• Latest
  • Trending
  • All

Mbi rrezikun e mbylljes së shtetit

14/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mbi rrezikun e mbylljes së shtetit

14/10/2014
in Opinion

Nga Lumir Abdixhiku

Deputetët tanë kanë pak më shumë se 100 ditë kohë për të dhënë zgjidhje institucionale e për të krijuar Parlament. Në të kundërtën, vendi ynë, për herë të parë do të kalojë në gjendje të “mbylljes”

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

-1-

Nuk parapëlqej paralajmërimet e emergjencave, sidomos jo të atyre që mund të mos ndodhin asnjëherë; gjithsesi, për hir të rrezikshmërisë së lartë që bartë veçanërisht njëra, më duhet t’i them disa fjalë.

Bëhet fjalë për vazhdimin e ngërçit për pak më shumë se 100 ditë të tjera dhe kështu sjelljen e Kosovës në një gjendje të pushimit; i thonë “mbyllje e shtetit” (në anglisht government/state shutdown).

Sa për rikujtim, sipas Ligjit mbi menaxhimin e financave publike, më 31 janar të vitit 2015 përfundon e drejta e institucioneve të tanishme të Kosovës për të ekzekutuar shpenzime nga arka e shtetit, pra nga buxheti.

Pas kësaj dite, asnjë ekzekutim financiar – i pagave, shërbimeve publike, investimeve kapitale apo mbarëvajtjes së aparatit shtetëror – nuk mund të ndodhë pa miratim të ri buxhetor. Pas kësaj date, funksionimi i mekanizmit shtetëror pushon.

Deputetët tanë kanë pak më shumë se 100 ditë kohë për të dhënë zgjidhje institucionale e për të krijuar Parlament. Në të kundërtën, vendi ynë, për herë të parë do të kalojë në gjendje të “mbylljes”. “Mbyllja e shtetit” ndodh atëherë kur legjislatura e një vendi nuk aprovon financimin e qeverisë, agjencive publike dhe praktikisht të gjitha shërbimeve të tjera publike që ndërlidhen me buxhet. Në mungesë të financimit, të gjitha institucionet shtetërore do të futen në gjendje të detyrueshme të pushimit; secili aktivitet do të jetë thjesht vullnetar.

Praktikat ndërkombëtare njohin disa raste të “mbylljes së shtetit”; e fundit ishte në SHBA në fillim të këtij viti, kur qeveria dhe agjencitë qeveritare atje ishin “mbyllur” për dy javë rresht mu për shkak të mosaprovimit të buxhetit federal nga Kongresi.

-2-

Më duhet të shënoj këtu se paralajmërimet për kohë deri në muajin mars të 2015-ës nga zyrtarë publik janë keqkuptuese – potencialisht si rrjedhojë e mungesës së njohurisë së tyre me ligjin në fjalë. Do të ishte muaji mars (siç dhe kishte ndodhur në vitin 2011) nëse zgjedhjet do të mbaheshin vetëm katër muaj para skadencës së afatit për aprovim buxhetor, e që është dita e fundit e vitit 2014. Por, meqë zgjedhjet janë mbajtur shumë më herët se kaq, atëherë kufiri i fundit i tolerancës, i paraparë pra me ligj, përfundon me fundin e janarit.

E drejta e shpenzimit të buxhetit për dy muajt e parë – si refleksion vetëm në rast të mbajtjes së zgjedhjeve pra – na sjell në një skenar të ri të afatit ultim për mbajtje të zgjedhjeve. Thënë ndryshe, nëse “mbyllja e shtetit” ndodh si rezultat i vazhdimit të ngërçit politik për pak më shumë se 100 ditë – dhe se kjo kohë e ditëve është kohë e patjetërsueshme për gjetje të zgjidhjes – atëherë edhe mbajtja e zgjedhjeve për të prodhuar zgjidhje, si alternativë potenciale, duhet të bëhet brenda një kornize kohore të kufizuar.

