• Latest
  • Trending
  • All

Si të bëhemi folës të mirë të gjuhës shqipe

05/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si të bëhemi folës të mirë të gjuhës shqipe

05/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Petrit Malushi

Çdo gjuhë, nga përdoruesit e saj, bëhet funksionale vetëm nëpërmjet të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Por ndërsa dy aktet e para, pra të dëgjuarit dhe të folurit, realizohen prej çdo personi që në fazat e para të jetës si procese biologjike, dy aktet e tjera, të lexuarit dhe të shkruarit janë të kushtëzuara prej arsimimit gjatë rritjes dhe zhvillimit fizik e intelektual të njeriut. Pashmangshmërisht janë fjalët dhe mënyrat e të folmeve të mjediseve familjare, ku i çdo sapolindur vjen në jetë, që vënë shtresat e para të fjalorëve dhe trajtat e ligjërimeve te kushdo.

Më pas në institucionet arsimore merren njohuri dhe koncepte shkencore, që njerëzit të flasin e të shkruajnë sipas rregullave të përcaktuara gjuhësore. Nga ky nivel ata i kanë të gjitha mundësit që të reflektojnë ndaj çfarë kanë marrë jo në përputhje me këto rregulla.

Realisht të folmet e mjediseve familjare, shoqërore, sociale dhe zyrtare, nuk arrijnë të demonstrojnë një të folur korrekt, sipas rregullave të shkencave dhe disiplinave gjuhësore që mësohen në jo pak vite në shkollat e të gjitha niveleve dhe degëve të arsimit parauniversitar, apo edhe në atë universitar, madje edhe jashtë kësaj kornize. Arsyet janë nga më të ndryshmet, objektive dhe subjektive, që nuk mund të tejkalohen. Pra gjuha e folur nuk e arrin dot perfeksionin e gjuhës së shkruar.

Do të ishte një arritje nëse të gjithë folësit, megjithëse te disa ekziston dëshira, në çdo mjedis, do të bënin përpjekje ta përdornin gjuhën siç e mësojnë, edhe në të folur. Problemi është se, si gjuha e folur ashtu edhe gjuha e shkruar demonstrohen, pra përdoren në jo pak raste, me deformime nga ajo që mësohet në tekstet mësimore.

Nëse do të kishte një institucion statistikash, shifrat për këto shkelje ndoshta do të shkonin në nivelet të pamenduara. Specialistë të fushës së gjuhësisë, gjuhëtarë të niveleve të ndryshme, mësues të lëndëve të gjuhës shqipe dhe letërsisë, apo edhe njerëz të fushave të tjera, që kanë vlerësuar se mund të japin ndihmesë, kanë trajtuar vazhdimisht në mënyrë konkrete dhe analitike si duhet dhe si nuk duhet folur dhe shkruar, pra kur është folur e shkruar gabim dhe si duhet folur e shkruar saktë. Faktet kanë qenë e janë të shumta në raport me rregullat e morfologjisë, sintaksës, drejtshkrimit, drejtshqiptimit, kulturës gjuhësore, fonetike e leksikore, në marrëdhëniet brenda vetë gjuhës shqipe dhe në marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera.

Dhe askush i kësaj fushe nuk e ka të vështirë, nëse vendos të trajtojë çështje me një tematike të tillë, të kërkojë e gjejë fakte të reja. Veç mjediseve, mediat elektronike dhe të shkruara, shtëpitë botuese, që nga numri, lloji, niveli, kohështrirja e programeve, numri i faqeve etj, etj, janë “të pasura” në këtë drejtim.

Po u referohemi medieve dhe shtëpive botuese pasi janë mjete të komunikimit masiv dhe të drejtpërdrejta, ku pasqyrohet ashtu siç është realisht formimi dhe niveli gjuhësor, së pari i çdo botuesi, drejtori, kryeredaktori, redaktori, gazetari dhe së dyti i të ftuarve, të intervistuarve, politikanëve, shtetarëve, specialistëve të çdo fushe, e deri te qytetarët apo banorët më të thjeshtë të zonave rurale, pa asnjë lloj diferencimi, të cilët përzgjidhen për të qenë të pranishëm brenda kornizave të emisioneve televizive e radiofonike apo në faqet e gazetave e revistave.

Vetë forca e medies është e tillë që të imponon tërheqje vëmendjeje dhe përqendrim për gjithçka që parakalon në ekran edhe në fraksion të sekondit; apo lexon në radhët e një kryeartikulli dhe artikulli kur shfleton një gazetë a revistë. Sytë dhe veshët e secilit duket sikur luajnë rolin e pajisjeve të një “skaneri gjuhësor” që s’u shpëton asgjë, ndërkohë që shkeljet gjuhësore mund të kalohen normalisht në një bisedë familjare, shoqërore, tavoline, takim të rastësishëm, shërbim në supermarket etj.

Po pse nuk bëhemi dot “folës të mirë” ne përdoruesit e gjuhës ? Arsyet janë të shumta e të natyrave të ndryshme, është folur e shkruar për to dhe synimi i këtij shkrimi është të përpiqemi ta flasim dhe shkruajmë gjuhën ashtu siç e mësojmë. Shkeljet gjuhësore apo deformimet e shtrembërimet në disa raste janë krejt të papranueshme.

