Qëndresë Halili
Ne ankohemi se, s`kemi pasuri… jo, pse s`kemi dije,
Ne ankohem se, buka është shtrenjtë, jo pse toka s`punohet,
Ne ankohemi se, rinia është e papunë, jo pse s`është e edukuar,
Ne ankohemi se. askush s`na dëgjon, jo pse s`dimë të flasim,
Ne ankohemi se, s`ka rregulla, ligje, të drejta… jo pse vet i kemi prishur ato,
Ne ankohemi se, s`ka askund dashuri, jo pse s`i duam të tjerët,
Ne ankohemi se, të tjerët e kanë keq, jo pse ne s`jemi aq të mirë,
Ne ankohemi se, ka pak zhvillim, jo pse askush s`niset nga vetja,
Ne ankohemi për jovlera, jo pse vet i promovojmë ato,
Ne ankohemi se s`ka sinqeritet, jo pse vet gënjejmë sa mundemi,
Ne ankohemi se, s`kemi para, jo pse pijmë nga dy a tri machiato në ditë,
Ne ankohemi se, fëmijët tanë i kanë qantat të rënda mbi supe, jo se duhet prindëri ta shoqëroj fëmijën në shkollë,
Ne ankohemi se, s`kemi pushtet, jo se pushteti secilin e ka shkatërruar,
Ne ankohemi se, s`ka poezi të bukur, jo se secili s`mund të bëhet poet,
Ne ankohemi për dështime, jo se s`ka suksese,
Ne ankohemi se, s`kemi pranë njerzit që i duam, jo se ata s`janë të duhurit,
Ne ankohemi se, s`ka erë të mirë më as natyra, jo se djegim borllogje sa mundemi,
Ne ankohemi se, s`ka politikë, jo se ne e kemi zgjedhur atë,
Ne ankohemi se, femrat tona e kanë tepruar, jo pse ato i kemi mbushur vet,
Ne ankohemi se, ka shumë tradhëti, jo pse s`ka ndjenjë,
Ne ankohemi se, të tjerët s`janë si duhet, jo pse ne s`mund t`i ndryshojmë ata,
Ne ankohemi se, s`ka nder… e moral më, jo pse nder s`është vetëm virgjeniteti,
Ne ankohemi se, s`jemi të lumtur, jo pse s`jemi askush nuk është,
Ne ankohemi se, s`dimë bukur të flasim, jo pse askush këtu s`lexon,
Ne ankohemi se, bota na ka harruar, jo pse ne duhet ta bëjmë botën,
Ne akohemi se, shkollovanët tanë s`dinë mirësjellje, jo pse ata kanë veshur kostum elegantë ngjyrë ari,
Ne ankohemi se, s`ka mirëkuptim, jo pse flasim aq shumë,
Ne ankohemi se, se s`ka dukje, jo pse s`ka veshje,
Ne ankohemi se, s`dimë tjetër gjë të bëjmë, jo pse ne s`duam të bëjmë!
Të sëmurit, ankohen gjithmonë,
Sa keq që jemi popull i sëmurë…
















