• Latest
  • Trending
  • All

Me e çlirue Beogradin

15/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Me e çlirue Beogradin

15/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

FADIL LEPAJA

E kishim planin perfekt se si me e pushtue Serbinë! Më saktë Beogradin! Ishte konspiracion vendorë dhe ndërkombëtarë përmasash globale, por…ah! Nuk bëhet konspiracioni me  shqiptarë or vëlla. E shumta shërbejmë për koalicion publik! Ashtu, sa për t’u dukur! Ndër njëqindmijë ushtarë të koalicionit ndërkombëtarë, ne dërgojmë njëqind! Sa për t’u dukur! Do ti…ne na kapin mediat! Por, nuk ke çfar i bënë! Na do kamera or vëlla!

Kur u desh të bëhet publik në përmasa planetare konspiracioni i quajtur ISIS, kush doli para kamerave?  Askush tjetër pos një shqiptar i cili preferon të kapërdiset para kamerave me një kokë njeriu në dorë dhe të shkelë pasaportën e vendit të vet! Mbeti kush pa e marë vesh? Nuk mbeti!

Pra, ne shqiptarët gjithnjë më katolik se Papa, më komunist se Stalini dhe më musliman se Bin Ladeni! E duam publicitetin! Nuk e mohon dot! Nuk durojmë të jetojmë pa vëmendjen globale. Na ndjek pas dhe kjo potencë për me krijue lajm përmasash planetare!

Nëse don me u mar vesh diçka, ua beso shqiptarëve! Mjafton të u thuhet: “mbajeni sekret”!

Edhe kur mbulohen, ata zbulohen! Kur zhvishen gocat tona…ua u zhveshën thonë! Kur mbulohen, prap keq! U mbuluan thonë! Asgjë nuk kalon pa vëmendjen globale! Na kanë kapur reflektorët!

Pra, skenari për me e çlirue Serbinë, ekzistonte! Ishte pak a shumë sikur në luftën e fundit politike në Kosovë! Shumë kohë pas Betejës së famshme të Kosovës, në Prishtinë, te rrethrrotullimi i famshëm me emrin “Te Rrethi” , u zhvillue një luftë përmasash epike në mes të Qeverisë së tanishme Thaqi e cila, me ndihmën e zotit po na lë, edhe … “Vetvendosjes”. Në fakt, për ata që nuk e dijnë, “Vetvendosja”, paturpësisht kishte vendosë vet , pa e pyetur askënd, me e vendosë në shtyllën më të lartë në kryeqytet, flamurin  e një shteti fqinjë, të quajtur Shqipëri! Donin të thoshin, ruena zot, se Kosova është Shqipëri! Nejse, ata e quajtën flamur kombëtarë, por …kë e mashtrojnë ata? Qeveria e uli poshtë flamurin me shqiponjën dykrenshe. Ata e ngritën sërish!

Kështu, krejt pafajshëm filloi lufta e cila nuk ka përfunduar ende. Qeveria në ikje, shqetësohej se flamuri kuq e zi po i shqetëson minoritetet. Kjo u bë problem serioz pasi idealiastët e “Vetvendosjes” e pushtuan Prishtinën. Por kjo nuk mjafton! Çlirimi i Prishtinës ishte veç hapi i parë për me e çlirue edhe Beogradin! Se Beogradi është faktor serioz politik në Kosovë! Rrugë tjetër nuk ka!

Në Europë po na pranonë, veç krah për karah me serbët … por rusët nuk po lejojnë! Kryetari serb Nikoliq, kohët e fundit ishte në Rusi për të bindur shikuesit e atjeshëm se Serbija nuk e tradhëton Rusinë! Nuk e jep Rusinë për Europën! “Mos na detyroni të zgjedhim mes Europës dhe Rusisë”, u drejtohej ai diplomacisë perëndimore përmes  televizioneve ruse. Pra, Serbia e pushtuar, dëshiron të shkojë në Europë, por … me Rusinë.  Se Rusia nuk e lë vetëm!

Pra, serbët duhet ndihmuar! Kush tjetër pos shqiptarve! E çka hyjmë ne në këtë “lojë” or vëlla? Hyjmë, si nuk hyjmë! E ku ka lojë pa ne?! Pastaj, nëse shohim prapa në histori, serbve ua kemi borgj një … çlirim. Ata na “çliruan” nga turqit!

