• Latest
  • Trending
  • All

Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste

16/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste

16/09/2014
in Opinion

“Është e domosdoshme që të përballemi me këtë histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen, ashtu siç jemi sot”. Kjo ishte deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel, në ditën botërore të kujtimit ndaj diktaturës naziste e komuniste. A po përballemi ne me të kaluarën tonë si shoqëri e si komb….?Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore, për marrjen e pushteti nga komunistët, arratisjet e shumë shqiptarëve antikomunistë, prej atyre që dinin stuhinë që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çështja shqiptare qe shitur tek ata që u shërbenin antishqiptarëve dhe mbronin padrejtësitë e Europës, në vitet 1912-1920. Vrasjet e pafundme pa gjyq, arrestimet, dënimet, pushkatimet, rezistenca në male, djegiet e kullave, shpronësimet, zbatimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurive të arit, internimet masive të familjeve, gra e pleq e fëmijë të krejt elitës shqiptare e shndërruan pesëdhjetëvjeçarin e pushtetit diktatorial në një faqe të zezë më makabre të një genocidi ende të panjohur për botën demokratike. Përballja me të vërtetën tronditëse të krimit komunistë dhe me mos zbatimin e ligjit në këtë periudhë 24-vjeçare e ka ndarë politikën shtetërore aktuale me të burgosurit dhe të përndjekurit politike.

Të mos heshtësh përpara së keqes është mision…ky mision kombëtar është emergjent për shoqërinë tonë, në këtë periudhë postkomuniste ku diktatura ka mbetur legjitime e pa dnuar… 68 vjetori i kryengritjes së Postribës, si kryengritje e parë në Europë, na kujton dhe obligon: Dënimin e krimeve komuniste juridikisht. …24 vite politika ka përdorur demagogjinë dhe aspak drejtësinë për të dënuar krimin që vrau Postribën dhe gjithë Shqipërinë. Në një shoqëri normale demokratike, ata që i kanë shërbyer diktaturës nuk kanë reference morale për të qenë udhëheqës politikë. Por cfarë ndodh pas 24 vitesh pluralizëm në Shqipëri. Partia Komuniste, përgjegjëse direkt në krime, ndërroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krime ndaj kombit. As Partia e parë që përfaqësonte klasën antikomuniste, nuk e kërkoi një veprim të tillë, siç ka ndodhur në të gjithë lindjen komuniste. Ajo shpërndau sloganin famëkeq “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” dhe krimineli komunistë u bë bashkëvuajtës me viktimën që e ekzekutoi. Klasa politike shqiptare, si produkt i diktaturës, ktheu me ligj datat selektive të diktaturës, siç janë 5 Maji dhe 29 Nëntori. Sot vendi po përgatitet për të kremtuar 70- vjetorin e të ashtuquajtur “çlirim” dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha. Këto data nuk janë aspak në shërbim të vërtetës dhe shoqërisë, por mbrojtje politike, që i bëhet sistemit diktatorial në Shqipëri. Historianët e diktaturës komuniste, krekosen nëpër media televizive si dje dhe sot shtrembërojnë të vërtetën e Luftës së Dytë Botërore, duke ja atribuuar atë luftë diktatorit dhe komunistëve vrasës të shqiptarëve. E vërteta, e dokumentuar edhe nga arkivat e huaja është ndryshe. Luftën ndaj fashizmit e nazizmit e bënë shqiptarët, pa dallim feje krahine, apo ideje. Atë luftë e vaditi me gjakun e tij, ushtaraku i mbretërisë shqiptare Mujo Ulqinaku, e trimi i Vlorës, ballisti Hysni Lepenica. Ajo luftë u simbolizua nga gjaku i viktimave të Borovës martire. Pra, ishin shqiptarët, pa ideologjinë komuniste që e rreshtuan vendin e tyre në koalicionin botërorë kundra diktaturave të asaj kohe. Komunistët, luftuan për marrjen e pushtetit me sloganet e diktatorit rus; “Bijtë e Stalinit jemi ne” dhe e realizuan mision e tyre fatkeq më 29 nëntor 1944, ku instaluan diktaturën më të lig të Europës. Kjo diktaturë vrau me mijëra shqiptarë dhe e rrënoi vendin për 45 vite. 29 nëntori 1944, si ditë e zezë, shkëputi Shqipërinë e shqiptarët nga Europa dhe ne humbën shansin për të qenë vend demokratik. Historianëve të diktaturës, nëse u ka ngel sado pak moral, duhet të reflektonin dhe të heshtni përpara krimeve që ka sjellë 29 nëntori Heshtja dhe reflektimi janë një falje ndaj martirëve të lirisë e mendimit ndryshe.  Kërkojini falje shoqërisë për mashtrimet dhe falsifikimet që i keni bërë historisë së Shqipërisë. E vërteta dhe shoqëria do t’ju çjerrin maskën deformuesve nostalgjikëve dhe enveristëve që na dalin si kërpurdha pas shiut. Diktatori Hoxha, në historinë e popullit shqiptarë, është si Polt Poti i Kamboxhias, si Hitleri, Stalini etj. Ai do të njihet në histori për vrasjet që i bëri kombit të tij. Nuk ka historian që mund ta shpëtojë. Është koha që të gjithë forcat antikomuniste, institucionet religjione, partitë, intelektualët me mendim liberal, media progresive, të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekje të mbarsur me moral pervers që po kërkon ti serviret dhe ti imponohet brezit të ri. Helmatisja e brezit të ri me ideologjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Indiferentizmi ndaj kësaj çështje, duhet konsideruar tradhti ndaj idealeve të atyre që dhanë jetë dhe u sakrifikuan për liri e demokraci. Mesazhi përkujtues i Postribës antikomuniste, konkludon në dy çështje madhore për antikomunistët dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë:

