“Ben çka te besh livadhi me takon mua”(Aforizem).
Relapsusi i Kosovës per shkak te mungesës se institucioneve po ndodh e po shihet hapur.Kot është ndezur shenja Not Signal,fare nuk po venerohet prej liderëve tanë,edhepse pa dyshim ekziston rreziku i krizës ne vendin tonë.Deshëm apo nuk deshëm kjo krizë po thellohet.S’ka dalje nga kriza institucionale në qofte se shkelen rrergullat e demorkacisë.Kush po i shkel këto rregulla.Partia në pushtet.Dihet çfarë pozite patëm këtu ne Kosovë.Po i përjetojmë edhe sot te bëmet e saj paranomike.Edhpse është në largim e sipër,edhepse është e dekompozuar po i sjell të këqija vendit me bllokadën totale.Ka dalë e para me vota(mjerisht industriale e klientiste),por nuk e ka shumicën paralemntare,i mungojnë numërat për ta formuar qeverinë e re.Ajo(pozita) me stilin e saj par fors,per abuzum pa e zgjedhur asnjë mjet demokratik po don me e marrë pushtetin.Ajo ne debate,ne dialogje,ne biseda e në “pleqni” po aludon ne cilësinë e te fortit “Ben çka te besh livadhi me takon mua”.
Mjetet e saj taktike për ta vazhduar pushtetin janë:përçarja,shantazhi ,blerja e deputetve,ndërprerja dhe shtyrja e seancave e shume marifetllëqe te tjera.Ajo kërkon marrëveshje me ata që e kanë lëçitur bindshëm dhe me ata që e kanë bërë marrveshjen e tyre.Partia në pushtet nuk mund ta vazhdojë e ta zbatoj”Misionin e Ri” me njerëz me damka.E ka humbur davanë.Kësaj i takon të çelë udhë,të lëshojë udhë.
Gjate legjislacionit të IV patëm një opozitë të përçarë.Edhe kjo(opozita) s’mund t’i ikë përgjegjësisë për shumë gabime që ndodhën në dëm të vendit.Si duket opozita i pa gabimet e veta.Pas zgjedhjeve të fundit lidhën koalicion i cili i mundëson krijimin e qeverisë së re.Koalicioni LVAN(përnime) është i vendosur se mund t’i bëjë institucionet e reja,se ka përvojë të duhur dhe të mjaftueshme,se ka potencial njerëzor e profesional,se ka program të ri për ta udhëhequr Kosoovën ne legjislacionin e pestë.Këta i mënjanuan çaprazitjet,hezitimet,naivitetet e inatet.U bashkuan për ta qeverisur Kosovën më mirë.
Lojë pa kufi s’ka.Në kushte normale fitues i lojës demokratike është ai qe e ka shumicën paralmentare.
Duhet t’i vijë fundi kësaj loje pa kufi e cila po e dëmton shumë Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në të kundërtën“Të thjeshtit paguajnë për të gjithë”.
