Kur një politikan ngatërron gjinitë e emrave, apo të përemrave vetorë të vetës së tretë, nuk përshtat mbiemrin në gjini numër dhe rase me emrin, një shtetar bën lëmsh trajtat e shkurtra apo të shkurtra të bashkuara, një zyrtar i ndërton fjalitë me rend jo të drejtë, një gazetar nuk di t’i vendosë foljet në kohët dhe mënyrat e tyre, ngatërron vendosjen e emrit në fjali sipas rasave, trajtën e shquar me të pashquarën, nuk përputh shenjën më shënjuesin pra formën me përmbajtjen e fjalës, del nga tematika, bën pyetje si komente, në gazeta intervistat duken si përshkrime, futen fonema që nuk i ka alfabeti i gjuhës shqipe, hiqen të tjera që nuk duhet të hiqen, në shkresat zyrtare datat nuk shkruhen si duhet të ndara nga muaji dhe viti me pikë, ka përzierje të shkronjave të shtypit me ato të dorës, nuk përdoren kur duhen shkronjat e mëdha dhe shenjat e pikësimit në fillim, në mes apo në fund të fjalisë, zëvendësohen fjalët shqipe me fjalë të huaja të panevojshme… reagimi vjen natyrshëm.

Përse të ndodhin kaq shumë shkelje gjatë përdorimit të gjuhës shqipe, gjithnjë referuar asaj se si ajo mësohet në shkollë dhe a mundet ne të arrijmë nivelin e një folësi të mirë? Duke analizuar të gjithë faktorët, në kontekstin e jetës së njeriut, familjarë, shoqërorë, socialë, intelektualë etj., peshën kryesore e mban ai arsimor.

Më konkretisht, të gjithë kryejmë arsimin e detyruar të ulët e nëntëvjeçar, pjesa më e madhe edhe arsimin e mesëm e të lartë, e pas përfundimit të çdo viti shkollor, në dokumentet përkatëse nuk mungojnë edhe vlerësimet e niveleve sipërore. Mësimi i gjuhës shqipe me rubrikat e të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit e të shkruarit fillon qysh në klasën e parë e nuk ndërpritet deri në klasën e dymbëdhjetë apo të trembëdhjetë të shkollës së mesme, me ngarkesë javore pesë, katër, tre e dyorëshe, sipas cikleve përkatës. Gjatë kësaj shtirjeje në programet mësimorë trajtohen të gjitha dukuritë gjuhësore dhe rregullat që duhet të zbatohen gjatë përdorimit të fjalëve e fjalive, njësive më të vogla e më të mëdha se to, për t’u bërë folës e shkrues të mirë.

Në orët mësimore trajtohen fonemat, morfemat, fjalët, togfjalëshat, fjalitë, paragrafët, tekstet, kuptimet e fjalëve, funksionet e tyre, fjalëformimi, klasat e fjalëve, kategoritë gramatikore të tyre etj. Brenda një viti shkollor me javë të plota mësimore, e më tej në dymbëdhjetë vite, nuk ngelet asgjë pa thënë, pa u shkruar e pa u analizuar. Sigurisht jo gjithçka që mësohet në shkollë sistemohet në mënyrë të plotë në vetëdijen e secilit, megjithatë konceptet bazë vështirë se fshihen nga kujtesa përfundimisht.

Po atëherë, të përpiqemi të mendojmë se duhet të flasim ashtu siç mësojmë në shkollë, të mbajmë mend sa më shumë rregulla nga ato të mësuara gjatë viteve të shkollimit, të bëjmë autokontrolle të ligjërimeve tona, të reflektojmë ndaj shkeljeve tona gjuhësore, të dallojmë tek të tjerët shtrembërimet gjuhësore, të vlerësojmë mjedisin ku ndodhemi, pozicionin nga flasim, nivelin e dëgjuesve dhe të bashkëbiseduesve etj, etj. Të përpiqemi të mbajmë mend që në strategjinë e të folurit veç cilësive të një folësi të mirë, të kemi parasysh se të folurit është një akt thelbësor i veprimtarisë së përditshme të çdo njeriu. Të dish të flasësh është një aftësi e rëndësishme, por edhe e vështirë për ta zotëruar.

Njerëzit mësojnë që të vegjël të flasin, por të dish të flasësh si duhet është krejt tjetër gjë. Të dish të flasësh do të thotë të jesh folës i mirë. Kjo është e rëndësishme në të gjitha situatat ligjërimore të folësve , por rëndësi të veçantë merr në situatat zyrtare dhe kur flitet para një publiku me nivel, që vëmendshëm do të kuptojë atë që thuhet e gjykon mënyrën e të folurit. Ndërkohë që në strategjitë e të shkruarit të mos harrojmë se të dish të shkruash është një aftësi shumë e rëndësishme për jetën e përditshme, si në shkollë edhe në çdo mjedis tjetër familjar, zyrtar, pune, shoqëror , social etj. Por për të qenë një shkrues i mirë do të thotë të dish të shkruash një tekst të vërtetë, të saktë, të rregullt e koherent që është me të njëjtën linjë me situatën komunikuese.

Previous Post

Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë?

Next Post

Nastradini dhe Edvini

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nastradini dhe Edvini

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.