Duhet të ishte një ndeshje futbolli. Pas 47-vjetësh Shqipëria dhe Serbia zhvillonin një përballje sportive të këtij niveli. Shumë mëri dhe luftëra ka pasur me dy vendeve që nga ajo kohë. Por dje Në Beograd dy vendet kishin mundësi të afroheshin më shumë. Futbolli është sport i paqes dhe ta jep këtë mundësi për të sheshuar konfliktet,
mosmarrëveshje, apo keqkuptimet. Në fakt ndodhi e kundërta. Në një prej vendeve që ka marrë statusin e vendit kandidat dhe që në korridoret e Brukslelit politikanët e tyre mburren duke thënë se janë më të civilizuar se shqiptarët, ndodhi e kundërta. Futbollistët shqiptarë u dhunuan, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga vet lojtarët serbë, duke dhënë një nga shfaqet më të shëmtuara të futbollit botëror. Dje ishte një ditë Turpi për Serbinë! Një vend që nuk arriti të dalë nga makthet dhe rrjeta e së kaluarës dhe këtë e shfaqi me gjeste të shëmtuara, në një ngjarje që ishte vetëm një ndeshje futbolli.
Federata Shqiptarë e Futbollit dhe institucionet shtetërore shqiptare ditët e fundit kanë tejkaluar çdo ndjeshmëri dhe kërkesë ndaj vetes. Kanë marrë këto ditë dhe kritika dhe mllefin e medias dhe qytetarëve, pasi na bënë që të mos ndjeheshin komod me ndeshjen që do luhej në Beograd. Na bënë të shkonim atje gati me gjysëm identitet. Pranuan të shkoni në Stadiumin “Partizani” dhe në Serbi pa simbole kombëtare. Nuk patën tifozë, duke i hequr skuadrës lojtarin e 12-të. Edhe ata pak gazetarë dhe biznesmenë që u pranuan nga Federata Serbe e Futbollit, në aeroport u trajtuan si të ishin kriminelë dhe terroristë. Komentet e lojtarëve të Kombëtares në mediat ishin të matura, gjithmonë me shpresë së nuk do të provokohej “sedra” serbe. Kjo pasi ishim “miq” në shtëpinë e tyre dhe për shqiptarët kur bujtin në shtëpinë e dikujt, e respektojnë kushdo qoftë ai. Por çfarë ndodhi dje gjatë 41 minutave ndeshje. Kombëtarja shqiptare është pritur me thirrje dhe ofendime nga tifozeria serbe. 25 mijë tifozë serbë që thirrini “vritini, therini” Shqiptarët. Shqipëria pranoi çdo kushte të Federatës Serbe, madje dhe duke humbur pak nga dinjiteti kombëtarë tek simbolet. E gjitha kjo, si vlerësim për lojën dhe një mundësi për të treguar qytetari. Lojtarët duruan thirrjet raciste që kërkonin “koka shiftarësh” në shkallët e stadiumit, duruan dhe shishe dhe sende të forta në fushë. Aq sa të dukej sikur ishe në thirrjet barbare të mesjetës dhe jo në një vend që do të hyj në Europë në vitin 2014. Duruan dhe provokimet e medieve dhe Federatës Serbe. Duruan dhe heqjen e flamurit shqiptar në bankinat kryesore të stadiumit në Beograd. Por nuk mund të duronin grisjen e flamurit në mes të fushës nga një lojtarë serb. Të paktën, ata, yjet e futbollit serb që luajnë në skuadrat më në zë të Europës, duhet të ishin treguar dje europianë të mirë, ose të bënin sikur ishin. Një skuadër nuk mund të fyhej në këtë pikë deri në përdhosjen e simboleve kombëtare si Isa Boletini dhe Ismail Qemali. Këtu nuk kishte më futboll dhe nuk është faji i shqiptarëve që duruan gjithë fyerjet e mundshme, por faji i serbëve që nuk arrijnë të pranojnë qoftë edhe një simbol të tifozëve shqiptarë, kur në fakt tifozë nuk kishte fare. Ndaj e gjithë Shqipëria dje me zëmër ishte në Beograd. Ishte me Xhakën dhe Balën, Agollin dhe Canën dhe gjithë ekipin Kombëtar. Aty nuk kishte Fair Paly, aty nuk kishte forca siguri edhe pse rreth hekurave të stadiumit ishin mbi 4000 mijë policë. Aty, fatkeqësisht nuk ishte dhe ajo UEFA që ne njohim dhe duhet të kishte marrë vedimin në kohë. Djemtë e kombëtares u dhunuan nga të gjithë, nga tifozët, lojëtaër, madje dhe nga forcat e sigurisë. Ky është turpi i Serbisë. Shkuam në Serbi me kushte të papabarta. Por atë që s’na i dha Qeveria Serbe, Federata Serbe, “yjet” e futbollit Serbe dhe as FIFA, dinjitetin e morën vet djemtë e kombëtarës.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kishte ndjenja të përzierja të shqiptarëve; përbuzje dhe eufori. Janë ato ndjenjat e natyrshme që qytetarët demonstrojnë kur ndjehen të fyer në dinjitet, por edhe kur shohin se lojtarët e Kombëtares dine t’ja mbajnë shpirtin peshë dhe kokën lart çdo shqiptari. Nuk është eufori urrejtje dhe as racizmi. Nëse në Tiranë do të kishte ardhur kombëtarja serbe, të gjithë janë të bindur se nuk do të ketë atë klimë terrori. Sigurisht do ketë tifozeri të zjarrë. Por nuk ua heq kush të drejtën për të bërë tifo për skuadrën e tyre. Ndaj dhe dje entuziazmi në Shqipëria ishte ndryshe. Ndryshe nga ajo në Serbi, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë është eufori qytetarie. Ndeshja ishte dhe një test për atë çka ndodh në rajon. Nëse flasim për fqëinjësi dhe bashkëpunim, nuk duhen parë vetëm deklararat e sheqerosrua të politikanëve. Gjërat kanë ndryshuar në rajon. Shqipëria, mirë apo keq, tregoi se ka qytetari. Beogradi, përkundrazi, tregoi dje se ishte të paktën 100 vite pas teksa 25 mijë veta thërrisnin “vdekje shifrarëve”.
