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E para, të luftojmë kundër harresës, harresa është vdekja e dytë e viktimës, komunistët kanë vrarë me mijëra burra e gra, por po të harrojmë sakrificat e tyre, dëshmorët do të vdesin përfundimisht dhe po të ngjasë kjo, me të gjithë jemi përgjegjës. Me rikujtimin e tyre, ne shpëtojmë nga vdekja e përhershme heronjtë, dëshmorët dhe viktimat. Ne që i mbijetuam katastrofës kolektive të terrorit të kuq e kemi për detyrë. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara shoqërisë të vërtetën përpara hipokrizisë mashtrimit dhe gënjeshtrën komuniste, këtë helmatisje antikombëtare. E dyta, është fare e qartë se askush nuk shqetësohet për fatin e të përndjekurve politikë. Ajo që na mbetet është solidariteti në mes nesh, atyre që shpesh akoma fshehin fytyrën me duar nga frika kurdoherë që derdhin lot. Solidariteti njerëzor është forma më sublime e dashurisë për njëri-tjetrin e mirëkuptim dhe ndihmesës së ndërsjellët. Ka sot me mijëra ish të persekutuar politikë që kanë mbetur rrugëve pa familje, pa fëmijë, pa shtëpi, pa bukën e gojës. Kjo masë fatmjerësh është turpi i pushtetit politikë sot në Shqipëri. Na bie detyrë kombëtare të shkatërrojmë murin politik klasor që kanë ndërtua prej 24 vitesh klasa politike shqiptare kundrejt familjeve dhe fëmijëve tanë. Asnjë i përndjekur politikë nuk lejohet të jetë në administrate apo institucione të shtetit shqiptarë..ky është krimi i dytë klasor ndaj të përndjekurve politikë shqiptarë. Ne duhet të punojmë me solidaritet në mes njëri tjetrit për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ti themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqën me kostume demokratike. Shqipëria atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale. Dhe mos të harrojmë fjalët e një të burgosuri spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste, derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë”. Ky mesazh që vlen për shoqërinë shqiptare.

Nga Besim Ndregjoni

Previous Post

“Book Challenge” – a jemi në gjendje të sfidojmë njëri tjetrin në lexim !?

Next Post

Rama: Mos më akuzoni për lirimin e Fullanit, nuk jam as gjykatës e as prokuror

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Rama: Mos më akuzoni për lirimin e Fullanit, nuk jam as gjykatës e as prokuror

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.