Sipas pretendimeve të historianve serb, në vitin 1913 ata e  çliruan Kosovën nga turqit. Duke qenë se ata ende nuk kishin besim në ne, mbetën këtu për njëqind vjetët e ardhshme. Edhe thanë: “Kosova është Serbi”!

Pastaj sipas politikanëve turq, ata më 1999 na çliruan nga serbët. Jo se nuk ishin pjesë e kësaj loje, por…!

Kështu kemi hy në një rreth vicioz të çlirimit dhe okupimit dhe në njëfar forme kemi mbetur borxhli të përjetshëm diku dhe dikujt, pa arritur të… ecim vet!

Pra, nuk kishte rrugë tjetër! Duhej pushtuar Beogradi! Duhej shpalosur në “Marakanë” shqiponja dykrenare, bashk me slloganet “Serbia është Shipni”! Kjo po që do të ishte “Shqipëri e madhe”!

Kështu, ku tjetër pos në “Pentagon” u thur plani sekret se si me e pushtue Beogradin. Pikrisht atë (krye)qytet i cili nuk u mposht dot as me bombardime e as me lojëra klasike spiunazhi!  Rreth dhjetmijë special, të maskuar si tifoz kuq e zi, do të zbarkonin ditën e marte në Beograd.

Për të mos rënë në sy, disa do të vinin me aeroplanët e JAT-it nga diaspora, dhe nga kontinentet e tjera. Ishte blerë edhe referi kryesorë i ndeshjes. Për çdo rast ishin blerë edhe referët anësorë!  Vetëm do të pritej shenja për me fillue!

E shenja ishte shpalosja e flamurit gjigant kuq e zi, me shqiponjën krenare, pikrisht në “Marakanë”! E kur të shpalosej flamuri 100 metërsh dhe kjo të filmohej prej televizioneve globale, dhe me dhjetmijë celularë, fjalë e fundit e teknikës, të blerë me fondet me mafias shqiptare, e cila sipas medias serbe, gjithashtu është më e pasura dhe më e rrezikshmja në botë … edhe “facebook-u” do të dorëzohej! Ndryshe nuk bëhej, pastaj, çfar konspiracini do të ishte pa mafian e famshme shqiptare! Kështu, fitorja do të ishte e plotë! E golat? Pse, kujt i duhen golat?!

Pra, po të mos zbulohej nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse, nuk kishte më forcë që e shpëton Serbinë!  Shërbimet sekrete?! Po çfar shërbimesh sekrete?!  U dekonspiruam vet.

“Tifozët kuq e zi”, anëtar krenar i të cilëve është edhe autori i këtyre rreshtave, u takuan në pikë të ditës me “Plisat” dhe lëshuan deklarata “të fuqishme”! Kaq u desht! Na zbuluan!

Eh, “Serbia është Shqipëri” do të jehonte “Marakana”! Do të shpaloseshin pankartat dhe do të brohoritej nga mijëra tifoz kuq e zi, një pjesë e të cilëve, natyrisht, do të maskoheshin si tifoz të Serbisë! Kështu do të paralizohej shteti serb! Para këtijë skenari të armikut të jashtëm në bashkëpunim me të brendshmin Serbia do të kapitulonte!

Pastaj, me 22 tetor do të shkonte vet kryeministri Rama në Beograd, e me 31 edhe presidentja e Kosovës, personalisht. Vet ajo! Kështu do të zyrtarizohej …pushtimi!

Eh, krejt kjo filloi aq pafajshëm, me një goditje topi të kryeministrit Rama në Elbasan! Para ndeshjes me Danimarkën! Ai e bëri gol! Sa herë i del përpara dikush me mbiemrin Berisha ai patjetër don të bëjë gol! Nuk përmbahet dot! Ky ishte sinjali i parë për serbët, se diçka e madhe po pregaditet!

Gati u mashtruam, thanë ata me vete! E kishim bërë gati edhe çelsin gjigant të Beogradit, për Ramën! Me ja këthye nderin …!

Previous Post

Bashkimi Euraziatik, një lodër në duart e Vladimir Putinit

Next Post

Liderët partiak duan zgjidhje, por s’iu frikësohen zgjedhjeve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Liderët partiak duan zgjidhje, por s’iu frikësohen zgjedhjeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.