• Latest
  • Trending
  • All

Nastradini dhe Edvini

05/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Nastradini dhe Edvini

05/10/2014
in Opinion

Edi Rama dhe kjo mazhorancë përfundimisht është katandisur qesharake. Votuesit e Partisë Socialiste dhe ushtria e të papunëve që presin pas dyerve shurdhmemece të partisë për një punë në shtet, çdo ditë e përngjasojnë Ramën me Nastradinin. Madje shumë prej qytetarëve që besuan tek Rama nuk e dinë më se kush është më mashtrues, Nastradini apo Edi. Ky i fundit, pasi bëri negociata të fshehta me FMN për disa muaj me radhë pas ardhjes në pushtet dhe e përdori këtë organizëm si dëshmitarin e vet për të fajësuar dhe sulmuar ish-qeverinë Berisha, e përzuri përkohësisht duke e futur gjithë të majtën në ngërç vendimmarrës për paketën fiskale të vitit 2015. Edhe viti 2014 ishte një katastrofë fiskale me rritje taksash e akcizash të mallrave bazë të konsumit, por viti 2015 premton rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse qeveria dështoi të mbledhë faturat e atyre që nuk paguajnë energjinë.

Për këtë punë Rama ngarkoi Niko Peleshin, por ky nuk është mësuar me punë të vështira pasi në Korçë merrej vetëm me sekserizmat e projekteve të gatshme që merrte nga donatorët, me të cilët sigurisht që ndante përqindjet. Aktualisht Rama ndodhet nën kërcënimin e protestave  masive qytetare dhe presionit të biznesit për të mos vënë taksa të reja, madje të ulë edhe ato që po aplikon prej një viti. Rama mashtroi biznesin fason për taksën progresive kur u premtoi se do të kishte një paketë të posaçme për ta gjatë vitit 2014 duke i diferencuar kështu nga bizneset e tjera. Këto premtime u bënë nën kërcënimin e LSI-së që shikon ke biznesi fason një grumbull të madh votash në sipërmarrje që janë të përqendruara e që mbajnë me bukë familje të varfra. Serioziteti i Ramës është inekzistent dhe aleatët e tij nuk është e sigurt nëse do e mbështesin gjatë. E në gjithë këtë tollovi, Rama ka caktuar Shkëlqim Canin që të përgjigjet për taksat e reja. E kështu duke çaluar, i gjendur nën goditjet e pareshtuara të publikut dhe opozitës, Rama gjendet sërish në panik dhe sërish me shumë gjasa në një turpërim të radhës në raport me premtimet e tij për ulje me 6% të TVSH-së për energjinë elektrike.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Reputacioni kimik e komik i Ramës pritet të marrë dhenë pas rritjes së pritshme të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa partneri i tij FMN duhet të rikonceptojë paketën fiskale duke u çuditur edhe vetë për mashtrimet dhe paqëndrueshmërinë e Kryeministrit Rama. Pak kohë më parë kujtojmë paralajmërimin e Pandeli Majkos për qeverinë se do shkonte për lesh nëse vazhdonte të gënjente njerëzit. Ky paralajmërim po kthehet në një profeci për ecurinë e qeverisë Rama dhe partisë së tij. Figura te afërta me Ramën si deputeti Balla u kthyen në karikatura mediatike duke zaptuar faqet e para të gazetave ku u kërkohej llogari nga Pandeliu për burimin e parave që shpenzojnë për të parë ndeshje futbolli në stadiumet më të shtrenjta dhe më të mira të botës dhe të shoqëruar me gjithë fisin e grave, kunatave, hallave, dashnoreve etj. Kryeministrit Rama, deputetit Balla dhe të gjithë Ministrave të  kësaj qeverie, rruga e leshit që përmend Pandeliu mund t’u duket si rruga e famshme e mëndafshit, pasi të tillë e besojnë dhe të tillë duan ta shpallin para popullit të tyre, por realiteti është ky, që edhe barinjtë në Shqipëri e dinë se qeveria dhe Rama kanë marrë rrugën për lesh. Ramës i ka ikur kontrolli i gjërave që ndodhin realisht në gjithë institucionet qëndrore e lokale ku Ministrat e tij kryesojnë garën e paaftësisë, madje në një konkurrencë të admirueshme se kush është më i padituri dhe më i pazoti. Që Rama nuk do ta kuptojë se çdo ditë vartësit e tij dhe gjithë struktura piramidale qeverisëse hedhin një hap edhe më fatal  rrugës për lesh kjo nuk u intereson shumë qytetarëve. Ata në të gjitha bisedat mes tyre e dinë se është çështje kohe që qeveria të marrë leshin e merituar e të shkojë në punë të vet. Ministri i të papunëve Veliaj del e thotë se zyrat e punës në vetvete nuk kanë në zotërim vende pune, por janë një hallkë ndërmjetëse mes bizneseve dhe qytetarëve që kërkojnë punë.

