kanë mbërritur moshën e pensionit, fakt është se më të shumtët prej nesh sot janë bërë gjyshër. Vetë Azem Hajdari do të ishte bashkë me ne sot si gjysh i një mbese të ëmbël. Por a shënon kjo etapë e jetës sonë bjerrjen e fuqive fizike apo edhe më keq, atyre mendore? Bashkëshortja ime, Donika, ka bërë para disa kohësh një film dokumentar me titull “Gjyshër të rinj”. Ajo tregon aty se brezi ynë (gjyshër) vazhdon të jetë në krye të punëve në kuptimin më të gjerë të fjalës. Madje, edhe në ekonominë familjare, më së shpeshti jemi ne burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Është një shembull në dukje i thjeshtë, por i mjaftueshëm për të treguar se ne nuk na ka lënë aspak takati. Pra, nuk jemi “të dorëzuar” për shkak të pleqërisë.

Atëherë, çfarë ka ndodhur në zemberekun e orës sonë, që na ka ulur kaq poshtë?

Panorama

Previous Post

Çfarë u bë me Samitin e Diasporës?

Next Post

Afati amerikan për taksën serbe deri të premten, Grenell “presion” Albin Kurtit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Afati amerikan për taksën serbe deri të premten, Grenell “presion” Albin Kurtit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.