• Latest
  • Trending
  • All

Bashkimi Euraziatik, një lodër në duart e Vladimir Putinit

15/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Bashkimi Euraziatik, një lodër në duart e Vladimir Putinit

15/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

BENOÎT VITKINE

Institucionet e Bashkimit euraziatik ngjajnë formalisht me ato të Bashkimit Europian. Por funksionimi i tij duhet të jetë shumë më piramidal, i mbështetur në një logjikë fuqie dhe dominimi nga Moska

Kryetarët e Shtetit rus,bjellorus dhe kazak u takuan në Minsk ditën e premte më 10 tetor për të zyrtarizuar bashkimin e tyre. Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, deri në fund dëshironte që takimi të mbahej më datë 7 tetor, ditëlindja e Vladimir Putinit.
Por parlamenti bjellorus nuk qe në gjëndje të ratifikonte traktatin e krijimit të Bashkimit ekonomik Euraziantik që të enjten më 9 tetor, në vigjiljen e samitit që u mblodh të premten në kryeqytetin bjellorus, me tre anëtarët e parë të kësaj organizate – Bjellorusia, Kazakistani, Rusia.
Në mjediset madhështore të pallatit presidencial, i ndërtuar i ri nga autokrati bjellorus, të tre kryetarët e shteteve – që të tre gjashtëdhjetë vjet në pushtet – do të procedonin në shkëmbimin shumë formal të dokumentave të ratifikimit. Do të ishte shumë e thjeshtë që Bashkimi Euraziatik të kthehej në një lodër të thjeshtë në duart e presidentit rus.
Kur marrëveshja do të hyjë në fuqi, më 1 janar 2015, do të jetë organizata e kooperimit rajonal më e arrirë që ka njohur hapësira post-sovjetike. Përpjkjet ishin të shumta dhe shpesh efemere. Bashkimi euraziatik ekziston tashmë. Ai zotëron një seli – një godinë prej xhami pranë stacionit të trenit moskovit Paveletskaïa – funksionarë të cilët nuk janë si funksionarët në Bruksel.
Vendet e tij anëtare kanë eliminuar tashmë disa barriera tarifore në brendësi të zonës dhe harmonizuar disa nga tarifat e tyre doganore të jashtme. Nicu Popescu, studiues në Institutin e Studimeve të sigurisë (Institute for Security Studies), në një artikull të tij shprehet se Bashkimi Euraziatik “real”, është një aleancë tregtare që mban të garantuar qarkullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve, por jo të hidrokarbureve.
Bashkimi tjetër euraziatik është “imagjinar”. Ajo është ëndrra e Vladimir Putinit, e përmendur për herë të parë në tetor të vitit 2011 në një kryeartikull në gazetën Izvestia.
Në mendjen e Putinit, struktura do të jetë njëlloj si Bashkimi Evropian (BE) dhe organizata të tjera rajonale një “bllok” i fuqishëm, në fushën e re të politikës botërore. Kushtetuta e saj gjithashtu duhet t’i tregojë botës ringritjen e Rusisë, në të njëjtën kohë që ajo duhet të kurorëzonte përpjekjet e presidentit rus të integronte përsëri shtetet e hapësirës post-sovjetike – të restauronte perandorinë. Kështu shprehen personat përbuzës të projektit.
Kjo ëndërr u thye më 21 nëntor 2013 në Kiev, kur filloi revolucioni i Mejdanit, që do ta bënte presidenti Janoukovitch, fajtor në sytë e manifestuesve për refuzimin që i bëri marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian.
Ukraina, me 45 milion banorë, duhej të luante një rol qëndror në Bashkimin euraziatik, me peshën e saj ekonomike si dhe në vendin që ajo zë në imagjinatën dhe vizionin gjeostrategjik rus. “Pa Ukrainën, Rusia pushon së qënuri një perandori në Eurazi”, do të deklaronte politologu amerikan Zbigniev Brzezinski në fushën e madhe të politikës botërore, në vitin 1997.
Kundra-modeli konservator
Menjëherë pas rënies së Janoukovitchit, Ukraina u dënua: sëpari me masa tregtare, pastaj me aneksimin e një pjese të territorit të saj (Krimea) dhe pastaj me importimin e luftës në pjesën e saj lindore. Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë të njëjtën zgjedhje duke u ekspozuar si ndaj presioneve, edhe ndaj masave shtrënguese të Moskës. Bjellorusia dhe Kazakistani asnjëherë nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre përpara trajtimit të rezervuar të Ukrainës. Ato kanë bërë gjithshka për të zvogëluar rëndësinë politike të Bashkimit – Noursoultan Nazarbaev, i cili nuk dëshiron të humbasë statusin e tij të fuqisë, të blerë me miljarda.
Të dy vendet kanë negociuar për anëtarësimin e tyre duke kërkuar që të kenë sa më shumë avantazhe financiare apo subvencione për gazin. Vladimir Putini është i vendosur të shtrijë në maksimum konturet e Bashkimit të tij. Me përjashtim të Bjellorusisë dhe të Uzbekistanit, të gjitha vendet e zonës kanë marrëdhënie tregtare më të rëndësishme me BE-në apo me Kinën, se sa me Rusinë. Qysh me masat e para të harmonizimit doganor që filluan nga zbatimi në vitin 2010, vetëm Bjellorusia nga të tre vendet ka ditur të perfitonte nga sistemi i ri. Një zgjerim me shtete më të varfëra do të kërcënonte më tepër ekuilibrin e dobët të Bashkimit euraziatik.
Për Putinin, rëndësi ka vetëm imazhi i një fuqie ruse të rilindur dhe një presidenti që mëshiron një kundër-model konservator përballë dekadencës së Perëndimit. E thënë ndryshe, sipas Nicu Popescut, presidenti rus “është gati të shpenzojë disa miliarda në vit për një projekt politik të huaj që në sytë e tij, do t’i sjellë një përfitim gjeopolitik vendit të tij si dhe në politikën e brendshme”.
Cili vend do të jetë më pas? Armenia, e cila ka në tokën e saj trupa ruse dhe shpreson në mbështetjen e Moskës në konfliktin e saj me Azerbajxhanin për lartësinë e Karabakut, ka njoftuar për anëtarësimin e saj të ardhshëm.
Presidenti i Kirghzistanit, që parandjen se do të jetë veëndi i ardhshëm në listë ka treguar një entuziasëm të kufizuar, duke e shprehur qartë në dhjetor të vitit 2013: “Ukraina ka një zgjedhje për të bërë, ne nuk kemi fatkeqësisht me të vërtetë alternativa”.
Presioni i Moskës të frikëson; fuqia e saj e butë (‘’soft power’’), dhe fuqia e saj tërheqëse është e dobët. Institucionet e Bashkimit euraziatik ngjajnë formalisht me ato të Bashkimit Europian. Por funksionimi i tij duhet të jetë shumë më piramidal, i mbështetur në një logjikë fuqie dhe dominimi nga Moska.
“Nuk ka në Bashkimin euraziatik një nocion ndërtimi të përbashkët”, shprehet Thomas Gomart, studjues në Institutin francez të marrëdhënieve ndërkombëtare (IFRI), “por evolucioni i BE-së i bën rusët që të mendojnë se modeli i tyre është më i përsosur”. /LE MONDE

Previous Post

Trushpëlarët në veprim

Next Post

Me e çlirue Beogradin

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Me e çlirue Beogradin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.