• Latest
  • Trending
  • All

Ndryshimi ndërmjet para dhe pas 23 Qershorit 2013

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ndryshimi ndërmjet para dhe pas 23 Qershorit 2013

17/09/2014
in Opinion

Nga Skënder KAPITI

  Është një periudhë relativisht e shkurtër kohore që nga 23 Qershori 2013 kur vota popullore e ndëshkoi ashpër regjimin e pushtetit autokrat të Berishës për të bërë një bilanc të qeverisjes së Rilindjes, por pavarësisht kësaj, ndryshimin ndërmjet para dhe pas kësaj date që shënon një pikëkthesë, ndoshta pse jo dhe fundin e ndarjen me tranzicionin dhe fillimin e një Rilindje nuk është vështirë për ta konstatuar. Së pari kjo vërehet në atë që BE ia dha Shqipërisë Statusin e Anëtarit Kandidat pas disa muajsh të ardhjes në pushtet të PS-së, dhe kjo në radhë të parë erdhi për besimin që krijoi Europa në atë që pikësëpari kjo qeverisje filloi me ndarjen si politikë pushteti me korrupsionin gjithëinstitucional të instaluar në sistem nga ish regjimi korruptivo – kleptokratik i PD-së; erdhi për shpresën dhe besimin që Europa ka në suksesin për reformat në administratë dhe sidomos në drejtësi që ka filluar dhe po kryen politika e re në pushtet; dhënia e statusit erdhi dhe si një inkurajim dhe si një mbështetje e deklaruar po dhe e dhënë hapur nga institucione dhe prej personaliteteve kryesore të drejtuesve të qeverive të shteteve të Europës e sidomos e kryeministres gjermane znj. Merkel, të cilët shohin me besim se në Shqipëri ka vullnet dhe dëshirë e impenjim serioz nga qeveria aktuale për të përmbushur vlerat dhe standartet moderne demokratike, politike dhe ekonomike që kërkon BE. Sikurse, pra që edhe duket, ashtu si verdikti i popullit priti me padurim datën e zgjedhjeve për t’u ndarë me politikën e vjetër, po ashtu në mënyrën se sa shpejt dhe menjëherë pas ndëshkimit popullor të ish pushtetit edhe Europa sikur e paska mezipritur këtë fakt për të na dhënë Statusin. Shteti ka filluar të marrë natyrën humane pasi ish pushteti ja kishte dhënë atë antihumane, ish pushtet i cili e bëri shtetin produkt dhe vegël e pronë private ashtu siç dhe e përdorte dhe shoqërinë ; ish pushtet i cili keqfunksionoi dhe e bëri shtetin dhe shoqërinë të funksionojnë keq sepse ato drejtoheshin nga korrupsioni mirëfunksional i atij ish pushteti. Ndërsa sot politika dhe korrupsioni që identifikoheshin me njëri-tjetrin para 23 Qershorit kanë filluar të ndjehen të tulatura, të frikësohen dhe të kërcënohen nga ligji dhe drejtësia, dhe politikën e keqe dhe korrupsionin e saj e ka zënë paniku i ndëshkimit ligjor për dëmet, vjedhjet, zullumet, krimet dhe skandalet që i kanë bërë shtetit dhe shoqërisë. Korrektësia demokratike, proceduralizmi demokratik, konstitucional dhe ai institucional e ligjor, transparenca qeverisëse e sotme e ka çliruar demokracinë, lirinë, ekonominë, shtetin dhe shoqërinë nga sundimi i autoritarizmit injorant politik e pushtetor, nga nepotizmi e klientelizmi, nga intoleranca, nga kundërintelektualizmi, nga presioni e tensioni politik . “Trimëroshat” dhe “guximtarët” mafiozë të politikës së ish pushtetit janë strukur e janë bërë frikacakë nga frika se mos ligji do veprojë mbi ta. Opinioni dhe shoqëria civile janë zgjuar dhe janë çliruar, dhe kanë filluar të veprojnë e të guxojnë për të vepruar, kundërshtuar dhe reaguar si një antipolitikë kundër politikës egoiste e negative dhe jotransparencës së pushtetit; gjë e cila vjen në kundërshti me faktin se para 23 Qershorit shoqëria civile, ligji dhe drejtësia ishin të prangosura e të paralizuara dhe nën mbikqyrje e nën sundim të ish pushtetit dhe të korrupsionit.    