Përkatësisht, për t’u shmangur nga “mbyllja e shtetit” më 1 mars të vitit 2014, zgjedhjet duhet të mbahen domosdoshmërish para përfundimit të vitit 2014. Marrë në konsideratë festat e fundvitit, zgjedhjet e jashtëzakonshme – nëse janë në agjendë gjithsesi – duhet të mbahen në dy javët e para të dhjetorit.

Pas kësaj datë, asnjë alternativë tjetër – përveç marrëveshjes politike – nuk do të mund të shpëtojë vendin nga “mbyllja eventuale”. Sepse, pas kësaj date, edhe sikur të mbahen zgjedhjet menjëherë, koha e nevojshme për konsolidim e certifikim nuk do të mjaftonte për t’i shpëtuar “mbylljes”.

-3-

Skenari i mbylljes, sado alarmues, ka kohë të mjaftueshme për t’u shmangur. Njëqind e sa ditë janë më shumë se mjaftueshëm për të bërë zgjidhje kushtetuese nga situata e re e krijuar. Për më tepër, skenari i mbylljes, sado alarmues pra, është vetëm një pjesë e një fotografie të gjerë të humbjeve ekonomike që vendi i shënon në këtë periudhë – dhe të gjitha së bashku, si mbyllja e si humbjet – duhet të mjaftojnë për të arsyetuar domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjes së menjëhershme.

Sepse, ndikimet ekonomike të ngërçit, nëse asgjë tjetër, do të shprehen në ekonomi; ato veçse kanë marrë hov. Kjo sepse ekonomia, përkatësisht sektori privat dhe i gjithë aktiviteti ekonomik që buron nga aty, ndërlidhet ngushtë me veprimet e politikat qeveritare. Lidhshmëria e institucioneve me sektorin privat, pra me ndërmarrësit, me punëtorët e me blerësit – pra me vetë qytetarët – është ekzistenciale. Rrjedhimisht, në mungesë të institucioneve që krijojnë, implementojnë e kontrollojnë politika ekonomike, gjendja në vend vetëm se do të rëndohet dukshëm.

E për dallim nga fushat e tjera, konsekuencat ekonomike do të marrin kohë për t’u rikuperuar. Të mos harrojmë se vendi ynë ka kohë që nuk arrin të ndërtojë mirëfilli bazat e shëndosha të zhvillimit ekonomik, madje as edhe atëherë kur kishte institucione funksionale. Mungesa e tyre sot veçse është një rëndesë e dyfishtë mbi një ekonomi bukur fraxhile.

Sa për rrumbullakim, ngërçi politik i Kosovës prodhon katër efekte regresive ekonomike. I pari ka të bëjë me ndërprerjen e investimeve kapitale në vend; dhe kjo ndërprerje ndodh pikërisht në kohën kur Kosovës i duhej një iniciativë e re dhe rifreskuese e investimeve kapitale në infrastrukturë, energjetikë, telekom e miniera. Pra të gjithë sektorët e rëndësishëm ekonomikë që meritojnë vëmendje sot janë lënë në sfond të dytë; dhe kjo ka për ta na kushtuar shumë.

Efekti i dytë ka të bëjë me prokurimin publik, përkatësisht me shpërndarjen e parasë publike tek bizneset. Stagnimi institucional nënkupton edhe stagnim të kontraktimit të bizneseve; rrjedhimisht rëndesë e aktivitetit biznesor në vend. Kjo rëndesë do të përkthehet tek secili biznes e individë të tjetër në një cikël të tërë multiplikimi ekonomik, nga qarkullimi e deri tek aftësia për të shpenzuar apo investuar. Efekti i tretë ndërlidhet me ndërprerjen e politikave jokapitale nga qeveria, siç mund të jetë ndër të tjerash, subvencionimi i agrobizneseve, apo procedimi me reforma fiskale, të operimit, gjenerimit të kapitalit e të ngjashme. Të gjitha së bashku do të rëndojnë edhe më tutje ambientin e rëndë biznesor, e do të ulin aftësinë konkurruese të sipërmarrësve tanë.