Me pak fjalë, gjithë lyerja e zbukurimi i fasadave të zyrave të punës kanë të bëjnë me një iluzion optik dhe mashtrim pasi kush do një vend pune, brenda zyrave të shtetit , gjen vetëm drejtues që paguhen nga Rama dhe Veliaj që t’u thonë njerëzve se thjesht nuk ka punë. Asnjë statistikë për punësimin që nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar e deri më tani, vetëm propagandë, vetëm deklarata boshe dhe zhgënjim. Ky është një proces ku Rama e Veliaj do të jenë të detyruar që të japin llogari për statistikat dhe premtimet që kanë bërë për të punësuar 300 mijë shqiptarë nga 1 milionë të papunë që kanë në listat e tyre partiake dhe imagjinare. E ndërsa nuk kemi një të dhënë për punësimin në këtë vit të qeverisjes së PS-së, kemi një bilanc goxha të madh mbi numrin e të larguarve nga puna që i shtohen kontigjentit të të papunëve e që me siguri nuk llogariten nga matematicienët e qeverisë. Nëse gjithë kësaj panorame aspak shpresëdhënëse u shtojmë numrin e ankesave në gjykatën administrative dhe vendimet me masë kompensimi financiar për të larguarit nga puna me koshiencë të plotë nga ekzekutivi i ri, situata bëhet edhe më kaotike. Askush nuk di të të thotë sot nga qeveria e re sa është borxhi që shteti u ka punonjësve të vet që kanë fituar gjyqet, kur do të marrin paratë dhe kur do të rikthehen në punë nëse kështu parashikohet në vendimet përkatëse. Veliaj padyshim që është ekzemplar në rrëfimet e tij për fondin e kompensimit për ish të përndjekurit kur deklaron se asnjë prej atyre që kanë marrë një këst apo dy nuk do marrin gjë tjetër pasi gjoja paratë do u jepen atyre që nuk kanë marrë fare.

Dhe në emër të atyre që nuk kanë marrë fare le me gisht në gojë edhe ata të mjerë që dita ditës po e mendojnë seriozisht sa zemërgjerë paska qenë qeveria Berisha që u ka dhënë pjesërisht atë çfarë duhet të marrin. Situata me pensionet është alarmante, me ndihmën ekonomike është skandaloze dhe nuk bëhet fjalë për pagesat e energjisë elektrike dhe kompensimet që janë detyrime ligjore ndaj shtresave në nevojë dhe personave me aftësi  të kufizuara. Nuk është më e mirë gjendja në sektorin e bujqësisë, ku skema më e fundit e subvencionimit të aktiviteteve të fermerëve shqiptarë është e përqendruar vetëm në fushën e Lushnjes. Asnjë prej atyre që duan të merren me bujqësi në zonat malore apo fushore të vendit nuk e di se ku janë zyrat rajonale të drejtorëve të bujqësisë. Asnjë fjalë dhe asnjë projekt madhor për ujitjen, e cila ishte vendosur prioritet kombëtar nga qeveria e kaluar e Berishës, që pas realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore kishte deklaruar se ujitja do të ishte prioriteti në vazhdim. Nuk është nevoja që të marrim e të shohim Ministrinë e Energjetikës që nuk ka asnjë plan të ri përveçse forcimi i marrëdhënieve me Azerbajxhanin, rrugë e nisur nga qeveria e mëparshme e Berishës, e cila pati aftësinë të parashikonte e të lidhte vendin tonë pas një projekti të madh si ai i TAP-it. Gjiknuri në rolin e Ministrit nuk ka arritur të sjellë në Shqipëri asnjë kompani serioze të gazit apo burimeve alternative të energjisë për të krijuar pavarësinë e sistemit tonë energjetik nga vendet e rajonit.

Përkundrazi po mbyll edhe hidrocentralet e vogla dhe të mesme që u ndërtuan në këto vite duke mos u paguar energjinë që ato injektojnë në sistemin tonë energjetik. Kujtoni premtimet e Ramës për legalizime falas dhe nga ana tjetër mund të bëjmë bilancin e tritoleve dhe prishjes selektive të ndërtimeve me leje e pa leje dhe lënien e shqiptarëve të thjeshtë pa bukë. Kujtojmë premtimet për shëndetësi falas e plot idiotësi të tilla që tashmë nuk mund të mos ngjallin një ndjenjë indinjate dhe sarkazme ndër ata që i besuan qeverisjen Ramës. E ndërsa Nastradini ishte i famshëm në kohën e vet për gënjeshtrat që thoshte kryesisht për të nxjerrë veten nga situatat e vështira dhe për mbijetesë, Edi Rama është i famshëm për mashtrimet e 1 milionë qytetarëve shqiptarë. Mund të gënjesh shumë persona për pak kohë, mund të gënjesh pak për shumë kohë, por nuk mund të gënjesh asnjë pafundësisht. Ndaj shqiptarët do i japin shumë shpejt Ramës atë që ai u ka dhënë gjithë këtë vit fatkeq.

Previous Post

Si të bëhemi folës të mirë të gjuhës shqipe

Next Post

Turpi këmbëkryq, shqiptarët dhe Maqedonia

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Turpi këmbëkryq, shqiptarët dhe Maqedonia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.