Sot pushteti nuk harxhon kohë dhe para kot për t’i bërë reklamë e lobingje vetes për krijimin dhe rritjen e imazhit të vet, por punon siç dhe e ka për detyrë sepse për atë është dhe i votuar, për të punuar për Shqipërinë, shoqërinë, për demokracinë, për patriotizmin real, për shtetin ligjor, për zhvillimin, integrimin, punësimin etj., të cilat ishin mbërthyer nga vargonjtë e politikës së vjetër kundërpublike dhe të korruptuar dhe trumbetoheshin prej saj vetëm për mashtrim publik dhe si gënjeshtra reklame, fasadë e propagandë të neveritshme.    Sot, pra pas 23 Qershorit 2013, shoqëria civile, administrata shtetërore, policia, biznesi dhe “ushtria” e nxënësve, studentëve, mësuesve, mjekëve etj., e kanë fituar “pavarësinë” dhe nuk janë të kërcënuara nga tensioni dhe presioni socio-ekonomik dhe as nga manipulimi e kërcënimi me varfërinë dhe me vendin e punës, dhe nuk përdoren më si vegla dhe material njerëzor rutinë për të mbushur rrugët dhe sheshet nëpër inagurime e stërinagurime të improvizuara dhe bajate që bënte ish pushteti, nuk përdoren më si reklamë për imazh të pushtetit nëpër mitingje, kundërmitingje e festa ekzaltuese të pushtetit, i cili pa kursim për të tilla gjëra shpenzonte lumë paranë publike. Politikës aktuale në pushtet, verdikti i popullit që ishte i përmasave të një revolucioni qytetar, demokratik e paqësor i ka besuar qeverisë dhe parlamentit të sotëm të drejtën për të bërë gjithçka ligjore edhe pa nevojën e opozitës, pasi i tillë dhe kaq i madh ishte konsensusi popullor dhe opinioni qytetar, pasi dhe aq shumë u zhgënjye populli nga ai ish pushtet. Ndërgjegjësimi i opinionit qytetar dhe verdikti e ndëshkimi që sovrani i dha turpeve dhe skandaleve të shekullit me autor ish pushtetin e PD-së ishte një ndëshkim i merituar që erdhi edhe natyrshëm, dhe prandaj ishte dhe i asaj përmase sa që duket sikur regjimi i PD-së vetëdoli apo u vetënxor “jashtë ligjit”prej papërgjegjshmërisë, korrupsionit, tradhtisë dhe skandaleve publike të veta. Por mazhoranca e sotme në pushtet nuk e shfrytëzon këtë fakt për ta injoruar dhe për të mos e respektuar opozitën mjerane, po e fton, e pret dhe e toleron atë me një durim tejet demokratik për konsensus dhe për kontribut në reforma dhe ligjbërje siç ishte rasti për reformën territoriale; sjellje këto që vijnë në antitezë me të shkuarën e para 23 Qershorit ku ish pushteti përdorte jo vetëm dhunën e kartonit parlamentar por dhe kërcënimin e presionin ndaj opozitës, brutalitetin dhe kërcënimet e fjalorin shpifës e denigrues verbal e brutal kundër saj, matrapazllëqet e fëlliqura politike e deri dhe puçet institucionale e administrative për të rrëmbyer të gjitha pushtetet, edhe ato të pavarura, disa prej të cilave kundërveprojnë edhe sot si institucione paralele siç është p.sh., akoma drejtësia, KLD, presidenti e ndonjë zgjatim tjetër i tyre. Sot, pra pas 23 Qershorit, opozita që ishte në pushtet dje proteston për “kauza” të fabrikuara prej saj, po asnjë protestues nuk keqtrajtohet dhe as nuk survejohet e as nuk dhunohet nga strukturat e shtetit. Sot qeverisja punon për shtetin dhe qytetarin pa dallim politik, pa diversion politik mbi opozitën. Dhe këto janë ato, të cilat gjykoj se janë ato për të cilat them se Rilindja e premtuar ka filluar , dhe janë ato si arritje paraprake që ja hapën rrugën integrimit të brendshëm të vendit dhe atij të integrimit për në BE. – See more at: http://www.sot.com.al/opinione/ndryshimi-nd%C3%ABrmjet-para-dhe-pas-23-qershorit-2013#sthash.7rd2TFBV.dpuf

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Padrejtësia brenda të drejtës

Next Post

Thëniet e grave që kanë ndryshuar botën

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Thëniet e grave që kanë ndryshuar botën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.