• Latest
  • Trending
  • All

Lulëzimi i injorancës

06/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Lulëzimi i injorancës

06/10/2014
in Opinion

AHMET SELMANI

Paraqitja dhe komunikimi publik nuk ështënjëpunë private a personale, larg përgjegjësisëshoqërore dhe qytetare, por, gjithsesi, një akt shumë i gjerëqë duhet matur me kujdes nga secili individ. Aq më tepër këtë duhet ta kenë të qartë ata qëkryejnë funksione politikea shtetërore, veçanërisht kur është fjala për marrëdhëniet me publikun.

Meqenëse realiteti ynë shpesh diktohet nga një mendësi kaotike, nga injoranca e theksuar, nga kuazivlerate shumta, nga sjelljet provinciale, nga snobizmi i pashoqetj., ne jo njëherë kemi qenë dëshmitarë tëshumëveprimeve skandaloze qëjanë bërënga bartësit e funksioneve të ndryshme shoqërore.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Për sa i përket kësaj, në qoftë se bëjmë një retrospektivëmëtë afërt, me siguri do të shohim se mozaiku i këtillëështë skandaloz për faktin se janë bërë dhe ende vazhdojnë të bëhen veprime qesharake e shëmtake. Kështu, mbase vlen të kujtojmëmomentin e përfolur kur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ish ministri i kulturës së këtij vendi, Ferdinand Xhaferri pat deklaruar se ishte duke zhvilluar negociata me autoritetet italiane për sjelljen e eshtrave të Ismail Qemalit në atdhe. Ndërkaq, dihet fare mirëse e vërteta për këtëështëkrejtësisht ndryshe; shpallësi i pavarësisësë Shqipërisëpat vdekur më 24 janar të vitit 1919 në qytetin italian Peruxhia. Para se t’i mbyllte sytë dhe të ndahej nga jeta, ai kishte kërkuar që trupin e tij ta varrosnin te kështjella e Kaninës. Dhe, pa asnjë ngurrim, njashtu kishin vepruar familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke e sjellëkufomën e tij nga Italia dhe duke e varrosur mu brenda kështjellës në fjalë. Mirëpo, pas 13 vitesh, Mbretëria Shqiptare e kishte rivarrosur më 28 nëntor të vitit 1932 në Vlorë. Por këto ngjarje nuk i kanë interesuar kurrë F. Xhaferit, i cili shtiret si atdhedashës i flaktë dhe si ndihmues i shënimit të këtij përvjetori të madh. Ndaj pikërisht për këtë hipokrizi ai u bë gaz i botës anekënd viseve shqiptare dhe më gjerë. Në të vërtetë, kjo nuk ishte një gafë e dosidoshme, por një injorancëdhe paturpësi e thellë që të bën të tmerrohesh.

Pa dyshim, njëshembull tjetër i ngjashëm është edhe ai me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin i cili,me rastin e festës kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, zyrtarisht ia uroi atë ish kryetarit të këtij shteti, sheikut Zayed Bin Sultan Nahyan. Por, e vërteta është se personi në fjalë kishte vdekur në vitin 2004. Në mungesë të njohurive se në krye të këtij vendi tani qëndronte sheiku Khalifia Bin Zayed Al Nahyan, ai bëri urimintejet skandaloz. S’do mend, një funksionar i lartë shtetëror nuk mund t’i dijë të gjitha gjërat me përpikëriaq absolute, por sigurisht nevojitet që këshilltarët e tij të kenë njohuri për punët që i kryejnëdhe t’i vërtetojnë me shumë saktësi. Me sa duket, ata as qëe kanë çarë kokën se mund të bëjnënjëveprim tëkëtij lloji, thjesht duke dëshmuar se janë injorantë të pashkundshok.

Po ashtu, këtu duhet theksuar edhe rastin kur më 29 shtator të vitit 2013, kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani, gjatë një vizite në SHBA, në mes të tjerash, vendosi një kurorë me lule te varri i dikurshëm i Faik Konicës, pa e ditur se eshtrat e tij ishin sjellë dhe rivarrosur në Tiranë në vitin 1995. Vallë, si ka mundësi që kryetari i shtetit të mos e dijë këtë gjë? Ose, si mundet këshilltarët e tij të mos e informojnë se eshtrat e Faik Konicës tani prehen në Tiranë?

Në këtë radhë bën pjesë edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili gjatë njëtakimi me homologun e tij maqedonas, e pat përmendur edhe “linjën e interkoneksionit Elbasan – Bitolla”. Pra, qytetin e Manastirit e apostrofoi gojaplotas sipas variantit sllav Bitolla, pa u vramendur ose pa mbajtur asnjëllogari se kemi të bëjmë me qytetin e alfabetit që në shqip i thonë Manastir. Por kjo dëshmon se ai as që e ka çuar mendjen ndonjëherë se sa i rëndësishëm është ky qytet për shqiptarët. Ndaj duhet pyetur seriozisht: A thua ky ministër kurrë nuk e ka mësuar në shkollëapo dëgjuar se fati i shkronjave shqipe është vendosur pikërisht në Manastir në vitin jo aq të largët 1908?