Efekti i katërt, dhe jo më pak i rëndësishëm, ka të bëjë me imazhin e pasigurt që ngërçi politik mund të përçojë jashtë tek investitorët e huaj. Sepse, në fund të fundit, askush nuk parapëlqen një vend me risk politik – siç dhe del të jetë ky yni.

Si pasojë e ngecjeve ekonomike, Kosova do të shënojë një rritje ekonomike dukshëm më të ulët se të vitit paraprak, dhe konsiderueshëm më të ulët se çfarë ka planifikuar një vit më parë. Pra, duke parë rrjedhat e fundit politike, vendi as që mund të llogarisë në një rritje ekonomike prej 4% sa kishte planifikuar – përgjysmimi i saj në rastin më të mirë të mundshëm do të jetë një output i mjaftueshëm.

E mosaftësia e vendit tonë për të shënuar rritje ekonomike në afërsi të 8-10% nënkupton se edhe për disa kohë ne nuk do të mund t’i akomodojmë të papunët që i kemi tani dhe të tjerët që do të futen gradualisht në treg; se për sa kohë nuk mund të konkurrojmë me rajon, nuk mund të përmirësojmë standardin e jetesës sonë.

Me pasoja evidente do të përballen edhe bizneset tona, të cilat do të shënojnë stagnim në potencialin e tyre rritës dhe humbje të aftësisë konkurruese me bizneset rajonale. E gjitha në fund do të përkthehet me më pak vlerë të shtuar, më shumë papunësi dhe më shumë rritje të çmimeve e varësi në importe.

-4-

Kushdo që provon të bëjë zgjidhje ka para vetes një orë që ecën shpejt dhe një kufi që do të afrohet shpejt. Presidentja, Kushtetuesja, komuniteti ndërkombëtar, ndërmjetësuesit e pavarur apo vetë partitë politike duhet të kenë të qartë se neglizhenca e tyre, paqartësia interpretuese e indiferenca politike mund të sjellë Kosovën më shpejt sesa që mendojmë në prag të potencialeve destabilizuese – përfshirë dhe protestat e kosovarëve gjithandej.

Nuk mund ta parafytyrojë një Kosovë në shkurt të 2015-s pa Parlament, pa buxhet dhe me 80.000 shërbyes civilë pa paga. Është mu stabiliteti i mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve e secilit shërbyes tjetër publik qendror e lokal që ka shmangur trazirat sociale në vend. Sepse janë mu kategoritë si këto – dhe askush tjetër – që mund të gjenerojë protesta e krizë në shkallë të paimagjinueshme. Ndërprerja e kompensimeve për ta do të shpjerë vendin në një situatë të fraxhilitetit gjithënacional, të shprehjes së pakënaqësisë në rrugë dhe potencialisht devijimit të kësaj pakënaqësie në skenarë tmerrësisht të dëmshme për gjithë vendin – dhe gjithë ecjen tonë, sado të ngadaltë, shtetformuese.

Prandaj, për të parandaluar këtë gjendje – dhe sidomos për të parandaluar ecjen e vetëdijshme të disave drejt një gjendjeje të tillë – na duhet një zgjidhje sa më shpejt. Konsekuencat ekonomike do të kalohen; do të humben një e dy vite, por ato do të kalohen. Konsekuencat e tjera sociale që i kemi në prag – dhe jo më shumë se 100 ditë larg – do të jenë të parikuperueshme.

Previous Post

Nuk është vetëm lojë

Next Post

Shqiptarët mblidhen në jug të Ibrit, serbët në veri

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shqiptarët mblidhen në jug të Ibrit, serbët në veri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.