• Latest
  • Trending
  • All

Mentor Ikja!

03/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mentor Ikja!

03/12/2015
in Opinion

Nga Gresa Hasa

Në një shkrim të publikuar me pare që mban titullin “Dua të iki, më është shpifur çdo gjë nga këtu. A është kjo arsye për azil? më datë 2 dhjetor 2015, Mentor Kikia, drejtues i edicionit informativ të lajmeve në Top Channel, plot mllef, zhgënjim e mërziti shpreh ato fjalë që njeriu mesatar që jeton në Shqipëri mund t’i shprehë të paktën disa herë në ditë. Njeriu mesatar ngado të përplaset dhe me të drejtë sepse Shqipëria e shoqëria shqiptare është një vend e shoqëri që funksionon në drejtim të kundërt me çfarë konsiderohet e drejtë, vlerë, përgjegjësi, ideal, moral, etj. Amá, shoqëria shqiptare është një shoqëri për të cilën janë përgjegjës Mentor Kikia po aq sa edhe unë e kushdo tjetër që jeton këtu.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“Sot, shumë shqiptarë kanë ikur, e po ikin, duke kërkuar azil në Perëndim. Disa janë kolegë të mitë, gazetarë që kanë sajuar ca histori kërcënimesh me kriminelë e ISIS-ra.Të tjerë shqiptarë ikin e thonë se janë homoseksualë e se në Shqipëri i persekutojnë. Disa sajojnë një copë letër sikur janë në hasmëri gjakmarrjeje. Disa sajojnë edhe persekutime politike. Ca të tjerë ikin “me kismet të dalë ç’të dalë”.

[…]

“…Nuk jam as i kërcënuar, as i ngujuar, as homoseksual, as i persekutuar…thjesht nuk dua të jetoj më këtu!” – shprehet zoti Kikia në shkrimin e tij dhe kësisoj liston arsyet mbi zgjedhjen për tu larguar (çka tingëllon si e vetmja zgjedhje). – “Unë dua të iki sepse nuk e duroj më dot këtë klasë politike shfrytëzuese. Ma ka shpifur klasa e biznesmenëve që pasurohen me paratë e popullit duke bërë shoqëruesin e dhëndrit (kryeministrit sipas radhës) të cilit i mbërthejnë zinxhirin sa herë pshurroset nëpër botë. Ma kanë shpifur edhe ata, shqiptarët e thjeshtë, ata që shqyhen e çirren mes tyre kur zihen për partitë. Ma kanë shpifur edhe ata, të paedukatët që pëllasin rrugëve, që u bien borive të makinës edhe kur semafori është mbyllur, edhe kur këmbësori ecën tek vijat e bardha….”

Epo, z.Kikia, edhe mua më është shpifur! Më ka ardhur në majë të hundës (edhe) nga media e shitur sa në njërin kah politik po aq edhe në tjetrin; nga media që sipas interesit, rastit e kohës, i çon ujë njërit bandit e tjetrit dhe e topit akoma më shumë këtë popull trushpëlarë; dhe kur e kryen masën e lavazhit politik, servir shalë e bythë në formën më pështirosëse. Më ka ardhur në majë të hundës nga media që i vihet pas peshkut të vogël dhe përkëdhel pa kurrfarë turpi e përgjegjësie peshkun e madh.

Më ka ardhur në majë të hundës edhe se si gruaja, në ekran e jashtë tij, trajtohet – se si diskriminohet, përdhunohet, pështyhet, rrihet masakrohet dhe vritet!

Ashtu si edhe ty, më ka ardhur në majë të hundës nga kasta politike që na qeveris. Nuk e pranoj që tarifat e universitetit tim do të rriten! Nuk e duroj dot që Lana mban erë të qelbur, kur njerëzit i flakërijnë plehrat nga të katër anët apo kur institucionet shtetërore më vjedhin e s’më mbarojnë asnjëherë punë! Më është shpifur që dëgjoj ende Sali Berishën tek flet për dekriminalizimin apo tek shoh Edi Ramën që më shkarravit pa turp gjithçka s’qe i aftë të përmbushte gjatë këtij mandati, që inaguron ekspozita në momente delikate të gjindjes këtu dhe bredh nëpër këto ekspozita në Europë pa u hedhur as qyrret kampeve të emigrantëve shqiptarë. Nuk e duroj dot Ilir Metën, që të gjithë e mbajnë për mafioz, tek më udhëheq si kryeparlamentar i vendit.

Po, të gjithë duan të ikin, të shporren, jo domosdoshmërisht nga kjo Shqipëria allasoji por nga përgjegjësitë vetjake. Askush nuk dëshiron të qëndrojë – askush nuk provon të organizohet, të protestojë, të denoncojë, ta kryejë punën saktë e të bëjë të mundur sadopak të ndryshojë kushtet e mjera të jetesës në këtë vend.

Është dëshpëruese kur këto fjalë plot pesimizëm e mllef e kjo nxitje për t’i bërë marmeladën vendit, ku na ka rënë për hisé të jetojmë, vijnë nga dikush që i përket një sfere profesionale kaq të rëndësishme si televizioni.

  1. Kikia, unë jam studente dhe nuk dua t’i iki këtij vendi, pse gjërat e jeta këtu është disfunksionale – pse shkollat e spitalet, transporti, gazetat, parlamenti e gati çdo gjë NUK FUNKSIONON si duhet; por deklarata të tilla si kjo juaja të presin krahët dhe të shqelmojnë për jashtë!

A është ikja e vetmja zgjidhje?! Unë njoh plot të rinj e të reja të brezit tim por edhe tëndit që janë inteligjentë, plot gjallëri dhe dëshirë për punë e mësim (prej vërteti). Sikur këto pika të forta të tokeshin me njëra tjetrën do mund të bënim ç’të donim NE, jo ATA!

Kij durim z.Kikia. Mos ik por eja na jep një dorë kur duhet! Dhe nëse s’mundesh e vërtetë gjykon që ikja është zgjidhja e vetme e më e volitshmja, atëherë të lutem, largohu, pa potere mundësisht e lërna t’ia gjejmë anën kësaj Shqipërisë ku jetojmë, për sa mundemi, për sa dimë.

Previous Post

“Shenja shqiptare” në Fier

Next Post

Kostot e kooperimit shkencor

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kostot e kooperimit shkencor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.