Në këtë aspekt nuk ka mbetur anash as Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim i cili, gjatë veprimtarive të organizuara me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin e Tetovës e kishte vendosur fotografinë e Esad Pashë Toptanit, të vrarë nga Avni Rrustemi në Paris më 13 qershor të vitit 1920, në vend të asaj të Mehmet Derallës, protagonisttit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nënshkruesit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministrit të Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemalit.Përballë këtij veprimi, pyetja shtrohet vetvetiu: Si ka mundësi që gjithë ata të rinj, veprimtarë të zjarrtë të kësaj partie,me plot patriotizëm krekosës, shumica e të cilëve studentë në universitet, nuk i njohin gjërat që i përkasin historisë kombëtare?

Gjithashtu, rasti më i freskët mbase është ai i deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi i cili ishte fotografuar te shtatorja e Metodija Shatorov – Sharlos nëqendër tëShkupit, duke qenë i bindur se ai ishte Nexhat Agolli, nënkryetari i parë i Republikës Socialiste të Maqedonisë, i cili më 15 prill të vitit 1949, u rrethua nga forcat e sigurimit jugosllav dhe u dorëzua në dyert e tyre, por që pas disa ditësh u pushkatua dhe u hodh në qendër të Shkupit, duke rishtënë mbi trupin e pajetë të tij gjoja se kishte ikur nga burgu. Megjithëse këtë fotografi e shpërndau në fejsbuk për të mbledhur ca pikë patriotike apo partiake, gjithë puna i shkoi huq. Më e keqja është se, u desh që deputetja e VMRO – DPMNE-së, Liljana Zaturovska, t’i tregonte Artan Grubit se ai nuk ishte Nexhat Agolli, por M. Sh. Sharlo, pra njëkomunist i rrëshqitshëm i cili, gjatë okupimit të Maqedonisë nga bullgarët, e bashkoi organizatën komuniste maqedonase me Partinë Punëtore te Bullgarisë, prandaj është krejt afër mendsh se nga shteti fqinj do tënjihet si njëpartizan bullgar.

Kjo padituri e llahtarshme te shqiptarët është bërënjë dukuri shumëe turpshme dhe shqetësuese. Ndryshe nga filozofi i paditur i Volterit që thoshte se jam kaq i paditur, sa nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin, këta të paditurit tanë mburren gjithë kohën sikur dinë çdo gjë. Të mos keshë njohuri për një gjë, nuk është aq turp. Por të shtiresh sikur ke dhe pastaj të bëhesh gaz i botës, është tejet e shëmtuar dhe brengosëse. Kjo flet qartë se njerëzit publik, sidomos ata që i përkasin politikës, nuk çajnë kokën për njohuritë që duhet t’i kenë përhistorinë dhe qenien shqiptare, përveç interesit të tyre personal që e kanë shndërruar në perëndi. Po të ishte gjallë Gj. Fishta, me siguri do të këndonte me zell “krye-kungujt na u ban t’parë”.

Duke i parë këto gjëra, këndej duhet ta pranojmë faktin se nuk na e ka fajin armiku, por thjesht vetvetja. Gjersa të zgjedhim njerëz të tillë për të na përfaqësuar në institucione të larta, gjithmonë do të tallemi me vetveten dhe nuk do të ngremë krye asnjëherë. Prandaj, duhet të themi se më shumë se diplomat dhe titujt shkencor, na duhet dituria. Dhe, më shumë se fama e lavdia, na duhet puna dhe sakrifica. Me injorantë nuk përparohet dot, e aq më pak mund të prezentohen vlerat kombëtare.

Dhe ç’tu thuhet këtyre njerëzve injorantë që po na turpërojnë para botës? Më së miri do t’u përgjigjej Roterdami me fjalët e tij “mbetshi me shëndet, o ithtarë të marrëzisë, duartrokisni, jetoni e dehuni”. Ndoshta atëherë do t’i harrojnë skandalet dhe turpet që kanë bërë para këtij populli të përvuajtur dhe para botës që po shqyhet së qeshuri me ne. Megjithatë, ata s’po këndellen, as turpërohen. Përkundrazi, po kacagjelosen me patriotizëm tëthatë e tëneveritshëm. Epo, derisa askush nukua tregon rrugën dhe vendin e merituar, ata do të lulëzojnë çdo ditë me injorancën dhe marrëzitë e tyre.

Previous Post

Një prej të “mbijetuarve të ”KOP-it është Basha

Next Post

Shitja e historisë shqiptare

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shitja e historisë shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.